Dhjata e Vjetër
< JOZUEU >
Kapitulli 12
1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24


1 Këta janë mbretërit e vendit të mundur nga bijtë e Izraelit, që pushtuan territorin e tyre matanë Jordanit, në drejtim të lindjes, nga përroi Arnon deri në malin Hermon dhe tërë Arabahun lindor;

2 Sihoni, mbret i Amorejve, që banonte në Heshbon dhe sundonte nga Aroeri, që gjendet mbi brigjet e lumit të Harnonit, nga gjysma e lumit dhe nga gjysma e Galaadit deri në lumin Jakob, që është kufi me bijtë e Anonit;

3 dhe në pjesën lindore të Arabahut nga deti i Kinerethit deri në detin e Arabahut, nga Deti i Kripur deri në Beth-Jeshimoth, dhe në jug deri në shpatet e Pisgahut.

4 Pastaj territori i Ogut, mbretit të Bashanit, një nga gjigantët që kishin shpëtuar dhe që banonte në Ashtaroth dhe në Edrej,

5 dhe që sundonte mbi malin Hermon, mbi Salkahun, mbi tërë Bashanin deri në kufirin e Geshuritëve dhe Maakathitëve, dhe mbi gjysmën e Galaadit deri në kufirin e Sihonit, mbretit të Heshbonit.

6 Moisiu, shërbëtori i Zotit, dhe bijtë e Izraelit i mundën; pastaj Moisiu, shërbëtori i Zotit ua dha në zotërim vendin e tyre Rubenitëve, Gaditëve dhe gjysmës së fisit të Manasit.

7 Këta janë përkundrazi mbretërit e vendit që Jozueu dhe bijtë e Izraelit i mundën këtej Jordanit, në perëndim, nga Baal-Gadi në luginën e Libanit deri në malin Halak që ngrihet mbi Seir, vend që Jozueu

8 në krahinën malore, në ultësirën, në Arabah, në shpatet e maleve, në shkretëtirë dhe në Negev; vendi i Hitejve, i Amorejve, i Kananejve, i Perezejve, i Hivejve dhe i Jebusejve;

9 mbreti i Jerikos, një; mbret i Ait, afër Bethelit, një;

10 mbreti i Jeruzalemit, një; mbreti i Hebronit, një;

11 mbreti i Jarmuthit, një; mbreti i Lakishit, një;

12 mbreti i Eglonit, një; mbreti i Gezerit, një;

13 mbreti i Debirit, një; mbreti i Gederit, një;

14 mbreti i Hormahut, një; mbreti i Aradit, një;

15 mbreti i Libnahut, një; mbreti i Adulamit, një;

16 mbreti i Makedahut, një; mbreti i Bethelit, një;

17 mbreti i Tapuahut, një; mbreti i Heferit, një;

18 mbreti i Afekut, një; mbreti i Sharonit, një;

19 mbreti i Madonit, një; mbreti i Hatsorit, një;

20 mbreti i Shirom-Meronit, një; mbreti i Akshafit, një;

21 mbreti i Taanakut, një; mbreti i Megidos, një;

22 mbreti i Kedeshit, një; mbreti i Jokneamit, në Karmel, një;

23 mbreti i Dorit, mbi lartësinë e Dorit, një; mbreti i popujve të Gilgalit, një;

24 mbreti i Tirtsahut, një. Gjithsej tridhjetë e një mbretër.