Jeta dhe Vdekja/9
EKZISTENCA DHE NJOHJA E SAJ | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
Vërtet, filozofët i kanë stërmunduar mendjet e tyre, duke u përpjekur t’i përgjigjen pyetjes se: ç’ekziston prapa materies. Ata, vërtet, nuk janë ndalur së pyeturi për asnjë moment. Kush ju ka thënë atyre se ekziston diçka përtej materies? Këtë ua ka bërë me dije natyrshmëria e imanit të njerëzve. Sepse ajo e ndien dhe e di qartësisht se ekzistojnë gjëra që janë përtej materies. Por, a është e mundur që, me anë të mendjes, njeriu të mund të arrijë deri tek përgjigja e kësaj pyetjeje?
Përgjigja do të ishte: Jo! Përjashtim bën vetëm rasti nëse shpreh vullnetin All-llahu i Lartësuar, që krijesës së Vet t’i zbulojë një prej shumë sekreteve të universit. Sepse All-llahu xh. sh., secilës gjeneratë i zbulon ndonjë prej sekreteve të këtij universi, që ishte e panjohur më parë për njerëzimin. Nëse vjen koha që ky sekret të dalë, atëherë njerëzit do të fillojnë të hulumtojnë për të. Por, edhe sikur qeniet njerëzore të mos hulumtojnë për të, ai (kur t’i vijë koha e caktuar prej All-llahut xh. sh.) do të zbulohet. Atë neve do të na i zbulojë vetë All-llahu xh.sh., me ‘ligjin’ që bota njerëzore e quan ‘rastësi’. Ky ligj i ‘rastësishëm’ është iluzor. Askush nuk e njeh këtë ligj, me përjashtim të mendjes njerëzore. Ky univers me të gjitha potencialet që ka, prej ndo-dhive më të vogla deri tek ato më të mëdhatë, është sendërtuar prej All-llahut xh.sh., pra, ndodhi pas ndodhie. Atij nuk i mu-ngon asgjë prej diturisë së Tij, sado i vogël të jetë sendi. Asgjë nuk ndodh në univers pa lejen e Tij. Por, gjithashtu, është prej gjërave të Madhërisë së Tij (fakti) se Ai i ka të regjistruara të gjitha ndodhitë, që prej fillimit të krijimit, deri tek Dita e Fundit. Ai i ka regjistruar të gjitha ato në Librin e Tij, para se të fillonte krijimi. Lexonie thënien e All-llahut xh.sh.,në Kur’anin Kerim:
gjithashtu edhe thënien:
Përderisa All-llahu xh.sh. i paska regjistruar të gjitha ngjarjet në univers, kjo jep të kuptohet se nuk ka asgjë në botë, që për të të thuhet “rastësisht”, por çdo gjë ndodh me një precizitet të madh dhe Planifikim Hyjnor. Pra, asgjë nuk ndodh rastësisht. Ndërsa mosnjohuritë tona rreth sekreteve të ekzistencës (pasi ato na bëhen neve të njohura në sajë të vullnetit të All-llahut) i nxjerrin ato si ndodhi ose ngjarje të rastësishme. E vërteta është se, All-llahu i Lartëmadhëruar ia shpalos mendjes sekretet e universit gradualisht, hap pas hapi, derisa të na bëhen të kapshme për t’i kuptuar. Duhet t’a kuptojmë se ekziston dallimi, ndërmjet ekzistencës dhe njo-hjes së ekzistencës. Përreth nesh ekzistojnë miliona gjëra që i kryejnë detyrimet e tyre në jetë. Ne prej tyre përfitojmë shumëçka, duke mos e ditur nëse ekzistojnë ato apo jo. Ishte vullneti i All-llahut të Lartëmadhëruar që të mësojmë se ekzistojnë miliona gjëra që e kryejnë detyrën e tyre në univers por që ne nuk i njohim ato. Mosnjohja e tyre nga qenia njerë-zore nuk do të thotë se ato nuk ekzistojnë. Për t’a përmbyllur, përsa trajtuam në këtë kapitull, themi: All-llahu xh.sh. ka bërë që jeta të rrjedhë nga mashkulli dhe femra. Për çdo gjë ka krijuar çiftin. Shtimi nuk vjen, ve-tëm prej gjinisë së një lloji, por nga bashkimi i të dy gjinive. Më pas shfaqet Fuqia e All-llahut, e cila qëndron mbi ligjet dhe rregullat e proceseve natyrore. Pastaj u argumentua se jeta është zinxhirore, dhe ka li-dhshmëri prej Ademit, (e do të vazhdojë hallkë pas hallke) deri në Ditën e Kijametit. Ajo transmetohet nga një njeri i gja-llë, tek një njeri tjetër i gjallë. Kur të vijë vdekja çdo gjë stagnon. Gjithashtu, u agrumentua se, njeriu nuk mund të arrijë të kuptojë sekretin e jetës ose fillimin e krijimit. Ai nuk e di se si erdhi deri aty, sepse ai nuk e ka përjetuar ose dëshmuar atë. Përderisa njeriu nuk ka arritur të njohë një sekret, prej sekre-teve që është në brendi të trupit të tij (shpirtin), atëherë pse është kaq ambicioz që t’a kuptojë sekretin e krijimit të unive-rsit, në tërësi. All-llahu xh.sh. nuk e ka bërë mendjen mjet për t’i njohur sekretet e jetës, por mendja duhet të meditojë rreth shenjave të All-llahut në univers, vetëm sa për t’u bindur se i Lartësuari është Ai i Cili e ka krijuar këtë univers. Nëse të dërguarit e All-llahut kanë ardhur për të sjellë programin e Zotit, ka qenë e domosdoshme që mesazhi i këtyre të dërgu-arve të pranohej, por mjerisht ata u pritën në mënyrë injoruese. All-llahu na mbroftë prej kësaj.
Njeriu i nënshtrohet, së paku, ligjeve të jetës së tij: ligjeve të zgjimit dhe ligjeve të gjumit. Por, vërtet, ç’ka është jeta? Këtë pyetje do t’a shpjegojmë në kapitullin tjetër, inshaAllah, nëse ka shprehur i Lartësuari vullnetin e Tij. ***** **** *** ** * | ||||
|