NEMRUDI SI “VDEKJEPRURËS DHE JETËDHЁNЁS”


Faqe 20
faqe
- 21 -

Faqe 22


Kur’ani Kerim na transmeton tregimin e Nemrudit, personit që All-llahu xh. sh. i kishte dhënë pushtet të madh. Në vend që të ishte falënderues, të sillej mirë dhe të ishte mirënjohës për të mirat që i kishte dhënë i Lartësuari, ai ishte vetëdashuruar me vetveten e tij dhe ishte mashtruar pas kësaj bote. Ai pretendonte se edhe ai u jepte njerëzve jetë dhe vdekje. Le të lexojmë thënien e All-llahut xh.sh.:

" ألم تر الي الذي حاج ابراهيم في ربه أن ءاتاه الله الملك اذ قال ابراهيم ربي الذي يحيي و يميت قال انا أحي و أميت قال ابراهيم فان الله يأتي بالشمس من المشرق فأت بها من المغرب فبهت الذي كفر و الله لا يهدي القوم الظالمين "
A nuk e pe atë që polemizoi me Ibrahimin për Zotin e tij (All-llahun): sepse All-llahu atij (Nemrudit) i kishte dhënë pushtet. Kur Ibrahimi tha: “Zoti im është Ai që jep jetë dhe sjell vdekjen”.Ai tha:“Unë gjithashtu ngjall dhe vdes”. Ibrahimi pastaj i tha: “All-llahu sjell diellin prej lindjes, pra, sille ti prej perëndimit”. Atëherë, ai i cili kishte mohu-ar, mbeti i hutuar, sepse All-llahu nuk i udhëzon keqbërë- sit. ” [1]

Për t’a justifikuar thënien e tij, Nemrudi urdhëroi që t’i afrohej njëri prej gardës së tij. Pastaj urdhëroi që atë t’a vritnin. Me këtë shembull, ai deshi t’iu tregojë të pranishmëve se me atë urdhër ai e mbyti atë (pra, se jep vdekje)!! Në momentin e ekzekutimit tha: Lirojeni, e kam falur. Me këtë urdhër ai shprehu ngjalljen e tij (pra, se jep jetë)!!

Atij i themi se ai nuk i ka dalluar këto dy ngjarje, nuk i ka dalluar veprimet midis vdekjes dhe vrasjes. Mbytja nuk është vdekje, por është shkatërrim i trupit derisa të dalë shpirti prej tij. Shpirti nuk rri në trupin e shkatërruar, ai qëndron në trup të shëndoshë, me disa premisa të veçanta. Për këtë, All-llahu xh.sh., për të dërguarin e Tij s.a.v.s. thotë:

" و ما محمد الا رسول قد خلت من قبله الرسل أفاين مات أو قتل أنقلبتم علي أعقابكم و من ينقلب علي عقبيه فلن يضر الله شيئا و سيجزي الله الشاكرين"
Muhammedi s’është tjetër veçse i dërguar. Por, edhe para tij ka pasur të dërguar. Në qoftëse ai vdes ose vritet, a mos do të ktheheshit prapa!? Kushdo që të kthehet prapa (në injorancë dhe fe të gabuar), All-llahut nuk i bëjnë kurrfarë dëmi, ndërsa All-llahu do t’i shpërblejë falënderuesit.”[2]

Pra, vdekja ndryshon nga vrasja. Vdekje do të thotë kur shpirti del prej trupit pa ndonjë imponim dhe në qetësi. Këtë lloj vdekje nuk e bën askush përveç All-llahut xh.sh. Ndërsa vrasjen, njeriu ka mundësi që t’a bëjë me ndonjë mjet të mprehtë ose me plumb. Në të dyja rastet, shpirti do të dalë nga trupi. Në rastin e parë (pra, në vdekje) shpirti del nga trupi me qetësi të plotë. Ndërsa, (në rastin e vrasjes) së pari, do të shkatërrohet ndërtimi strukturor i trupit, pastaj do të dalë shpi-rti. Pra, që të dy: si ai vdekuri, ashtu edhe ai i vrari do të ri-ngjallen, ose do të dalin në Ditën e Tubimit[3].

" و لئن متم أو قوتلتم لألي الله تحشرون "
Sikur të vdisni ose të vriteni, ju me siguri tek All-llahu do të tuboheni.[4]

Nga kjo mësojmë se cilido të jetë përfundimi i njeriut, qoftë i vrarë, qoftë i vdekur, ai do të dalë në Ditën e Kijametit para All-llahut xh.sh. Ashtu siç thamë, jeta është antinomi i vdekjes, dhe gjithashtu vdekja është antinomi i jetës. Për këtë arsye, këto dyja nuk bashkohen në asnjë pikë të vetme, kështu pra, kemi ose jetë, ose vdekje.

Për këtë, i Lartësuari, thotë:

" الذي خلق الموت و الحياة ليبلوكم أحسن عملا و هو العزيز الغفور "
I Cili ka krijuar vdekjen dhe jetën, për t’ju provuar se kush prej jush bën punë të mira[5]; - Ai është i Plotëfu-qishëm dhe Falës.”[6]

Jeta, thuajse, është eksperimetale. Pas saj vjen vdekja dhe fillojnë etapat e tjera të ahiretit, e deri tek marrja në pyetje – llogaria. All-llahu xh.sh., momentin e vdekjes, e ka mbajtur sekret prej nesh. Atë nuk e di askush, dhe askush nuk e di se kur do të paraqitet ajo.

I Lartësuari, për këtë, thotë:

" و ما تدري نفس ما ذا تكسب غدا و ما تدري نفس بأي أرض تموت ان الله عليم خبير"
...e askush nuk e di se çfarë do të fitojë nesër, gjithashtu askush nuk e di se në ç’vend (të botës) do të vdesë. Vërtet, All-llahu është i Gjithëditur dhe njohës i çdo gjëje.”[7]

Fshehja e vdekjes është një prej Urtësive të Tij të mëdha. Së pari, njeriu e pret vdekjen në çdo moment të jetës së tij. Pritja e tij, në çdo çast, konsiderohet si lajm i vdekjes. Ti pra, je i vetëdijshëm se mund të vdesësh në orën e ardhshme. Kjo bën që ti t’i përshpejtosh gjërat dhe t’i përbyllësh më mirë. Këtë e bën nga frika se mos po të vjen exheli dhe mbetesh vetëm me pak vepra të mira që i ke bërë. Kështu, kjo pritje të ndalon prej veprave të këqija, nga frika se mos po të shkatërrohet (po merr fund) jeta dhe se nuk do të kesh kohë për pendim. Pra, se mos të kap vdekja në flagrancë (duke kryer mëkat).

Pra, fshehja e exhelit apo e momentit të vdekjes, është një prej urtësive më të mëdha. Ajo, në të njëjtën kohë, shërben si nxitësi më i madh për vepra të mira dhe për largimin nga veprat e këqija apo nga mëkatet. Kjo e përgjithëson mirësinë në univers dhe, njëkohësisht, e vret të keqen.

Pra, duhet të jesh i bindur: Nuk ka shkaktar për vdekjen pa caktim (exhel). Mos i beso sëmundjes që të vdes, ose plumbit që të vret, se mund të ndikojë në vdekjen ose caktimin tënd (exhelin), e as të ndonjë njeriu në këtë jetë. Ndodh që kur njeriu sëmuret, vetëm me një aspirinë ose me një gotë çaj t’a shërojë atë (sëmundjen), sepse është caktuar që të jetojë edhe më tutje. Por ndodh që të sëmurit t’i qëndrojnë mbi krye me dhjetëra mjekë në spital, ose i tërë ekipi mjekësor të përkujdeset për të, por pa sukses, sepse atij i ka ardhur momenti i vdekjes (exheli). Kjo për arsyen se vdekja është prej caktimeve të All-llahut, dhe caktimet e All-llahut nuk mund t’i zmbrapsë askush.

I Lartësuari thotë:

" قل لا أملك لنفسي ضرا ولا نفعا الا ما شاء الله لكل أمة أجل اذا جاء أجلهم فلا يستئخرون ساعة و لا يستقدمون"
Thuaj: Unë nuk zotëroj asgjë për t’i bërë dobi e dëm vetes sime, me përjashtim të asaj që All-llahu ka shprehur në vullnetin e Tij. Çdo popull e ka fundin[8], kur t’i vijë ai fund, nuk ka mundësi askush t’a shtyjë atë, qoftë edhe për një çast, gjithashtu, nuk ka mundësi as ta përshpejtojë (këtë caktim-fund).”[[9]

Mos e lodh veten me shkaktarët e vdekjes, sepse vdekja, kur e ka ditën e saj, vjen me të gjitha shkaqet e mundshme në univers. Askush nuk ka fuqi për t’a penguar atë. është pyetur Aliu, i biri i Ebu Talibit r.a.: A e ke frikë vdekjen? Ka thënë: Jo. Në momentin kur ajo të vijë, askush s’e ndalon dot. Gjithashtu, askush nuk mund t’a përshpejtojë atë nëse nuk e ka kohën e vet.

Shkaktarët që sjellin vdekjen, si p.sh. sëmundja, pleqëria, e të tjera, të gjitha këto janë shkaqe jo reale, që nuk kanë të bëjnë me të vërtetën. Kur të vijë vdekja, nuk ka nevojë për shkaktarë. Por, detyra jonë është të themi: ai vdiq se i erdhi momenti i caktuar (exheli). I Lartmadhëruari thotë:

" أينما تكونوا يدرككم الموت و لو كنتم في بروج مشيدة"
Kudo që të ndodheni, vdekja do t’iu kapë, madje qofshit edhe në kështjellat më të fortifikuara (në siguri të plotë) ...[10]

Tani, shkurtimisht, t’i përfshijmë ato se ç’thamë në këtë kapitull. Jeta dhe vdekja janë dy paralele të kundërta njëra me tjetrën, ato nuk takohen midis tyre. All-llahu ia ka ndaluar njeriut përjetësinë në këtë botë. Vdekja është momenti kalimtar ose transformuesi i jetës. Vdekja do të përfundojë pasi të vetëflijohet në Ditën e Kijametit.

Njeriu do të jetë i përjetshëm në univers, ai do të jetojë ose në xhennet ose në xhehennem (All-llahu na mbroftë prej tij). Jeta në varreza ka një lloj të kuptuari. Për këtë arsye edhe duhet t’i përshëndesim të vdekurit kur u bëjmë vizitë atyre në varreza. Femohuesit i humbin shpresat në mëshirën e All-llahut. Derisa janë në varreza, ata janë jashtë ndikimeve kohore, prandaj nuk e ndiejnë atë. Përjetojnë diçka, sepse janë dëshmitarë të dënimit. Për njeriun, me vdekjen përfundon gjithçka, përzgjedhja që ishte dhurata e fundit nga All-llahu xh.sh. për të, mbaron në këtë etapë. Shenja e përmbushjes së misionit të tij në këtë botë është momenti i agonisë së tij. Ky moment tregon për mbarimin e kohës së zgjedhjeve midis alternativave të tij. Gjithashtu, edhe koha e eksperimentimit, në këtë moment, është duke iu sosur.

Kur t’i vijë koha e agonisë, besimtarit i paraqiten melekët e mëshirës, ata e përgëzojnë me xhennet. Ai vdes me kraharor të hapur, sepse tani do të rrugëtojë drejt një vendi më të mirë nga ai që ishte. Ndërsa, femohuesit do t’i paraqiten melekët e ndëshkimit. Ai do të goditet nga para dhe prapa. Ata ia përshkruajnë atij shijet dhe dhimbjet e vuajtjeve. Ai do të vdesë me fytyrë të shëmtuar, sepse rrugëtimi i tij do të jetë i keq, krahasuar nga ajo në të cilën ishte. All-llahu është Krijuesi i jetës dhe i vdekjes dhe askush nuk mund të pretendojë se e posedon këtë mundësi. Askush, përveç All-llahut, nuk mund të thotë se është jetëdhënës dhe vdekjeprurës. All-llahu i Lartmadhëruar e nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe, gjithashtu, e nxjerr të vdekurin nga i gjalli.

Ne deri tani folëm rreth vdekjes së njeriut. Po si qëndron problemi kur kemi të bëjmë me përjetësinë (amshueshmërinë)!? Cila është e vërteta e kësaj amshueshmërie? Këtë do të mundohemi t’a sqarojmë në kapitullin tjetër, nëse i Lartësuari ka shprehur vullnetin e Tij.

  1. Kur’an, 2 / 258
  2. Kur’an, 3 / 144
  3. Dita në të cilën do të tubohen të gjitha krijesat njerëzore për t’u marrë në pyetje. Pra, dalja nga jeta e Berzahit (varrezave) për t’u gjykuar (shënim i përkthyesit).
  4. Kur’an, 3 / 158
  5. Dhe është i sinqertë
  6. Kur’an, 67 / 2
  7. Kur’an, 31 / 34
  8. Çdo popull e ka të caktuar se sa do të jetojë - exhelin
  9. Kur’an, 10 / 49
  10. Kur’an, 4 / 78

Faqe 20
faqe
- 21 -

Faqe 22