TË DREJTAT DHE LIRITË CIVILE
(nenet 7, 8, 13, 17, 14, 15, 16, dhe

37/a)


Faqe 4
faqe
- 5 -

Faqe 6
A. Emri dhe kombësia (neni 7)
  • 85. Mbrojtja e te drejtes se emrit eshte parashikuar edhe ne Kodin Civil (neni 5), sipas te cilit çdo person fizik (ku perfshihen edhe femijet) ka te drejten dhe detyrimin te kete emrin dhe mbiemrin e tij qe i vihet sipas ligjit. Personit, te cilit i mohohet e drejta e perdorimit te tyre ose cenohet nga perdorimi qe te tjeret i bejne padrejtesisht, mund te kerkoje ne gjykate perdorimin e emrit ose te mbiemrit te vet, pushimin e cenimit, si dhe shperblimin e demit perkates.
  • 86. Ne rastet kur gjykata pranon padine, urdheron botimin e vendimit ne Fletoren Zyrtare. Ne rast se kerkohet nga paditesi, gjykata mund te urdheroje botimin e vendimit te saj edhe ne gazeta te tjera.
  • 87. Ligji nr. 5840, date 20.2.1979 “Per gjendjen civile” rregullon menyren e rregjistrimit te femijes se sapolindur. Rregjistrimi i femijes behet ne zyrat e gjendjes civile te vendbanimit te prinderve ose ne vendin ku ka ndodhur lindja.
  • 88. Deklarimi i lindjes duhet te behet brenda 30 diteve nga data e lindjes, dhe kur femija lind i vdekur brenda 3 diteve. Kur kane kaluar afatet perkatese rregjistrimi behet me urdher me shkrim te kryetarit te njesise administrative te vendbanimit te prinderve ose te vendit ku ka ndodhur lindja pasi te kete vertetuar daten e lindjes. Deklarimi per lindjen e femijes behet nga prinderit e femijes te cilet i caktojne nje emer. Kur kete nuk kane mundesi ta bejne prinderit e femijes, ne mungese te tyre, te afermit caktojne emrin e femijes. Deklarimi behet nga anetaret e tjere madhore te familjes ose nga mamia kur eshte ndodhur ne lindje, ose nga institucioni shendetesor ku ka lindur femija. Lindja e femijes rregjistrohet ne rregjistrin e lindjeve.
  • 89. Regjistrat e gjendjes civile jane: rregjistrat e lindjes, marteses, vdekjes dhe regjistri themeltar i shtetasve. Femija merr mbiemrin e perbashket te prinderve. Kur prinderit kane mbiemra te ndryshem, te gjithe femijet mbajne nje mbiemer, ate qe do te vendosin prinderit me marreveshje. Kur marreveshja nuk arrihet, femijet mbajne mbiemrin e atit. Kur ne kohen e regjistrimit femija nuk eshte i gjalle, me pelqimin e prinderve i caktohet emri, regjistrohet me emer lindja dhe behet shenimi se ka vdekur. Kur femija ka lindur i vdekur regjistrohet pa emer dhe behet shenimi perkates ne shtyllen e verejtjeve te regjistrit. Femija i lindur jashte martese regjistrohet me emrin e tij, emrin e nenes dhe me emrin e paqene te atit, kurse mbiemer merr kurdohere ate te vajzerise se nenes. Ne rast se njihet ose vertetohet atesia, femijes i rregjistrohet emri dhe mbiemri i te atit. Femija i lindur jashte martese ne shtepine e lindjes regjistrohet ne zyrat e gjendjes civile me te afert, brenda tri diteve, nga drejtuesi i ketij institucioni, pasi ka marre pelqimin e nenes per emrin e femijes.
  • 90. Femija i gjetur regjistrohet brenda tri diteve nga organi shteteror, ose administrata e shtepise se femijes mbi bazen e nje procesverbali te mbajtur ne kohen e gjetjes. Ne kete rast nepunesi i gjendjes civile i ve femijes, emrin dhe e regjistron me emer ati, nene dhe mbiemer te paqene.
  • 91. Ne kete kuader situata e krijuar ne Shqiperi mbas viteve 90-te, kerkon nje rregullim me te hollesishem ligjor, pasi jane konstatuar mjaft raste ku shume nena mbasi lindin femijet e tyre largohen pa u identifikuar ose japin emer te rreme, dhe kjo per shkak te parregullsive qe ndodhin ne maternitete si dhe ndryshimet e tjera ligjore qe kane krijuar mundesine e vendosjes se femijes edhe ne institucione jo shteterore, vendase apo te huaja.
  • 92. Ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise (neni 19) thuhet se kushdo qe lind, duke pasur qofte edhe njerin prej prinderve me shtetesi shqiptare e fiton vetiu shtetesine shqiptare. Shtetesia shqiptare fitohet edhe per shkaqe te tjera te parashikuara me ligj. Shtetasi shqiptar nuk mund te humbase shtetesine, perveç se ne rastin kur ai heq dore prej saj.
  • 93. Ne Ligjin Nr. 8389 date 5.08.1998 “Per Shtetesine Shqiptare” parashikohen edhe rastet e fitimit dhe heqjes se shtetesise se femijes. Sipas Ligjit (neni 5), fitimi dhe rifitimi i shtetesise shqiptare, si dhe heqja dore prej saj, nga te miturit, behet me miratimin e prinderve dhe se çdo ndryshim ne shtetesine e tyre, kur jane ne moshen 14-18 vjeç behet duke marre edhe pelqimin e femijes. Sipas Ligjit te siperpermendur mbi shtetesine, shtetesia shqiptare fitohet me lindje, natyralizim dhe biresim.
  • 94. Fitimi i shtetesise shqiptare me lindje ndryshoi me Ligjin Nr. 8442, date 21.01.1999, sipas te cilit kushdo qe lind, duke pasur qofte edhe njerin prej prinderve me shtetesi shqiptare, e fiton vetiu shtetesine shqiptare. Ligji per shtetesine, ne perputhje me paragrafin e dyte te nenit 7 te Konventes, parashikon edhe rastet kur femija rrezikon te mbetet pa shtetesi. Sipas tij, nje femije i lindur ose i gjetur brenda territorit te Republikes se Shqiperise merr shtetesine shqiptare ne rast se ai eshte lindur nga prinder te panjohur dhe si pasoje femija do te mbetej pa shtetesi (neni 8). Ne rast se prinderit e femijes behen te njohur para se femija te kete arritur moshen 14 vjeç (pasi ne kete moshe duhet te merret edhe pelqimi i femijes), dhe ata jane me shtetesi te huaj, shtetesia shqiptare mund te hiqet me kerkese te prinderve te njohur ligjerisht me kusht qe femija te mos mbetet pa shtetesi me pas si pasoje e ketij veprimi.
  • 95. Gjithashtu, ligji ka parashikuar edhe rastet kur nje femije lind nga prinder te huaj (me shtetesi tjeter). Ne kete rast femija mund te marre shtetesine shqiptare me pelqimin e te dy prinderve ne qofte se ploteson dy kushte:
Se pari, te kete lindur brenda territorit te Republikes se Shqiperise dhe
Se dyti, prinderit te jene rezidente te ligjshem ne territorin e Republikes se Shqiperise.
  • 96. Si kusht i pare per te fituar shtetesine shqiptare me natyralizim eshte paraqitja e kerkeses se personit, qe ka mbushur moshen 18 vjeç. Pra, ne kete kategori nuk hyjne te miturit. Por, Ligji ka bere perjashtim per personat qe jane pa shtetesi, duke favorizuar ne kete rast te miturit nen moshen 18 vjeç, te cilet ne keto raste mund te fitojne shtetesine shqiptare dhe pa plotesuar kushtin e moshes dhe disa kushte te tjera te kerkuara nga ligji (neni 9).
  • 97. Gjithashtu, femija mund te fitoje shtetesine shqiptare, me kerkesen e prinderve dhe me pelqimin e tij, kur eshte ne moshen 14-18 vjeç, ne rast se te dy prinderit fitojne shtetesine shqiptare me natyralizim.
  • 98. Kerkesa per fitimin e shtetesise shqiptare i drejtohet Ministrise se Rendit Publik dhe ne rast te banimit te personit jashte shtetit, ne perfaqesite diplomatike ose konsullore te Republikes se Shqiperise jashte shtetit e shoqeruar nga dokumentat e kerkuara nga ky ligj. Mbas shqyrtimit te dokumentacionit perkates, organet e siperpermendura ne qofte se vleresojne se dokumentacioni i paraqitur ploteson kerkesat e ligjit ia percjellin ate Presidentit te Republikes, i cili nxjerr dekretin perkates.
  • 99. Ne Kushtetute (neni 23) eshte parashikuar e drejta e informacionit ne pergjithesi, ndersa ne nenin 35 i jepet e drejta kujtdo te njihet me te dhenat e mbledhura rreth tij, me perjashtim te rasteve te parashikuara me ligj.
  • 100. Ne kuader te dy dispozitave kushtetuese te permendura me siper perfshihet dhe e drejta e femijes te marre informacion dhe te njihet me te dhenat qe disponojne organet perkatese per prinderit e tij.
  • 101. Ceshtja e informacionit ne te drejten shqiptare shfaqet ne dy aspekte, ne ate te biresimit te te miturit dhe ne rastin kur femijet jane vendosur ne shtepite e femijes.
  • 102. Kodi i Familjes, ndryshuar me Ligjin Nr. 7650, date 17.12.1992 “Per biresimin e te miturve nga shtetas te huaj dhe per disa ndryshime ne Kodin e Familjes", njeh vetem biresimin e plote. Pra, ne rast se nje femije eshte biresuar, midis tij dhe biresuesve krijohen marredhenie te njejta si ato ndermjet prindit dhe femijes. Te drejtat dhe detyrat ndermjet te biresuarit dhe te paslindurve te tij, nga njera ane, dhe gjinise se tij nga ana tjater pushojne (neni 57). Sipas Ligjit “Per Regjistrimin e Akteve te Gjendjes Civile” ne regjistrat e gjendjes civile ruhet dhe regjistrimi i bere para biresimit. Per te ruajtur prejardhjen e vertete te femijes se biresuar, nepunesi i gjendjes civile nuk ben asnje shuarje ne gjeneralitetet e meparshme, qe ka femija i biresuar ne aktin e lindjes. Ai, ne baze te vendimit te gjykates per biresimin ben shenimet perkatese ne shtyllen e veçante te shenimeve te aktit te regjistruar te lindjes se te biresuarit. Nepunesi i gjendjes civile, te dhenat lidhur me origjinen e femijes mund t’i jape vetem kur keto kerkohen nga gjykata ose nga organi i prokurorise sipas kerkesave te ligjit ne keto raste.
  • 103. Praktika ka treguar se eshte akoma me e veshtire per femijet e strehuar ne shtepite e femijes dhe qe nuk i njohin prinderit e tyre. Presupozohet qe nena dihet se kush eshte, me perjashtim te femijes se gjetur, megjithate eshte teper e veshtire te sigurohet ky informacion ne shtepite e femijes. Praktika qe ndiqet ne disa raste ne matenitete, lidhur me regjistrimin e identitetit real te nenes, perben shpesh here cenim te te drejtes se femijes per te njohur njerin nga prinderit, sepse parregullsite ne regjistrim i mohojne shpesh here femijes mundesine per te njohur te pakten nenen e tij.
  • 104. Projektligji i ri per Gjendjen Civile, i cili eshte ne fazen perfundimtare te diskutimit, parashikon gjendjen civile te shtetasve shqiptare me banim te perhershem jashte vendit, si dhe te shtetasve te huaj dhe te personave pa shtetesi. Ne kuptim te projektligjit, familja perbehet nga persona te cilet vullnetarisht figurojne bashkerisht ne dokumentat e sherbimit te gjendjes civile.
  • 105. Marredhenie familjare, sipas projektit, prezumohen ato midis prindit dhe familjes se tij, me lindjen e personit, martesen dhe biresimin dhe mund te ndryshojne vetem ne formen e vecimit, me kerkese te personit madhor e me miratim te organit kompetent ose te gjykates. Sipas projektit, femijet e mitur ndjekin prinderit. Kur prinderit vecohen dhe nuk merren vesh per te miturit, veprohet sipas vendimit te gjykates, mbi kerkesen e secilit prind. Per efekte te rregjistrimit dhe te kuptimit te familjes, projekti parashikon se si veprohet kur femija jeton me prinderit.
  • 106. Projektligji parashikon regjistrimin e femijes me emrin qe duan prinderit dhe ne rast se prinderit nuk bien dakord duhet t’i drejtohen gjykates, ne baze te vendimit te te ciles behet edhe rregjistrimi. Mbiemri, sipas projektit, eshte ai i prinderve dhe kur secili ka mbiemer te vecante vendosen te dy mbiemrat. Kur nuk ka baba vendoset vetem mbiemri i nenes. Ndryshimi i emrit dhe mbiemrit, sipas projektligjit, mund te behet vetem per shkaqe te arsyeshme.
  • 107. Nje tendence tjeter, mjaft e diskutueshme ne ditet e sotme eshte dhe futja e metodave te riprodhimit artificial. Projektligji per shendetin riprodhues parashikon, ndermjet te tjerash dhe futjen, per here te pare ne Shqiperi te teknikave te reja te riprodhimit artificial. Projektligji parashikon adoptimin surrogativ, inseminimin artificial dhe lindjen eksperimentale “In vitro”. Me kete projektligj merren ne konsiderate deshirat e prinderve per te zgjedhur metodat e riprodhimit. Sidoqofte nje pjese e specialisteve mendojne se zbatimi ne Shqiperi i metodes se adoptimit surrogativ eshte i parakohshem, per vete mentalitetin e shoqerise shqiptare. Projektligji parashikon pervec te tjerash qe detajet dhe procedurat per realizimin e ketyre sherbimeve te percaktohen me akte te nxjerra nga Ministri i Shendetesise.
  • 108. Megjithate problemet, ne rastet e fekondimit artificial jane te shumta ne raport me fekondimin natyral, duke krijuar situata te ndryshme ne disfavor te interesave te femijeve, si p.sh lindja e femijes ne mungese te prindit ligjor, i cili ekziston fizikisht ne momentin e lindjes se femijes, por qe ligji nuk i njeh as titullin dhe as te drejtat dhe detyrimet e nje babai, ekzistenca e dy nenave, ne rastin kur dy gra kane kontribuar ne lindjen e femijes. Njera eshte nena gjenetike, ndersa tjetra nena mbajtese. Projektligji ne kete rast parashikon hartimin e nje kontrate noteriale midis ciftit dhe nenes mbajtese, e cila me lindjen gjalle te femijes duhet t’ia dorezoje ciftit.


B. Ruajtja e identitetit (neni 8)
  • 109. Ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise si dhe ne ligje te veçanta parashikohet e drejta e personit (ku ben pjese edhe i mituri) per te ruajtur identitetin ne elemente te veçante te tij, siç jane shtetesia, lidhjet familjare, gjuha, kultura etj. Ne Kushtetute (neni 3) jepet detyrimi i shtetit per te respektuar dhe mbrojtur identitetin kombetar, i cili ka nje kuptim me te gjere se identiteti i personit.
  • 110. Gjithashtu, ne Kushtetute, kur behet fjale per parimet e pergjithshme te te drejtave dhe lirive themelore te njeriut, parashikohet detyrimi i organeve te pushtetit publik te respektojne te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, si dhe te kontribuojne ne realizimin e tyre. Kufizime te ketyre te drejtave mund te vendosen vetem me ligj per nje interes publik ose per mbrojtjen e te drejtave te te tjereve. Kufizimi duhet te jete ne perpjestim me gjendjen qe e ka diktuar ate (neni 17).
  • 111. Kushtetuta, gjithashtu respekton dhe ruajtjen e identitetit nga pakicat kombetare, te cilet kane te drejte te shprehin dhe te ruajne perkatesine e tyre etnike, kulturore, fetare e gjuhesore.
  • 112. Ne kodin Civil, qe ne kapitullin e pare te tij percaktohet e drejta e personit per te ruajtur emrin dhe mbiemrin si dhe vendbanimin e tij (neni 5 dhe 12). Ne kete Kod parashikohet gjithashtu e drejta e personit fizik per te gezuar te drejtat civile perveç perjashtimeve te caktuara me ligj.
  • 113. Persa i perket ruajtjes se shtetesise, si ne Kushtetute dhe ne Ligjin Nr. 8389, date 05.08.1998 “Per Shtetesine Shqiptare” garantohet ruajtja e shtetesise shqiptare e fituar sipas ligjit. Sipas Kushtetutes, shtetasi shqiptar nuk mund ta humbase shtetesine, perveç se kur ai heq dore prej saj. Per te miturit deri ne 14 vjeç, jane prinderit ata qe vendosin per shtetesine e femijes brenda kritereve te percaktuara me ligj. Ndersa, per femijet e moshes 14 deri 18 vjeç duhet te merret edhe pelqimi i tyre.
  • 114. Persa i perket ruajtjes se emrit ose mbiemrit te personit, Ligji “Per rregjistrimin e akteve te gjendjes civile” nr. 5840, date 20.02.1979 ka pesuar nje ndryshim me Ligjin Nr. 7682, date 9.03.1993 “Per disa ndryshime ne ligje”.
  • 115. Sipas tij, çdo shtetas ka te drejte te kerkoje nderrimin e emrit ose te mbiemrit, duke treguar dhe shkaqet per kete nderrim, si dhe emrin ose mbiemrin qe ka zgjedhur. Vendimi per nderimin e emrit ose mbiemrit merret nga Keshilli i Komunes ose Bashkise dhe i dergohet zyres se gjendjes civile perkatese, e cila ben ndryshimet e nevojshme ne regjistrin themeltar te shtetasve.
  • 116. Per sa i perket ruajtjes se lidhjeve familjare ne rastin e biresimit, sipas Kodit te Familjes, pushojne te gjitha lidhjet qe femija kishte me familjen e tij te origjines mbas realizimit te biresimit.
  • 117. Projektligji per gjendjen civile percakton se per cdo pjesetar, perfshire dhe femijet, fleta familjare permban emrin, mbiemrin, numrin e identifikimit, seksin, datelindjen, vendlindjen, atesine, amesine, kombesine dhe gjendjen e raportet familjare. Sipas projektit, femija merr kombesine e prinderve me kombesi te njejte, e cila nuk mund te ndryshohet as me vendim gjyqesor, pervec kur vertetohet pasaktesia e kombesise se prinderve ose behet ndryshimi ne rruge gjyqesore i atesise ose amesise. Kur prinderit me kombesi te ndryshme nuk merren vesh, sherbimi i gjendjes civile i cakton perkohesisht ate te atit dhe perfundimisht sipas vullnetit te femijes kur behet madhor. Gjithashtu, projekti percakton kombesine e femijes se lindur jashte martese, te te biresuarit, te femijes pa prinder dhe te femijes se lindur me metodat e fekondimit artificial. Per kete te fundit, projektligji kufizohet vetem tek femijet e lindur nga nje grua e martuar.


C. E drejta e shprehjes (neni 13)
  • 118. Legjislacioni shqiptar i lejon femijes te marre pjese aktive ne jeten socialkulturore duke shprehur mendimet e tij, duke marre dhe shkembyer informacione dhe ide.
  • 119. Neni 22 i Kushtetutës garanton lirinë e informacionit, të shprehjes dhe lirinë e shtypit, gjithashtu garanton lirinë e radiotelevizionit.
  • 120. Nenet 56,57,58 të Kushtetutës të cilat flasin për të drejtat social-kulturore, sanksionojnë të drejtën e kujtdo për tu informuar për gjendjen e mjedisit dhe mbrojtjen e tij, të drejtën e arsimit, lirinë e krijimit artistik dhe kërkimit shkencor.
  • 121. Ligji 8410 datë 30,09.1998 "Për radio televizionin publik e privat" shprehet në mënyrë të përgjithshme për respektimin e të drejtave të të miturve.
  • 122. Edhe ligji nr. 8503 i vitit 1999, "Për të drejtat e informimit për dokumentat zyrtare" edhe pse nuk ka dispozitë të veçantë ku të flitet për fëmijët në nenin 2 të tij bën fjalë se të drejtën për këtë informim e kanë personat fizikë dhe juridikë, vendas ose të huaj. Duke qënë se fëmijët futen në kategorinë e personave fizikë rrjedh se ata kanë të drejtën e informimit. Sidoqofte, ndihet nje mungese e akteve ligjore te cilat parashikojne menyrat dhe rruget se si mund te realizohet kjo e drejte per femijet, qe eshte shume me teper specifike se te rriturit.
  • 123. Sigurisht, femijet marrin informacion dhe shprehin mendimet e tyre nepermjet procesit mesimor, i cili parashikon se arsimi ka per mision emancipimin shpirteror, progresin material dhe zhvillimin social te individit (neni 2). Ajo ç’ka eshte e rendesishme ne kete Ligj ka te beje me pjesemarrjen e femijeve ne komunitet, duke i krijuar mundesi te shprehe mendimet e tij dhe te kerkoje e te marre informacion per kete fushe (neni 12/2).
  • 124. Nje rendesi te madhe ne kete drejtim ka edhe miratimi i Ligjit Nr 8503, date 30.06.1999 “Per te drejten e informimit per dokumentet zyrtare”. Ligji nuk ka dispozita te vecanta per femijet, por nuk shprehet as edhe per perjashtime.
  • 125. Ne nenin 2 te Ligjit percaktohet se me person, ne kuptim te ketij Ligji, kuptohet cdo person fizik ose juridik, vendas ose i huaj. Gjithashtu, Ligji parashikon edhe te drejten e ankimit ne rruge administrative dhe gjyqesore, ne rast te shkeljes te te drejtes se informimit per dokumentet zyrtare.
  • 126. Ne Kushtetute thuhet se kufizime te te drejtave dhe lirive te parashikuara ne te, mund te vendosen vetem me ligj per nje interes publik ose per mbrojtjen e te drejtave te te tjereve. Kufizimi duhet te jete ne perpjestim me gjendjen qe e ka diktuar ate (neni 17).
  • 127. Ligji 8096 “Për kinematografinë" parashikon shfaqjen e filmave në mënyrë të diferencuar sipas moshave të fëmijëve, dhe ndalimin e shfaqjes së filmave për fëmijët nga 14-18 vjec apo nën 14 vjec në orë të caktuara. Ligji ndalon shfaqjen e reklamave të cilat mund të ndikojnë në dëmtimin e shëndetit të fëmijëve, shfaqjen e reklameve me pije alkoolike në duart e fëmijëve apo që të përdoren nga fëmijët.
  • 128. Programet e TV lidhur me femijet kanë si synim të transmetojnë emisione me karakter edukativ, arsimor, kulturor, argëtues, për forcimin e traditës kombëtare, mbrojtjes së gjuhës etnike që respekton edhe të drejtat e fëmijëve të minoriteteve. Pervec sa siper, me Ligjin Nr 8525, date 09.09.1999, Shqiperia ka ratifikuar Konventen Europiane per Televizionin Nderkufitar. Sipas Konventes, liria e shprehjes dhe e informimit, e parashikuar dhe ne nenin 10 te Konvente s per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut dhe Lirive Themelore, perben nje nga parimet themelore te nje shoqerie demokratike dhe nje nga kushtet baze per perparimin e saj dhe per zhvillimin e cdo qenieje njerezore.
  • 129. Konventa shprehet ne menyre te vecante per ta, per kufijte e transmetimit te programeve dhe te reklamave duke parashikuar dispozita kufizuese ne mbrojtje te te drejtave te femijeve. Keshtu, sipas Konventes (neni 7), te gjitha sherbimet programore, te cilat kane gjasa te demtojne zhvillimin fizik, mendor ose moral te femijeve dhe adoleshenteve, nuk do te vihen ne program kur per shkak te kohes se transmetimit dhe te marrjes, ka gjasa qe ata t’i shohin ato.


D. E drejta për informacion të përshtatshëm (neni 17)
  • 130. Kushtetuta e Republikes se Shqiperise garanton lirine e informacionit, te shprehjes dhe lirine e shtypit. Gjithashtu, Kushtetuta garanton lirine e radios dhe te televizionit dhe ndalimin e çensures paraprake te mjeteve te komunikimit (neni 22). Ne kreun, qe ben fjale per lirite dhe te drejtat social-kulturore, megjithese nuk shprehet direkt per femijet, Kushtetuta sanksionon per cilindo te drejten te informohet per gjendjen e mjedisit dhe per mbrojtjen e tij (neni 56), te drejten e arsimimit, lirine e krijimit artistik dhe kerkimit shkencor, etj (neni 57,58).
  • 131. Ligji nr. 8410, date 30.09.1998 “Per radion dhe televizionin publik e privat ne Republiken e Shqiperise” nuk shprehet per nevojat e veçanta te femijeve ne fushen e mas-medias, por shprehet ne menyre te pergjithshme per respektimin e te drejtave dhe interesave te te miturve. Ligji, ne ate pjese te veprimtarise radiotelevizive respekton paaneshmerisht te drejten per informacion, bindjet politike e besimet fetare, personalitetin, dinjitetin, jeten private te njeriut, si dhe te drejtat dhe lirite themelore te tij, perfshin edhe respektimin ne menyre te veçante te te drejtave, interesave dhe kerkesave morale e ligjore per mbrojtjen e te miturve (neni 4,36). Sipas Ligjit, radio dhe televizioni publik transmetojne emisione me karakter informativ, edukativ, kulturor, artistik e argetues, programe keto qe midis te tjerave respektojne dhe te drejtat e femijeve dhe te adoleshenteve, gjuhen dhe kulturen shqiptare, te drejtat e pakicave kombetare, etj (neni 35,36).
  • 132. Keshilli Kombetar i Radios dhe Televizionit ne kuader te kompetencave te dhena ka licensuar vetem nje televizion privat per femije, JUNIOR TV, i cili transmeton vetem filma per femije dhe adoleshente, ne bashkepunim me transmetues satelitore. Ne programet e transmetuesve lokale dhe kombetare (gjithsej 40), nje vend te rendesishem zene programet e ndryshme per femije.
  • 133. Me poshte paraqitet nje tabele mbi transmetuesit e licensuar televizive ne territorin e Republikes se Shqiperise, numrin e programeve per femije ne nje jave ne keto televizione si dhe ndarja e tyre sipas tematikes.
Nr. Emri i Televizionit Nr. i programeve per femije Programe per femije ne % Programe informative per femije ne % Programe argetuese per femije ne % Filma vizatimore ne %
1. TV Shqiptar 3 12 2 7 3
2. TV Klan 2 8 - 4 4
3. TV Arberia 2 10 1 5 4
4. Vizion + 2 9 - 4 5
5. Gjeli Tv 1 3 - - 3
6. TV Egnatia 2 4 - 2 2
7. Teuta TV 2 10 - 8 2
8. Tv Dardan 2 10 2 6 2
9. Tv 2000 2 10 2 2 6
10. Calvin Tv 1 15 - - 15
11. BBF Tv 1 6 - 2 4
12. Junior Tv Satelitor 100 - - - -
13. Shkodra Tv 2 6 - 4 2
14. TV ARV 2 12 2 5 5
15. Gramsh Tv 1 3 - - 3
16. Johaniter Tv 2 15 - 8 7
17. Tv "4+" 2 7 - 5 2
18. Onufri Tv 2 18 - 10 8
19. Tv "6+1" 2 10 2 4 4
20. Tv Kombi 2 7 1 4 2
21. Tv Skampa 2 7 - 2 5
22. Tv Puka 1 10 2 3 5
23. Tv SOT 7 1 2 - 2
24. Tv Mati 2 14 2 6 6
25. Tv Kruja 2 7 - 4 3
26. Tv Bulqiza 1 7 - 7 -
27. Tv Kucova 2 10 - 5 5
28. Tv "A.Jug" 2 7 - 4 3
29. ERA Tv 1 8 - 8 -
30. Real Tv 2 10 - 5 3
31. Kukes Tv 2 8 - 4 4
32. Alba Tv 2 11 - 4 7
33. ATN 1 2 5 - 2 3
34. Shijak Tv 2 5 - 3 2
35. TNSH 2 9 - 4 5
36. Tv Koha 1 6 - - 6
37. Tv Lobivizion 2 7 - 3 4
38. Top Channel 1 5 - - 5
39. Tv Mirdita 2 6 - 3 3
40. Tv Beslidhja 2 6 - 3 3
41. Tv Kristal 2 6 - 2 4
  • 134. Bibliotekat e shkollave vlerësohen si pjesë e rëndësishme e procesit mësimor edukativ dhe informimit në shkollë, sepse ato ndihmojnë për zgjerimin dhe konsolidimin e njohurive të programeve të lëndëve të ndryshme, si dhe për formimin e edukatës dhe të shprehive të të lexuarit, përgjithësisht për formimin kulturor të fëmijëve, në tërësi të brezit të ri.
  • 135. Për këto arsye janë bërë përpjekje për ngritjen e bibliotekave pranë shkollave, për pasurimin e vazhdueshëm të tyre, si dhe për funksionimin normal të tyre.
  • 136. Aktualisht pranë pothuaj të gjitha shkollave 8 -vjeçare ka biblioteka. Nje numer i vogel bibliotekash kanë hapësira dhe fonde modeste librash, sidomos në disa zona rurale. Shkollat 8-vjeçare, që funksionojne bashkë me shkollat e mesme në qytete kanë biblioteka më të plota, të rregullta dhe funksionale, të sistemuara në mjedise të përshtatshme.
  • 137. Sipas statistikave ne vitin 2000 jane 210 shkollat 8-vjeçare dhe të mesme të bashkuara. Këto dy grupe shkollash kanë rregjistruar në vitin 2000 gjithsej 296 biblioteka, me një fond mesatar titujsh prej 833 dhe me një fond të përgjithshëm prej 819.672 ekzemlarë (copë) librash.
  • 138. Deri në vitin 1991 ka patur një fond financiar nga buxheti i shtetit për blerjen e librave të reja dhe furnizimin me to të bibliotekave të shkollave. Ky fond u riaktivizua perseri në vitin 1997 nga Ministria e Arsimit kur miratoi udhëzimin “Për trajtimin e blerjes së librit artistik për bibliotekat si mjet shkollor”.
  • 139. Një masë tjetër favorizuese për bibliotekat është caktimi i mësuesëve të gjuhës e të letërsisë si përgjegjës për administrimin e tyre, kundrejt kompensimit me ulje të normës mësimore në klasë. Kjo parashikohet në “Dispozitat Normative për Shkollat Publike” të datës 31 Korrik 1996 të Ministrise se Arsimit dhe Shkences.
  • 140. Persa i perket transmetimit te emisioneve ose programeve per femijet, qe i perkasin nje grupi etnik, Ligji parashikon shfaqjen e programeve ne gjuhen e pakicave kombetare qe ndodhen ne Shqiperi, respektimin e gjuhes dhe kultures se tyre dhe dhenien e informacioneve te veçanta per ta (neni 36,37,68).
  • 141. Ligji per Radio-Televizionin dhe Ligji Nr. 8096, date 29.04.1996 “Per kinematografine” parashikojne transmetimin e filmave ne menyre te diferencuar, sipas moshave, dhe ndalimin e shfaqjes se filmave per femijet nen moshen 14 vjeç dhe 14-18 vjeç ne orare te caktuara (neni 43,11). Ligji kryesisht ka parashikuar ndalimin e shfaqjes se programeve te caktuara per femije, por jo llojin e programeve qe duhet te transmetoje per ti siguruar femijes informacionin dhe materialet e nevojshme qe synojne te rrisin mireqenien e tij shoqerore, shpirterore e morale, si dhe shendetin e tij fizik dhe mendor.
  • 142. Ne vazhdim te kesaj ideje, ligji parashikon nje dispozite te veçante per mbrojtjen e te miturve, sipas se ciles nuk lejohet te jepen ne radio e televizion reklama qe nxisin sjellje, te cilat rrezikojne shendetin dhe zhvillimin normal psiqik te femijeve. Reklamat e destinuara per femijet ose kur realizohen me femije, te jene te tilla qe te shmangin çdo gje qe demton interesat dhe veçantine e moshes se tyre (neni 56).
  • 143. Ligji ndalon, gjithashtu, shfaqjen e reklamave te pijeve alkolike per femijet si dhe paraqitjen ne reklame me pije alkolike ne duar te femijeve (neni 57).
  • 144. Keshilli Kombetar i Radios dhe Televizionit krahas monitorimit te vazhdueshem dhe te panderprere te te gjithe programeve si ne radio dhe ne televizion, ka vene ne dispozicion te publikut te gjere nje linje telefoni, faksi dhe email, ku personat fizike mund te denoncojne shperdorimin e dhunes, pornografine, ose cenimin e dinjitetit ne mediat e ndryshme elektronike.


E. Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë (neni 14)
  • 145. Ne Kushtetute parashikohet se shteti eshte asnjanes ne çeshtjet e besimit dhe te ndergjegjes dhe garanton lirine e shprehjes se tyre ne jeten publike (neni 10). Gjithashtu, ne Kushtetute parashikohet se liria e ndergjegjes dhe e fese eshte e garantuar. Secili eshte i lire te zgjedhe ose te ndryshoje fene ose bindjet, si dhe t’i shfaqe ato individualisht ose kolektivisht ne publik ose ne jeten private, nepermjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes se riteve.
  • 146. Askush nuk mund te detyrohet ose te ndalohet te marre pjese ne nje bashkesi fetare ose ne praktikat e saj, si dhe te beje publike bindjet ose besimin e tij (neni 24). Pra Kushtetuta kete te drejte ia njeh gjithesecilit, duke mos perjashtuar dhe kategorine e femijeve.
  • 147. Ligji nr. 7952, date 21.06.1995 “Per sistemin arsimor parauniversitar”, meqenese arsimi publik eshte laik, nuk lejon propaganden fetare te cilitdo besim qofte. Ne Shqiperi çeshtja e besimi fetar nuk ka paraqitur probleme edhe per faktin se per me shume se 20 vjet me radhe besimi fetar ishte i ndaluar.
  • 148. Me Vendimin e Keshillit te Ministrave nr. 248, date 28.05.1999, jane percaktuar kriteret dhe procedurat e dhenies se lejes per funksionimin e institucioneve arsimore jopublike dhe te institucioneve arsimore plotesuese jopublike, ne te cilat zhvillohen lende fetare. Vendimi parashikon se subjekti privat, qe do te funksionoje si institucion arsimor jopublik, ku do te zhvillohen lende fetare, midis te tjerave duhet te paraqese edhe nje deklarate, me ane te se ciles merr persiper te respektoje Deklaraten Universale te te Drejtave te Njeriut dhe Konventen per te Drejtat e Femijes. Vendimi nuk shprehet nese duhet te merret pelqimi i femijes qe rregjistrohet ne kete shkolle, ndersa shprehet per pjesmarrjen fakultative te femijeve ne veprimtarite jashte procesit mesimor, ku miratimi i prindit, kujdestarit apo i vete nxenesit eshte percaktues. Vendimi nuk parashikon se per cilen moshe eshte percaktues mendimi i prindit.
  • 149. Me Vendimin e Keshillit te Ministrave nr. 459, date 23.09.1999 eshte krijuar Komiteti Shteteror per Kultet, i cili i paraqet Ministrise se Arsimit dhe Shkences mendimin e tij lidhur me planin mesimor, programet lendore dhe tekstet e pjeses jolaike per kerkesat e paraqitura per hapjen e institucioneve arsimore jopublike ku zhvillohen lende fetare.
  • 150. Ne Kodin e Familjes jane parashikuar te drejtat dhe detyrimet qe kane prinderit ose kujdestari i tij ne drejtimin dhe edukimin e femijes. Ne kete Kod nuk parashikohet asgje e veçante per ta drejtuar femijen ne ushtrimin e te drejtes se besimit fetar, pra mund te konkludohet se femija eshte i lire ne zgjedhjen e besimit fetar, ndergjegjes etj.
  • 151. Ne Kodin Penal parashikohet rasti kur personave qe duan te marrin pjese ne ceremonite fetare, ose qe duan te shprehin lirisht bindjet fetare, u krijohen pengesa ose u ndalohet aktiviteti. Kjo veper perben kundravajtje penale dhe denohet me gjobe ose me burgim gjer ne nje vit.
  • 152. Duhet te theksohet se besimet fetare ne Shqiperi, gjithmone i ka karakterizuar nje ndjenje e forte dhe e sinqerte harmonie e cila reflektohet dhe ne marredheniet ndermjet personave me besime te ndryshme fetare dhe ndermjet fetareve dhe ateisteve. Nuk disponohen statistika te sakta per numrin dhe perqindjen e besimtareve te cdo besimi, por sipas nje statistike te shume dekadave me pare, 50% e besimtareve rezultuan te ishin myslimane, 20% e tyre ortodokse, 20% bektashinj dhe 10% katolike.
  • 153. Mbi bazen e lirise se ndergjegjjes dhe besimit fetar, sot ne Shqiperi, krahas kater komuniteteve fetare kryesore, veprojne edhe rreth 62 shoqata te krishtere Protestante, Evangjeliste, Adventiste, Bahai, Mormone, te ardhura kryesisht nga Evropa Perendimore dhe SHBA, si dhe shoqata bamirese fetare islamike.
  • 154. Ne Republiken e Shqiperise, ndonese nuk ka fe zyrtare dhe ne çeshtjet e besimit e te ndergjegjes shteti eshte asnjanes, ai njeh barazine e bashkesive fetare dhe garanton lirine e shprehjes se tyre ne jeten publike (neni 10 i Kushtetutes se Republikes se Shqiperise).
  • 155. Diskriminimi per shkak te fese apo bindjeve fetare eshte antikushtetues (neni 18 i Kushtetutes, neni 253 i Kodit Penal). Nxitja e urrejtjes dhe grindjeve fetare perben veper penale dhe denohet me gjobe ose me burgim gjer ne dhjete vjet (Kodi Penal, neni 265).
  • 156. Gjithashtu, ne Seksionin X te Kodit Penal, ne nenet 131,132 dhe 133, shkaterrimi ose demtimi i objekteve te kultit dhe pengimi i ceremonive fetare, parashikohen si vepra penale te denueshme.
  • 157. Shteti shqiptar, brenda mundesive te tij, krahas fondeve qe i akordon nga buxheti i shtetit Institutit te Monumenteve te Kultures per restaurimin dhe mirembajtjen e objekteve te ndryshme te kultit, jep kontributin e vet nepermjet krijimit te lehtesive doganore e fiskale, kthimit te pronave (aty ku ka qene e mundur), apo nepermjet dhenies falas ose me çmime simbolike te trojeve ne pronesi publike per ndertimin e objekteve fetare te kultit, shkollave, spitaleve, azileve etj.


F. Liria e organizimit dhe mbledhjes paqësore (neni 15)

158. Ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise parashikohet e drejta e kujtdo te organizohet kolektivisht per çfaredo qellimi te ligjshem (neni 46).

  • 159. Gjithashtu, Kushtetuta garanton lirine e tubimeve paqesore dhe pa arme sipas procedurave te parashikuara me ligj (neni 47).
  • 160. Ne Kodin Civil parashikohet e drejta e femijeve, qe kane mbushur moshen 14 vjeç, te bejne pjese ne organizata shoqerore (neni 7). Edhe projektligji "Për organizatat jofitimprurëse" në nenin 3 kur flet për subjektet e ligjit shprehet se cdokush ka të drejtën e organizmit kolektiv dhe në nenin 4 shprehet se cdo person fizik ose juridik vendas apo i huaj ka të drejtën e themelimit dhe të pjesëmarrjes në organizatat jofitimprurëse.
  • 161. Gjithashtu, Kodi Civil trajton dhe proceduren e krijimit te shoqatave ku nuk percaktohet mosha, gje qe te le te kuptosh qe edhe femijet kane te drejten e tyre te organizohen ne shoqata qe i pershtaten interesave te tyre. Pra nuk ka asnje kufizim ne kete te drejte.


G. Mbrojtja e jetës private (neni 16)
  • 162. Kushtetuta ka percaktuar fshehtesine e korrespondences dhe paprekshmerine e baneses per cilindo, pa percaktuar ne menyre te veçante kategorine e femijeve, por dhe pa e perjashtuar ate. Pra, percaktimet kushtetuese vlejne edhe per te miturit. Sipas Kushtetutes, jane te garantuara liria dhe fshehtesia e korrespondences (neni 36).
  • 163. Gjithashtu, Kushtetuta garanton paprekshmerine e baneses. Kontrollet e baneses mund te behen vetem ne rastet e parashikuara me ligj. Dhunimi i baneses, nderhyrja e padrejte ne jeten private, ose shkelja e fshehtesise se korespondences perbejne veper penale dhe denohen sipas dispozitave te Kodit Penal. Konkretisht sipas Kodit Penal dhunimi i baneses denohet me gjobe ose me burgim deri ne 3 muaj, nderhyrja e padrejte ne jeten private perben kudravajtje penale dhe denohet me gjobe ose me burgim deri ne 2 vjet, pengimi ose shkelja e fshehtesise se korespondences perben kudravajtje penale dhe denohet me gjobe ose me burgim deri ne dy vjet.
  • 164. Po keshtu sipas ligjit Nr.8092, datë 21.3.1996 “Per shendetin mendor”, korrespondenca e personave ne institucionet e rehabilitimit dhe ato psikiatrike nuk kontrollohet.


H. E drejta për t’iu mos nënshtruar torturës, trajtimeve, apo dënimeve të tjera mizore, çnjerëzore ose degraduese (neni 37 (a))
  • 165. Te drejtat e parashikuara ne Konvente, gjejne pasqyrim ne legjislacionin shqiptar ne kuadrin e pergjithshem te te drejtave te njeriut, duke mos e konsideruar te nevojshme pasqyrimin ne menyre te veçante te te drejtave te femijeve ne disa prej tyre. Sipas Kushtetutes Shqiptare parashikohet se askush nuk mund t’i nenshtrohet tortures, denimit apo trajtimit mizor, ç’njerezor ose poshterues (neni 25).

166. Ne Kodin e Procedures Penale, ne pjesen e dispozitave te pergjithshme eshte parashikuar se askush nuk mund t’i nenshtrohet tortures, denimit apo trajtimit poshterues. Me ligjin nr. 7727, date 30.06.1993, Republika e Shqiperise ka aderuar ne Konventen kunder tortures dhe vuajtjeve te tjera ose trajtimit mizor, ç’njerezor e degradues. Denimi me vdekje nuk parashikohet nga legjislacioni shqiptar. Persa i perket denimit me burgim te perjetshem, legjislacioni penal shqiptar e ndalon dhenien e kesaj mase denimi per femijet nen moshen 18 vjeç. Per me teper, ne Kodin Penal parashikohet qe edhe denimi me burgim per te miturit, qe nuk kane mbushur moshen 18 vjeç, nuk mund te jete me shume se gjysma e denimit, qe parashikon ligji per vepren penale te kryer (neni 51). Ne rastet kur vepra penale eshte e nje rendesie te paket dhe sjellja e meparshme e te miturit eshte e mire, gjykata mund ta perjashtoje ate nga denimi dhe mund te vendose dergimin e tij ne nje institucion edukimi.

  • 167. Ne Kodin e Procedures Penale eshte parashikuar sigurimi i trajtimit njerezor dhe rehabilitimi moral i te denuarve me burgim (neni 5/3).
  • 168. Ne pjesen e legjislacionit shqiptar qe parashikon trajtimin e personave te denuar me heqje lirie, nje vemendje i eshte kushtuar ruajtjes, permiresimit ose rivendosjes te lidhjeve te te miturit me familjen, duke pergatitur nje program favorizues.
  • 169. Si subjekt i veprave penale Kodi Penal përcakton si moshë minimale për përgjegjësi penale moshën 14 vjeç kur kryen një vepër penale dhe 16 vjeç kur kryen një kundërvajtje penale. Persa i perket marrjes se mases se sigurimit, Kodi i Procedures Penale parashikon kriteret dhe rrethanat qe duhet te kete parasysh gjykata, sidomos kur behet fjale per vepra penale te kryera nga te miturit.
  • 170. Kur i pandehuri eshte i mitur gjykata mban parasysh dhe kerkesen per te mos nderprere proceset edukative konkrete. Ne qofte se i mituri ka kryer kundervajtje penale, nuk zbatohet masa e arrestit per te.

Faqe 4
faqe
- 5 -

Faqe 6