III. PARIME TË PËRGJITHSHME
(nenet 2, 3, 6 paragrafi 1 dhe neni 12)


Faqe 3
faqe
- 4 -

Faqe 5
A. Mos-diskriminimi (neni 2)
  • 53. Ne Kushtetuten shqiptare te vitit 1998 (neni 18) thuhet se askush nuk mund te diskriminohet padrejtesisht per shkaqe te tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose perkatesia prinderore.
  • 54. Kushtetuta dhe dispozitat e tjera ligjore ne fuqi ne Republiken e Shqiperise i garantojne cdo femije, jo vetem atyre rezidente ne juridiksionin e shtetit perkates, me qendrim te perhershem ne Shqiperi, por edhe femijeve me qendrim te 17 perkohshem si dhe vizitoreve, ose per cdo arsye tjeter qofte, te drejtat e meposhtme:
- E drejta për të mos u diskriminuar- Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Neni 18.
- E drejta e jetës - Kushtetuta neni 21.
- Mbrojtja e veçantë nga shteti - Neni 54 i Kushtetutës.
- Mosdiskriminimi i fëmijës - paragrafi 2 i nenit 54 te Kushtetutes. Në paragrafin 2 të nenit 54 parashikohet edhe një element tjetër i mosdiskriminimit të fëmijës dhe këtu bëhet fjalë për të drejta të barabarta që gëzojnë fëmijët e lindur jashtë martese me ata të lindur nga martesa.
- Mbrojtja nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytëzimi dhe përdorimi për punë - Paragrafi 3 i Nenit 54 të Kushtetutës.
- E drejta pasurore e fituar nëpërmjet trashëgimisë- Neni 320 Kodi Civil. “Ka zotësi për të trashëguar personi që në kohën e çeljes së trashëgimisë është gjallë, ose është zënë para vdekjes së trashëgimlënësit dhe ka lindur i gjallë".
- E drejta e emrit- Neni 5 i Kodit Civil.
- Te drejten e vendbanimit- Kodi Civil, neni 13: Fëmijët kanë për vendbanim atë të prindit.
- Fitimi i shtetësisë- Ligji nr. 8442 datë 21.01.1999 "Për Shtetësinë”.
- E drejta për t'u pyetur para organeve administrative dhe gjyqësore- Kodi i Procedures Civile.
- E drejta e mbrojtjes ne punë – Kodi i Punes.
- Lirine e mendimit, te ndërgjegjes dhe besimit fetar – Neni 24 i Kushtetutes.
- E drejta e informimit - Neni 22 i Kushtetutës.
- E drejta e organizimit – Neni 46 i Kushtetutes.
- E drejta për të patur kujdes shëndetësor - Neni 55 i Kushtetutes.
- Te Drejtat dhe lehtesite ne fushen penale te parashikuara me dispozitat e Kodit Penal, te Kodit te Procedures Penale etj.
  • 55. Shtresa të veçanta fëmijësh ne praktike kanë disa kufizime te cilat jane karakteristike per te gjithe vendet e Evropes Lindore dhe me gjere. Keto kufizime nuk e kane burimin e tyre ne diskriminimin nga ana e shtetit dhe in stitucioneve te tij, por lidhen me shume me mentalitetin e ketyre shtresave.
  • 56. Fëmijët romë, përgjithësisht rrojnë në varfëri dhe kushte të vështira sociale. Pjesa më e madhe e tyre jeton në rrugë duke lypur, ndërsa në sezonin e verës një pjesë e tyre sidomos ata që banojnë në qytetet dhe zonat pranë kufirit, shkojnë në Greqi për të punuar. Në këto kushte, një pjesë e tyre, bien viktimë e prostitucionit, dhunimit fizik e moral, keqtrajtohet dhe shfrytëzohet nga rrjetet e aktiviteteve të paligjshme.
  • 57. Në përgjithësi fëmijët romë nuk frekuentojnë rregullisht shkollën, nuk zbatojnë kushtet e detyrimit shkollor dhe për rrjedhojë, karakterizohen nga një nivel i lartë analfabetizmi. Pervec kesaj problemet ndaj të cilave janë të ekspozuar fëmijët romë jane varfëria, të punuarit në moshë të mitur, abuzimi dhe shfrytëzimi për prostitucion, lypësi, vjedhje etj.

Ne kete kuader jane ndermarre masa edhe ne bashkepunim me OJQ-te, ne drejtim te kthimit te kesaj kategorie femijesh ne procesin mesimor dhe integrimit te tyre.

  • 58. Gjate periudhes se rregjimit komunist femijet diskriminoheshin per shkak te bindjeve ose opinioneve te shprehura nga prinderit e tyre ose te aferm te tjere te familjes. Format e diskriminimit ishin nga me te ndryshmet duke filluar nga internimet deri tek mohimi i te drejtes per t’u arsimuar.
  • 59. Legjislacioni shqiptar nuk parashikon ndonje dispozite te vecante lidhur me mosdiskriminimin e femijeve per shkak te pozites, veprimtarive, opinioneve te shprehura ose bindjeve te prinderve te tij, etj. Gjate periudhes 1992-2000 nuk jane konstatuar diskriminime te femijeve per shkaqet e mesiperme.
  • 60. Procesi i zhvillimeve demokratike në Shqipëri u shoqërua me kriza të mëdha politike, institucionale, ekonomike dhe psikologjike. Ne kete kuader u shfaq nje forme e re diskriminimi per shkak te pozites se prinderve. U rishfaqën vrasjet në seri për shkak te gjakmarrjes dhe hakmarrjes dhe si pasojë, përveç të tjerash ngujimin e shumë fëmijëve në "burgun shtëpiak" dhe braktisjen e shkollës. Gjendja paraqitet veçanërisht e vështirë në rrethet e veriut të vendit.
  • 61. Në këtë drejtim është punuar intensivisht nga institucionet perkatese për përcaktimin e gjendjes, strukturën dhe shpërndarjen gjeografike të vrasjeve për hakmarrje e gjakmarrje, me qëllim hartimin e strategjisë për zonat më të prekura dhe përparësitë e punës. Përveç evidentimit të rasteve të gjakmarrjes dhe hakmarrjes rëndësi ka patur edhe përcaktimi i tyre si raste të vjetra dhe të reja, pasi këto të fundit paraqesin një rrezikshmëri më të madhe dhe çojnë në një numër më të madh ngujimesh, ndërkohë që vrasjet e vjetra për gjakmarrje paraqesin më shumë mundësi për pajtim.
  • 62. Ne kete kuader jane perfshire edhe misione me përfaqësues të pleqësive të fshatrave, që merren me pajtimin e gjaqeve në zona të ndryshme si dhe përfaqësues të ligjit, pa përjashtuar shoqatat, që merren me këto probleme, por sidomos shkollën.
  • 63. Keto misione synojnë gjetjen e shkaqeve që çuan në gjallërimin e kësaj dukurie, në këto kohë, disa prej të cilave janë: mosrespektimi i ligjit; mosfunksionimi si duhet i aparatit shtetëror; migrimi i popullsisë në përmasa të mëdha dhe tërësisht të pakontrolluar, madje jo vetëm në shkallë vendi, por edhe në shkallë krahine duke pasur parasysh rrethanat historike, politike, shoqërore, kulturore, psikologjike të popullsisë.
B. Interesi më i lartë i fëmijës (neni 3)
  • 64. Neni 54 te Kushtetutes garanton te drejten e femijeve te kene nje mbrojtje te vecante nga shteti. Ne kete kuader institucionet publike dhe private te mbrojtjes sociale, gjykatat dhe autoriteteve administrative ne vendimet e tyre kane parasysh interesin me te larte te femijes.
  • 65. Parimi i interesit me te larte te femijes gjen pasqyrim te plote ne Kodin e Familjes (neni 48 ), ku thuhet se biresimi behet ne interes te te biresuarit, dhe ne Ligjin Nr. 7650, dt. 17.12.1992 “Per biresimin e te miturve nga shtetas te huaj dhe per disa ndryshime ne Kodin e Familjes“ (neni 1) ku thuhet se biresimi lejohet vetem ne rast se eshte ne interesin e larte te te miturit dhe garanton respektimin e te drejtave te tij themelore. Gjithashtu, ne Kodin e Familjes (neni 64) ku behet fjale per marredheniet ndermjet prinderve dhe femijeve thuhet se e drejta prinderore ushtrohet vetem ne interes te femijes se mitur dhe me marreveshje ndermjet dy prinderve.
  • 66. Pas viteve 90-te vihet re nje praktike gjyqesore qe deri diku nuk i pergjigjet maksimalisht interesit me te larte te te miturit. Kjo sidomos ne rastet e divorceve kur femija ose femijet i lihen per rritje dhe edukim nje ose te dy prinderve, ku disa here shihen me teper interesat e prinderve se sa te femijeve, ose ne rastet e detyrimit ushqimor, ku shpesh here femijet nuk marrin shumen e nevojshme per edukimin, arsimimin, dhe mirerritjen e tyre. Me Kodin e Procedures Civile (neni 354 pragrafi 2, dhe neni 357) parashikohet qe gjykata e merr vendimin e saj per emerimin e kujdestarit te te miturit ose zevendesimin e tij, duke patur parasysh interesin e te miturit.
  • 67. Projekti i Kodit te Familjes, ne pjesen e dispozitave te pergjithshme, parashikon edhe parimin e interesit me te larte te femijes. Sipas Projektit, prinderit, organet kompetente dhe gjykatat ne vendimet dhe aktivitetin e tyre, duhet te kene si konsiderate paresore interesin me te larte te femijes. Gjithashtu, ne kreun per biresimin eshte theksuar se biresimi lejohet vetem ne rast se eshte ne interesin e larte te te miturit dhe garanton respektimin e te drejtave te tij themelore. Projekti i Kodit te Familjes, per raste te caktuara, parashikon detyrimin e gjykates qe per marredhenie te vecanta, te kete ne konsiderate interesin e te miturit. Keshtu, ne kreun mbi autoritetin prinderor, ne rastet kur femija largohet nga prinderit dhe mbahet padrejtesisht nga persona te tjere, prinderit mund te kerkojne nga gjykata dorezimin e femijes se mitur. Sipas Projektit, gjykata mund te mos vendose kthimin, neqoftese kjo vjen ne kundershtim me interesat e te miturit. Gjykata merr edhe mendimin e femijes, kur ka mbushur moshen 10 vjec.
  • 68. Ne rastin e administrimit te pasurise te te miturit, Projekti parashikon tjetersimin e pasurise se tij vetem kur e kerkon interesi i te miturit. Per here te pare Projekti parashikon rastin kur te dy prinderit nuk bien dakord per ate qe kerkon interesi i femijes, ata mund ti drejtohen gjykates, e cila vendos, pasi eshte perpjekur te zgjidhe ceshtjen me pajtim.
C. E drejta e jetës, mbijetesës dhe zhvillimit (neni 6)
  • 69. Kushtetuta e Republikes se Shqiperise në nenin 21 të saj shprehet se jeta e personit, (ku perfshihen edhe femijet) mbrohet me ligj.
  • 70. Republika e Shqiperise ka ratifikuar Konventen Europiane per te Drejtat e Njeriut dhe Paktin Nderkombetar lidhur me te Drejtat Civile dhe Politike ku respektivisht ne nenin 2 dhe 6 eshte parashikuar e drejta per jeten.
  • 71. Një e drejtë tjetër e lidhur me jeten eshtë dhe ajo e zhvillimit të fëmijës. Per shembull ne ligjin Nr. 8528 te vitit 1999 "Për nxitjen dhe mbrojtjen e të ushqyerit me gji". Prodhuesit detyrohen që etiketat e prodhimit të ushqimeve per femije te përmbajnë formulimin "ushqimi i gjirit është ideal për ushqimin e fëmijës"
  • 72. Nje problem i diskutueshem lidhur me te drejten e pamohueshme per te jetuar te femijes eshte dhe aborti. Deri ne vitin 1995 aborti vullnetar nuk ishte lejuar ligjerisht ne Shqiperi. Me 7 dhjetor 1995, u miratua nga Kuvendi Popullor Ligji Nr. 8045, “Per nderprerjen e shtatzanise”. Megjithese ne nenin 1 te tij parashikohet se Ligji garanton respektimin e çdo qenie njerezore qe ne fillim te jetes, jepen perjashtimet se ky parim mund te shkelet kur eshte e domosdoshme dhe ne kushtet e percaktuara ne kete Ligj. Ligji “Per nderprerjen e shtatezanise”, garanton respektimin e cdo qenie njerezore qe ne fillim te jetes se tyre, pra qe ne fazen e konceptimit te tyre. Nderprerja e e shtatzanise lejohet vetem per arsye shendetesore (nena dhe femija) dhe per arsye psikosociale. Ne rastin e nje shtatzanie jashte martesore te te miturave deri ne 16 vjec, nderprerja e shtatzanise behet me miratimin e prindit ose kujdestarit ligjor. Perveç rasteve te nderprerjeve te shtatzanise per arsye shendetesore, lejohet dhe nderprerja vullnetare me kerkesen e nenes.
Lindjet dhe abortet në vitet 1994-2000
Vitet Abortet
1994 31622
1995 31874
1996 32538
1997 22103
1998 18944
1999 19930
2000 21004[1]
  • 73. Seksioni V i Kodit Penal "Vepra Penale që rrezikojnë jetën dhe shëndetin nga ndërprerja e shtatëzanisë ose mosdhënia e ndihmës" neni 93 "Ndërprerja e shtatëzanisë së gruas pa pëlqimin e gruas", parashikon se duke përjashtuar këtu rastet e justifikuara të mbrojtjes së shëndetit të gruas, kjo veper dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.
  • 74. Kodi Penal parashikon dispozita te posacme qe synojne te mbrojne te drejten e femijes per te jetuar. Neni 81 i Kodit Penal "Vrasja e Foshnjës" bën fjalë për vrasjen me dashje të foshnjës nga nëna, menjëhërë pas lindjes. Në këtë rast kemi të bëjmë me kundërvajtje penale dhe kundërvajtësja-nëna dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.
  • 75. Kodi Penal në kreun II “Vepra penale kundër personit”, “Krime kundër jetës”, në Nenin 79 "Vrasja me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës" gërma a), parashikon një masë dënimi për vrasjen e të miturit nën 16 vjeç me burgim të përjetshëm.
  • 76. Ne Shqiperi ka nje dallim ne trajtimin e femijes me ushqim ndermjet zonave urbane dhe atyre rurale. Por, diferenca ndihet sidomos midis zonave malore dhe atyre fushore. Ne zonat malore kushtet ekonomike te familjeve jane shume me te veshtira dhe per shkak te terrenit te veshtire, keshtu qe femijet te cilet jetojne ne keto zona kane nje trajtim jo te mire te te ushqyerit, gje qe sjell si pasoje dhe nje vdekshmeri me te larte te femijes ne raport me zonat e tjera.
D. Respektimi i mendimit të fëmijës (neni 12)
  • 77. Legjislacioni shqiptar, institucionet e shtetit dhe komuniteti e konsiderojne femijen si nje qenie qe merr pjese aktive, progresivisht ne perputhje me intelektin e tij, ne organizimin dhe rrjedhen e jetes se tij dhe te ambjentit qe e rrethon. Keshtu, sipas Kodit të Procedurës Civile (neni 356), femija mund te pyetet, ose te merret ne konsiderate mendimi i tij, kur ka mbushur moshen 10 vjeç. Por, aftesia per te pasur mendimin e tij konsiderohet se ndryshon ne funksion te zhvillimit te femijes, te aftesise se tij per te kuptuar ngjarjet qe e prekin ate, natyren dhe shkallen e rendesise se çeshtjes konkrete.
  • 78. Ne Kodin e Familjes (neni 66 dhe 70), ne rastin kur prinderit per arsye te ndryshme nuk jetojne bashke, por nuk jane te divorcuar, vendos Keshilli i Kujdestarise se me cilin prind do te jetoje femija, dhe ne qoftese femija ka mbushur moshen 10 vjeç, duhet te marre dhe mendimin e tij. Ne rastin e zgjidhjes se marteses, gjykata zgjidh edhe çeshtjen se cilit prind do t’i besohen femijet per rritje dhe edukim. Kur femija ka mbushur moshen 10 vjeç Keshilli i Kujdestarise merr ne konsiderate edhe mendimin e tij (neni 97).
  • 79. Ne Ligjin Nr. 7650, date 17.12.1992 “ Per biresimin e te miturve nga shtetas te huaj dhe per disa ndryshime ne Kodin e Familjes parashikohet e drejta e te miturit qe te jape mendimin e tij per biresimin, ne qoftese ka mbushur moshen 10 vjeç. Pra, ne rastin e biresimit merret mendimi i te miturit qe ne fazen e proçedures administrative (neni 7). Gjithashtu, edhe gjate procedures gjyqesore, nese femija ka mbushur moshen 10 vjeç, merret edhe pelqimi i tij (neni 54). Sipas Kodit te Familjes, ne rastin kur Keshilli i Kujdestarise emeron kujdestarin duhet te marre edhe mendimin e te miturit qe ka mbushur moshen 10 vjeç (neni 105).
  • 80. Kodi i Procedures Civile, konform nenit 12 te Konventes, parashikon te drejten e te miturit qe ka mbushur moshen 16 vjec t’i drejtohet vete gjykates per vendosjen e kujdestarise. Jo vetem me çeshtjet qe kane te bejne me marredheniet ne familje te femijes, por edhe ne rastin e fitimit ose heqjes dore nga shtetesia, merret mendimi i tij.
  • 81. Ne Ligjin Nr. 8389, date 5.08.1998 “Per shtetesine shqiptare” thuhet se çdo ndryshim ne shtetesine e te miturve te moshes 14-18 vjeç behet duke marre edhe pelqimin e femijes (neni 5). Gjithashtu, ligji parashikon rastin kur te dy prinderit fitojne shtetesine shqiptare me natyralizem, femija i tyre, nen moshen 18 vjeç, kur jeton me prinderit, behet shtetas shqiptar me kerkesen e prinderve dhe me pelqimin e femijes, nese ai eshte ne moshen 14 -18 vjeç.
  • 82. Projekti i Kodit te Familjes, ne kete fushe ka bere nje hap te rendesishem ne percaktimin e te drejtes se femijes per tu degjuar nga gjykata dhe per tu perfaqesuar vete, me avokat ose nga perfaqesuesi ligjor i tij. Keshtu, ne pjesen e pare mbi dispozitat e pergjithshme eshte paraqitur me dy variante e drejta e te miturit per t’iu drejtuar gjykates dhe per tu degjuar prej saj ne rastet kur merren vendime qe kane te bejne me interesat e te miturit.
  • 83. Ne variantin e pare, nuk eshte percaktuar mosha, por lidhet me aftesi ne e te miturit per te kuptuar dhe me zhvillimin e tij intelektual, duke mos prekur dispozitat e Kodit, qe parashikojne te drejten e femijes dhe detyrimin e gjykates te degjoje dhe te marre pelqimin e femijes, sipas ceshtjes ne gjykim. Ne variantin e dyte eshte percaktuar mosha 12 vjec si kufi per femijen qe te degjohet, te marre pjese aktive ne proces dhe te mbrohet sipas mjeteve ligjore te mbrojtjes te parashikuara ne kete Kod dhe ne Kodin e Procedures Civile. Ky percaktim ne Projektin e Kodit te Familjes merr rendesi, sidomos kur procedurat kryesore qe i interesojne femijes para gjykates jane procedurat familjare, ne vecanti ato qe lidhen me ushtrimin e te drejtes prinderore, si vendbanimi, marredheniet me prinderit, e drejta e vizites, vendosja e kujdestarise, cenimi i jetes private dhe i korespondences, mbrojtja e te drejtave pasurore, etj.
  • 84. Shqiperia ka ratifikuar Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe ka pranuar juridiksionin e Gjykates Europiane per te Drejtat e Njeriut, e cila pergjithesisht ka arritur ne konkluzionin se asnje vendim nuk duhet te merret kunder vullnetit te nje femije te moshes 12 vjec ne raste te vendosjes se tij ne nje familje ushqyese, te ndryshimit te emrit, te kerkeses per shtetesi, te besimit fetar, etj.

Referencat

redakto
  1. Burimi: INSTAT

Faqe 3
faqe
- 4 -

Faqe 5