ARGUMENTI LOGJIK I RINGJALLJES


Faqe 37
faqe
- 38 -

Faqe 39
Tani, përpara këtyre fakteve (argumenteve), është më afër mendjes të themi se secili njeri ka pamjen e vet dhe nuk i ngjason askujt. Pra, njeriu, nuk është kopja e tjetërkujt. Ai ka cilësitë e tij, që e bëjnë atë të dalluar nga të tjerët. Këto gjëra të veçuara të tij e bëjnë atë të ketë shifrën ose kodin e tij, qysh nga formimi i spermatozoidit të tij. Që nga filli i të qenurit njeri prej Botës së Dherrit ose vdekjes, deri në këtë botë, ku do t’a kryejë detyrën e tij.

Ne, që prej atëherë, e dimë saktë se do të rikthehemi në jetën tjetër, e cila është më e lehtë se ajo e para, edhe pse për All-llahun xh.sh. nuk ekziston shprehja më e lehtë ose më e vështirë. Atij i mjafton gjësendit t’i thotë ‘Bëhu’ dhe ai bëhet. Por ne këtë shprehje e themi sa për t’a kuptuar ne, se rikrijimi është më i lehtë përsa na përket neve krahasuar me krijimin e parë. All-llahu i Lartmadhëruar, në Kur’anin Kerim, për t’a afruar kuptimin sa më afër mendjeve tona, thotë:

" و هو الذي يبد ئو الخلق ثم يعده و هو أهون عليه "

Ai krijon prej asgjëje, dhe Ai e përsërit atë; për Të - kjo është shumë e lehtë...”[1]

Transferimi ynë nga një etapë në një etapë tjetër, në udhëtimin tonë drejt përjetësisë nuk bëhet ndryshe përveçse me Fuqinë e All-llahut xh.sh. Dalja jonë nga varrezat, nuk duhet të kuptohet se është jeta jonë e amshueshmërisë- ahiretit. Kjo dalje shërben vetëm për t’u paraqitur tek Dita e Llogarisë. Atëherë, mbarë njerëzi do të ringjallen nga varrezat e veta, pra, prej aty ku ishin varrosur. Ata do të dalin prej aty dhe, ashtu siç thamë, do t’i thuhet spermatozoidit: Bëhu. Ashtu siç ishte spermatozoidi në botën e Dherrit, i cili përpëlitej në pamje të vdekjes.

Kështu do të vazhdojë derisa të urdhërojë All-llahu e të thotë: Bëhu! Dhe jeta do të fillojë, derisa të realizohet e shkruara e tij, që prej shtatzënisë, lindjes, fëmijërisë, adoleshe-ncës dhe jeta e tij e caktuar deri në vdekje. Kështu do të jetë edhe me momentin e ringjalljes, atëherë kur spermatozoidit do t’i thuhet: Bëhu! Njerëzit do të fillojnë të dalin prej varrezave të tyre. Por, si do të dalin?

A do të stërmundohet së përpjekuri njeriu për të dalë nga varreza, apo do t’a zhbirojë dheun, që ka sipër, për të dalë? Jo, asesi, toka do të shkapërderdhet për të me urdhërin e All-llahut.

Le të lexojmë thënien e All-llahut:

" يوم تشقق الأرض عنهم سراعا ذلك حشر علينا يسير."

“'Ditën kur toka do të çahet (hapen varrezat) e të dalin ata me nxitim, kjo është (dita e) grumbullimit (i gjithë njerëzimi për t’u marrë në pyetje), për Ne kjo është fare e lehtë.” [2]

Pse e quajti All-llahu i Lartmadhëruar Dita e Grumbu-llimit (Hashr-in)? Sepse secili që është varrosur në tokë do të dalë prej saj, edhe pse (njerëzit) nuk janë varrosur njëherësh. Ata janë varrosur përgjatë shekujve të shumtë dhe pjesët e tyre janë zbërthyer dhe shpërndarë nëpër vende të largëta midis vete dhe, përfundimisht, janë shndërruar në dhé. Por, prapse-prapë, të gjithë do të dalin përnjëherësh. Toka do t’iu bëhet e ngushtë dhe për këtë arsye i Lartmadhëruari e quajti Dita e Grumbullimit (Hashr), sepse kallaballëku do të jetë shumë i madh.

Le të supozojmë p.sh. që Egjipti t’i presë vetëm të vdekurit e vet, që kanë vdekur para shumë shekujsh. Të gjithë njerëzit do të vijnë njëherësh. S’do mend se do të bëhej një rrëmujë e madhe dhe ato ditë do të ishin ditë të tmerrshme.

Në kohën kur unë isha në Amerikë, një person më pyeti: Ku shkon shpirti pas vdekjes? Iu përgjigja: aty ku ishte para se të vinte në këtë jetë. Një tjetër më pyeti: si do të bëhet regjistrimi për të gjitha ngjarjet në univers? I thashë: Ato nuk janë vetëm të regjistruara, por edhe të shkruara tek All-llahu i Lartmadhëruar, para se ato të ndodhnin. Ky është edhe një argument i Fuqisë Hyjnore që përfshihet në Diturinë e All-llahut. Secila punë dhe secila ngjarje bëhet sipas regjistrimit të All-llahut për të.

Lexoni thënien e All-llahut të Lartmadhëruar:

" ما أصاب من مصيبة في الأرض و لا في أنفسكم الا في كتاب من قبل أن نبرأها ان ذلك علي الله يسير "

“Asnjë fatkeqësi (mjerim) nuk e godet tokën, e as juve, pa qenë e shënuar që më parë në Libër. Me të vërtetë, për All-llahun, kjo është e lehtë!”[3]

Se sa preciz është regjistrimi, këtë do t’a shpjegojmë me anën e shembullit të syrit të kriminelit. Atij, në bebëzën e syrit i paraqitet fytyra e tij e kriminelit (katilit). Sikur ne të kishim mundësi t’a zbërthenim bebëzën e syrit të kriminelit, do t’a kishim parë apo njohur menjëherë pamjen e tij kriminale. اdo gjë është e regjistruar, dhe për këtë ka argumente. All-llahu xh.sh. para se t’a krijonte jetën, krijoi vde-kjen. Kur të lindë njeriu, meleku i vdekjes është vazhdimisht në përcjellje të tij. Jeta e njeriut në këtë botë është aq sa e ka caktuar meleku i vdekjes për të. Kur ai e takon atë, atëherë e ka exhelin.

******
*****
****
***
**
*
  1. Kur’an, 30 / 27- përkthimi i këtij ajeti është bazuar sipas përkthimit të Hasa nef. I. Nahit
  2. Kur’an, 50 / 44
  3. Kur’an, 57 / 22

Faqe 37
faqe
- 38 -

Faqe 39