KOLONIZIMI I KOSOVËS ME ELEMENTIN SLLAV 1918-1941


Faqe 5
faqe
- 6 -

Faqe 7
Me ripushtimin e Kosovës, në vjeshtë të vitit 1918 dhe vendosjen e pushtetit serbo-malazez e vënien në funksion të aparatit të veçantë administrativo-politik, administrata shtetërore e ushtarake, krahas organizimit të operacioneve ndëshkimore, të dhunës, terrorit, vrasjeve, dënimeve të mëdha etj., në të njëjtën kohë filloi një presion politik për shkombëtarizimin e popullatës shqiptare me metoda të ndryshme. Qarqet drejtuese të Beogradit rifilluan politikën e vjetër shoveniste.[1]


Pushteti menjëherë filloi organizimin administrativ në Kosovë dhe vise të tjera për zbatimin e kolonizimit dhe reformës agrare. Regjimi i mbretit Aleksandër në vitin 1920 e ka përpiluar programin special për pastrimin e territoreve etnike shqiptare. Duke u bazuar në atë pogram, ushtria serbe dhe xhandarmëria kanë bërë krime të paparë, duke i djegur 182 fshatra shqiptare.[2]

Referencat
  1. Më gjërësisht: Dr. Jusuf Osmani, Lënda arkivore për kolonizimin dhe reformën agrare në Kosovë 1918-1941, Prishtinë, 1996.
  2. AVII B, P.3, Program za likvidaciju Aranutskog prvaka, 28.VI 1920; AJ, F. 14, Ministarstvo Unutrasnjih Dela), k. 118; Program rada policije na terrenu; Program likvidacije kaçaka 1924; “Journal de Geneve” 22.IX 1921; Izvestaj Medjunarodnog Crvenog Krsta, 1921, G. Markyas, paraqet shifren prej 10.000 shqiptarë të vrarë jashtë shtëpive të tyre në ikje (Treva e Lumës).

Faqe 5
faqe
- 6 -

Faqe 7