RICIKLIMI I DY KRIJIMEVE: I VDEKJES DHE I JETËS


Faqe 23
faqe
- 24 -

Faqe 25
Le të shohim tani përfundimin e jetës. Përfundimi i jetës, gjithashtu, është në kompetencat e All-llahut xh.sh. Askush nuk mund t’i japë përjetësi vetes së vet, apo të tjerëve. All-llahu i Lartësuar i thotë të Dërguarit të Tij, Muhammedit s.a.v.s.:
" و ما جعلنا لبشر من قبلك الخلد أفاين مت فهم الخالدون "

Ndërsa Ne, para teje askënd nuk e kemi bërë të përjetshëm, nëse ti vdes; a mos (vallë) ata (pabesimtarët mendojnë se) do të mbesin gjallë (përjetësisht)!?”[1]

Vërtet, njerëzimi ka ecur dhe po ecën me një zhvillim të lakmueshëm. Teknologjia më e sofistikuar e kohës dëshmon për këtë realitet, por të gjitha shkencat janë të paafta t’a ndalo-jnë vdekjen, pavarësisht prej fjalëve “shpresëdhënëse” të cilat thonë njerëzit. E vërteta është se ne nuk jemi të disponuar të bëjmë polemika me ata njerëz, të cilët paraqesin ide të ndryshme (mbi vdekjen), përveçse asaj se i është afruar exheli.

Megjithatë, ekziston një pikë për të cilën duhet pole-mizuar. Le të shohim se ç’na thotë i Lartësuari All-llah, në Kur’anin Kerim:

" يخرج الحي من الميت و مخرج الميت من الحي "

...Ai e nxjerr të gjallin prej të vdekurit, dhe nxjerr të vdekurit prej të gjallit...”[2]

Disa dijetarë që janë marrë me komentimin e Kur’anit, këtë ajet[3] e kanë shpjeguar në mënyrë shumë të gabuar: All-llahu (sipas tyre) e “nxjerr vezën prej pulës, ndërsa veza është e ngordhur. Kështu del i vdekuri prej të gjallit. Ndërsa i gjalli del prej të vdekurit – del zogza prej vezës.”

Ne, më sipër, folëm për këtë pikë dhe thamë: ky koment është shumë i gabuar, për arsye se çdo gjë, që është në botë, është e gjallë. اdo gjë ka jetën e vet, madje edhe eleme-ntet e ngurta jetojnë. Pra, nëse çdo gjë që kemi në këtë botë është e gjallë, atëherë kush është i vdekur prej të cilit do të dalë i gjalli?

Themi se etapat e vdekjes janë: si ajo e hershmja, ashtu edhe ajo ardhmja. Ne pra ishim të vdekur para se të vinim në këtë botë. Kur ne të vijmë në këtë botë, fillon cikli i jetës së gjallë. Pastaj ne vdesim përsëri.

Pra, çdo gjë që ekziston në këtë univers qëndron midis ciklit të krijimit (të periudhës së vdekjes dhe jetës). All-llahu xh.sh. thotë:

" كيف تكفرون بالله و كنتم أمواتا فأحياكم ثم يميتكم ثم يحييكم ثم اليه ترجعون"

Si mund të mos t’a besoni All-llahun, kur ju ishit të vdekur e Ai ju dha jetë; pastaj Ai do t’iu bëjë të vdisni, dhe gjithsesi pastaj do t’iu ngjallë, (dhe më në fund) tek Ai do të ktheheni.”[4]

Çdo gjë që është e gjallë e ka detyrën e vet në këtë botë. Kur e kryen detyrën e vet, largohet nga jeta e kësaj bote dhe bëhet e pajetë (e vdekur). Pema p.sh., kur përfundon së dhëni fruta, thahet dhe largohet nga kjo jetë, sepse ajo e ka kryer detyrën e vet. Gjithashtu, çdo kafshë pasi e kryen detyrën e vet gjatë jetës së saj, ngordh dhe largohet nga kjo botë.

Kështu është edhe me njeriun. Edhe ky ka detyrën e vet gjatë kohës kur ai është në jetën e të gjallëve. Ai konsiderohet në kohën e testimit, të cilën ia ka caktuar All-llahu xh.sh. Dhe pasi All-llahu t’a ketë testuar disa herë, jeta e tij do të përfundojë, për shkak se detyra për të cilën ai ka ardhur në këtë jetë ka përfunduar.

Tani kthehemi sërish dhe pyesim: Nëse çdo gjë, që kemi në këtë botë, konsiderohet e gjallë, atëherë ku është vdekja?

  1. Kur’an, 21 / 34
  2. Kur’an, 6 / 95
  3. Ajet- verset Kur’anor ose një prej fjalive të All-llahut në Kur’an.
  4. Kur’an, 2 / 28

Faqe 23
faqe
- 24 -

Faqe 25