Adem Gashi
NË ENCIKLOPEDI

Në mes baltinës së paemër

redakto
Në mes baltinës së paemër
---------------------------
Ku mu trete ku më ike
O moj ti me sy të zi
Ikje ndjekje plojë biblike
Më morrën mua të morrën ty

Rent një tren oh, si n'baladë
Mbush me lot e psherëtime
Perendi të qofsha falë
Si duron tokën që nxinë

Mike moj, lëngon një zemër
Në ç´adresë ti kë zën'vend?
Mes baltinë së paemër
Bor'ë e vdekjes po më çmend

Fund'i marsit, fillim prilli
Shiun plumb e hedh mbi supe
N'labirite të mendimit
Ti m'u trete, ti më humbe

A ka zot që në qiell të lartë?
Ku janë engjujt perendi?
Si durojnë këtë tokë me baltë
Që tretë shpresat nji nga nje

Mike moj, mori mike
Bëj sehirë natën pa hënë
N'shteg kujtimit i vë pritën
Për një lot të syrit tënd
Teksti : Adem Gashi
Orkestrimi : Xhevdet Gashi
Muzika : Xhevdet Gashi
Këndon : Sabri Fejzullahu