FILLIMI I JETËS


Faqe 6
faqe
- 7 -

Faqe 8
Shumë dijetarë janë përpjekur, të na ofrojnë (hipoteza mbi) format e fillimit të jetës. Prej tyre kemi marrë lloj lloj teorish. Prej tyre kemi mësuar se fillimi i krijesave ishte nga njëqelizorët. Pastaj kjo qelizë është ndarë dhe është zhvilluar, e kështu me radhë ... vazhdon ajo çfarë thonë ata ...

Këtyre shkencëtarëve ju themi: ne nuk i marrim mësimet rreth jetës nga askush tjetër, përveç Krijuesit tonë. Vetëm krijuesi i diçkaje mund të na informojë për të. All-llahu xh.sh. është Krijuesi, dhe për këtë arsye edhe na tregoi se njeriun e ka krijuar prej dheut të tokës[1]. Shkenca bashkëkohore, pasi ka njohur se njeriu është krijuar nga dheu, është marrë me hulumtimin e elementeve të cilat i ka toka dhe ka zbuluar se, në të, gjenden tetëmbëdhjetë elemente kimike, - të njëjtat elemente që i ka edhe njeriu në trupin e tij.

Fiziku i njeriut dallon sipas këtyre elementeve. Do të shohim se disa njerëzve ju mungon sasia e duhur e hekurit, e magnezit, ose e kalciumit, etj. Pasi kjo vërtetohet me anë të analizave laboratorike bashkëkohore, mjeku përcakton diagno-zën. Pastaj, ai i jep dozën e ilaçeve që duhet të marrë pacienti për t’a plotësuar mungesën e elementeve që nuk i ka në trup. Por, këto tetëmbëdhjetë elemente (të tokës) janë po ato tetë-mbëdhjetë elemente të trupit të njeriut. Pra, All-llahu xh.sh. na ka informuar se e krijoi njeriun prej dheut dhe prej baltës së tharë, të zezë dhe me erë.

Kështu, All-llahu i Lartësuar, në Kur’anin Kerim, thotë:

" إذ قال ربك للملائكة إني خالق بشرا من طين "
“(Përkujtojeni kohën) Kur Zoti yt u tha melekëve: Unë po krijoj njeriun nga balta. ...[2]

Gjithashtu, në një verset tjetër, thotë:

"وإذ قال ربك للملائكة إني خالق بشرا من صلصال من حمإ مسنون. فإذا سويته و نفخت فيه من روحي فقعوا له ساجدين"
“(Dhe përkujtojeni kohën) Kur Zoti yt u tha melekëve: Unë po krijoj njeriun nga balta e tharë [3], e zezë dhe e formësuar [4]. Pra, kur Unë t’a kem përsosur atë, dhe t’i kem fryrë atij nga Shpirti Im, atëherë, ju përuljuni atij (bëjini sexhde)”[5] .

Kështu i ka përcaktuar All-llahu xh.sh. elementet e trupit të njeriut dhe etapat e krijimit. All-llahu xh.sh. u tregua i Mëshirshëm ndaj mendjeve tona, sepse, këtu, kemi të bëjmë me gjëra sekrete, prandaj Ai na jep pamjet e një dëshmitari, sa për t’ia afruar mendjes sonë, që të kuptojë më mirë.

Ne nuk e kemi përjetuar ose dëshmuar krijimin tonë, por çdo ditë e dëshmojmë vdekjen, që është bërë e zakonshme tek ne. Le të marrim si shembull ndërtimin e një ndërtese. Kur ti ndërton një ndërtesë, kuptohet fillon nga themelet, pastaj nga kati nëntokësor, pastaj nga kati i parë, i dytë, ... e kështu deri tek ai i fundit. Kur fillon t’a rrënosh atë, detyrimisht fillon nga ai i fundit. Githashtu, nëse ke për qëllim të udhëtosh [6] nga Prishtina për në Tiranë, Tirana është stacioni yt i fundit. Kur mendon të kthehesh përsëri, qyteti i parë që do të lesh mbrapa është qyteti i Tiranës. Kështu është edhe me vdekjen, ajo është e kundërta e jetës, prej së cilës kemi ardhur. Gjëja e fundit që ka hyrë në trupin e njeriut, sipas asaj që na ka info-rmuar All-llahu xh.sh., është shpirti.

  1. Ai pra, (shpirti) duhet të jetë i pari që do të ndahet prej trupit.
  2. Pastaj trupi i njeriut të vdekur, mer formën e shtangosjes- thuajse është i ngrirë.
  3. Pastaj trupi kalbet dhe mer formën e baltës së kalbur me erë të rëndë.
  4. Pastaj asaj balte të kalbur, i shteret edhe uji dhe ngelet vetëm dheu.

Kjo është e vërteta të cilën e ka theksuar Kur’ani Kerim. Çdokush, që i vjen vdekja, është dëshmitar i saj.

Njeriu ka dëshirë të dijë se ç’është vdekja? Më së pari ai duhet të kuptojë jetën. Shpirti është ai që i jep jetë trupit. Shpirti, gji-thashtu, është i krijuar, ai është në brendinë tënde, por është i pa njohur për ty. Ti nuk e di se ç’është shpirti, por di gjurmët që ai le tek ti. Ai është që t’i jep ndjenjat dhe të jep jetën.

******
*****
****
***
**
*
  1. Toka ka disa shtresa, e para prej të cilave është shtresa humusore (shënim i përkthyesit)
  2. Kur’an, Sad / 71
  3. Balta e tharë- argjilë, deltinë ose baltë e zezë
  4. Balta e formësuar – balta së cilës i është dhënë forma e njeriut në kallëp, dhe është tharë.
  5. Kur’an, Hixhr / 28-29
  6. Autori e ka thënë: Aleksandri, pra, prej Kairos në Aleksandri

Faqe 6
faqe
- 7 -

Faqe 8