Kur'ani


Faqe 13
faqe
- 14 -

Faqe 15

89. E kur u erdhi atyre prej All-llahut libri (Kur’ani) që është vërtetues i atij, që e kishin pranë, e që para se t’u vinte e kërkonin ndihmën e tij kundër mosbesimtarëve, e mohuan atë (Muhammedin) që e njihnin, kur u erdhi. Pra mallkimi i Allahut qoftë kundër mosbesimtarëve!
90. E shëmtuar është ajo për çka ata e shitën vetvetën. Atë që e shpalli All-llahu të mos e besojnë nga zilia, për shkak se All-llahu nga mirësia e Tij t’i shpallë atij që dëshiron nga robët e vet. Andaj merituan zemërim mbi zemërim (gazep mbi gazep). Mosbesmtarët kanë dënim që i poshtërson.
91. Dhe kur atyre u thuhet: “Besoni atë që e shpalli All-llahu”, ata thonë: “Ne besojmë atë që na u shpall neve”, kurse e mohojmë atë pas tij, edhe pse është vërtetues i atij, që e kanë ata dhe është i vërtet. Thuaj: “Nëse jeni besimtarë, pse i mbytnit më parë pejgamberët e All-llahut?”
92. Juve u pat ardhur Musai me argumente, por pas tij ju e adhuruat viçin, pra ju ishit mizorë.
93. (Përkujtoni) Kur morëm premtimin tuaj dhe mbi ju ngritëm kodrën Tur, (u thamë) merrni këtë që u dhamë seriozisht dhe dëgjoni (respektoni). Ata thanë: “Dëgjuam (me vesh) e kundërshtuam”. E për shkak të mosbesimit të tyre, adhurimi ndaj viçit ishte përzier me gjak në zemrat e tyre. Thuaj: “Nëse jeni besimtarë, besimi juaj është duke u udhëzuar keq”.


Faqe 13
faqe
- 14 -

Faqe 15