JETA NË VARR


Faqe 17
faqe
- 18 -

Faqe 19
Kur të vijë Exheli, d.m.th., të vijë ora ose momenti i agonisë, atëherë kemi “jetën” në varreza. Kjo etapë përfundon me ringjallje. Sikur të jemi të mprehtë apo njohës të mirë, do t’a kuptonim se kemi të bëjmë me një kohë shumë të shkurtër, e cila nuk krahasohet me këtë jetë. Ajo (koha), pasi të jemi mbledhur në Ditën e Ringjalljes, nuk ka të bëjë aspak me (kohën që kemi pasur në) këtë jetë.

Kur’ani Kerim, na e sparon shumë qartë, kur All-llahu xh.sh. e shprehu këtë me fjalën ‘vizitorë’.

I Lartësuari thotë:

'" الهاكم التكاثر. حتي زرتم المقابر "
Garimi për grumbullim (të pasurisë etj.) ju ka hutuar, (mjerisht kështu vazhduat) derisa vizituat varrezat (u bëtë të vdekur)[1]

Çka do të thotë se njeriu në varreza është vetëm vizitor? Kjo do të thotë se ai aty nuk qëndron përgjithmonë. Përderisa është vizitor e nuk qëndron aty, vizita nënkupton një periudhë kohore të shkurtër, e cila ka fundin e vet. Periudha e vizitës do të mbarojë në Ditën e Tubimit[2]. Sipas kësaj, vdekja kuptohet të jetë transferim prej një ligji në një ligj tjetër të ndryshëm nga ai që ishim më parë. Njeriu gjatë jetës së tij, është vetëm një trup material, por me vdekjen e tij, trupi kthehet përsëri në tokë, pastaj ai trup, në Ditën e Gjykimit, do t’i kthehet përsëri pronarit të vet.

Vdekja fillon që nga momenti i agonisë. Fjala ‘agoni’ nënkupton momentin kur liria e zgjedhjes së individit ka përfunduar. Njeriu pra, në jetën e tij në këtë botë, ka mundësinë e përzgjedhjes. Ka mendjen, me të cilën zgjedh kur i ofrohen alternativat. Por, në një çast, atij i ndërpriten këto mundësi. Atij i përfundon koha e përzgjedhjes. Atij dikur i mbaron koha eksperimentale dhe jeta e provimit dhe sprovave. Atij i fillon një etapë tjetër e re, aty ku nuk ka mundësi të përzgjedhë. Atë tani e pushton jeta e detyruar. Njeriu në momentin e agonisë, e kupton bindshëm se ka vdekur. Ai, në ato momente, do t’i shohë melekët. Ai do të shohë krijesa të reja të All-llahut, të cilat i ishin të panjohura më parë.

Le t’a lexojmë thënien e All-llahut xh.sh. në Kur’anin Kerim:

" لقد كنت في غفلة من هذا فكشفنا عنك غطاءك فبصرك اليوم حديد"
“(Përgënjeshtruesit do t’i thuhet) Vërtet, ishe i pavëme-ndshëm ndaj kësaj (momentit të vdekjes). Ndërsa sot (në ahiret) të kemi hequr perden tënde (të të pamurit), dhe shikimin e ke shumë të qartë.”[3]

Në këto momente përjashtohet jeta njerëzore, sepse atij tani i përcaktohet përfundimisht fati i tij. Ai, tani, do t’a dijë saktësisht se a do t’i përkasë banorëve të xhennetit apo të xhehennemit. Ai do të shohë ose melekët e mëshirës, ose melekët e ndëshkimit. Këto informacione i kemi nga i Lartë-suari All-llah, në librin e Tij të mrekullueshëm, kur Ai iu flet banuesve të xhennetit, në momentin kur do t’u paraqitet vdekja.

I Lartmadhëruari thotë:

" الذين تتوفاهم الملائكة طيبين يقولون سلام عليكم ادخلوا الجنة بما كنتم تعملون"
Atyre (njerëzve) që ua gjejnë shpirtrat e pastër, ua marrin melekët duke ju thënë: Selamun Alejkum (Shpëtimi qoftë mbi ju), hyni në xhennet në saje të asaj që keni punu-ar.” [4]

Nga kjo mësojmë se besimtarët konsiderohen si pronarë të veprave të mira, prandaj, në momentin e agonisë, ata do t’i shohin melekët e mëshirës. Shfaqja e këtyre mele-këve për këta njerëz, është sihariq se janë prej banuesve të xhennetit. Kjo jep të kuptohet se atyre iu shpalosen sekretet, pra, atyre ju shkon buza në gaz, sepse e kuptojnë se janë duke udhëtuar për në vende më të mira nga ç’ishin. Kur vdesin këta njerëz, i sheh të hijshëm dhe buzagaz, ata duken se po ikin të qetë, të sigurtë. Kjo fytyrë e bukur lë të kuptohet se këta ishin të kënaqur me premtimin e All-llahut, i Cili nuk e ndryshon kurrë premtimin e Vet.

Ndërsa ata të cilët ishin mohues, që silleshin me arro-gancë, që mëkatonin duke i bërë shok All-llahut dhe e luftonin fenë e Tij, takimi i të tillëve me vdekjen është i ndryshëm.

Për këtë, na informon Kur’ani Kerim:

" و لو تري اذ يتوفي الذين كفروا الملائكة يضربون وجوههم و أدبارهم و ذوقوا عذاب الحريق "
“(O Muhammed, sa vështirë do t’a kishe) sikur t’a shihje (tmerrin dhe frikën) kur melekët ua marrin shpirtrat femohuesve, duke i goditur nga para, e nga prapa dhe (duke ju thënë: tani) Shijojeni ndëshkimin e zjarrit.”[5]

Në adresë të mohuesve të All-llahut, i Lartmadhëruari na jep, gjithashtu, edhe një përshkrim tjetër.

Ai, në Kur’anin Kerim, thotë:

و لو تري اذ الظالمون في غمرات الموت و الملائكة باسطوا أيديهم أخرجوا أنفسكم اليوم تجزون عذاب الهونبما كنتم تقولون علي الله غير الحق و كنتم عن ءاياته تستكبرون"
“...'po t’a dije (o Muhammed) se në ç’gjendje janë zullumqarët gjatë agonisë së vdekjes, dhe kur melekët ua zgjasin duart (për t’ua nxjerrë shpirtin me ashpërsi dhe ashtu të tmerruar ju thuhet): Nxirrni shpirtrat tuaj! Sot do të pësoni ndëshkimin poshtërues, për shkak të pavërtetësive tuaja që i keni thënë në drejtim të All-llahut, gjithashtu ishit mendjemëdhenj (dhe tallës) ndaj argumenteve të Tij.[6]

Kështu pra, nga ky ajet kur’anor kuptojmë se, ashtu sikurse besimtarët që do t’a shohin fatin e mirë të tyre në xhennet gjatë momentit të agonisë, po ashtu edhe femohuesit do t’a shohin fatin e tyre të keq duke u dënuar në zjarr, kur të jenë në momentin e agonisë. Bile, melekët e ndëshkimit i urojnë “mirëseardhje” femohuesve për ndëshkimet që ata i kanë merituar. Ata do t’i godasin si nga para, ashtu edhe nga prapa trupit të tyre. Kështu që ata, në këtë formë, do t’a ndiejnë dhe shijojnë dhembjen e xhehennemit. Nëse fejohuesi ka qenë prej njerëzve të famshëm, ka qenë personalitet i njo-hur për pasuri materiale, ose për ndonjë arsye tjetër, ata (mele-kët) do të grumbullohen tek ai, për t’ia nxjerrë shpirtin me vra-zhdësinë më të madhe, që edhe në këtë moment t’a ndiejë dhe-mbjen. Ai do të përpiqet që të mos t’i dalë shpirti, por nuk do të mundet, sepse nuk ka as mundësi, e as forcë të duhur për t’i penguar.

Në këtë moment, liria e zgjedhjes e individit mbaron, ai tani do të marë statusin e të detyruarit, sikurse edhe llojet e tjera në univers. Ai kishte një status shumë të begatë, në jetën e kësaj bote (botës sonë). Një prej shenjave së përmbylljes së keqe (lusim All-llahun që të mos jemi prej tyre), është se do t’i shohësh femohuesit (qafirët ose mizorët) se si u shprishet fyty-ra, se si u deformohet trupi dhe se si u humb shkëlqimi prej vuajtjeve të dënimit, që ai është duke përjetuar në ato momente.


I Dërguari s.a.v.s. i All-llahut, i këshillonte shokët e tij, duke ua tërhequr vëmendjen dhe duke përshkruar përfundimin e atyre njerëzve që i përkasin këtij lloji. Ai iu thoshte: O ju njerëz,

“Ju keni shenjat dhe përfundojeni jetën tuaj duke i përcjellë ato shenja, ju, gjithashtu, keni përfundimin tuaj dhe përmbylleni këtë përfundim tuajin. Pa dyshim, besimtarët janë midis dy momenteve të frikshme. Midis exhelit[7] të kaluar, me të cilin nuk di se çfarë All-llahu ka përgatitur për të, dhe midis exhelit të mbetur, që gjithashtu nuk e di se çfarë të kaluar kishte. Le t’a përgatisë robi veten e tij në atë mënyrë, sa të duket se është vetja e tij, që prej botës së tij deri në përfundim[8]. Kemi prej atyre që thinjen para pleqërisë dhe prej tyre që e përjetojnë para vdekjen. Pasha Atë në dorën e të Cilit është fryma (nefsi) i Muhammedit, pas vdekjes nuk ka kthim në vuajtje, dhe gjithashtu pas kësaj bote nuk ka derë tjetër, përveç të xhennetit ose të xhehennemit”.

Në momentin e agonisë, ashtu siç na e ka përshkruar All-llahu xh.sh. në Kur’anin Kerim, do të na largohet perdja, do të na hiqen të gjitha pengesat dhe do të mundemi të shohim më qartë, sepse do të na shpaloset gjithçka që na ishte e panjohur.

Këtë e vërtetojmë me thëniet e All-llahut në Kur’an:

" فلولا اذا بلغت الحلقوم و انتم حينئذ تنظرون و نحن أقرب اليه منكم ولكن لاتبصرون"
Përse atëherë, kur t’iu vijë shpirti në fyt[9], e ju jeni duke e shikuar. (Dijeni) Ne jemi më afër tek ai se ju, por ju atë nuk e shikoni.”[10]

Në këtë moment fillon etapa e parë e jetës së ahiretit, sepse për të që vdes, kijameti ka ndodhur dhe ai do t’a njohë jetën tjetër (ahiretin e tij). Kur të vdesë, ai dëgjon, por nuk është në gjendje të përgjigjet. Ai sheh, por nuk është në gje-ndje të transmetojë se çfarë është duke parë. Ai, gjithashtu, kupton njëlloj sikurse kuptojnë të gjallët.

I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. thotë:

“Kur t’i vizitoni varrezat, përshëndetini banuesit në atë vend, duke ju thënë: Selamun alejkum, o ju shtëpi të njerëzve besimtarë.”

Përderisa i Dërguari All-llahut s.a.v.s. na ka urdhëruar për këtë, aty, detyrimisht, ka njohje. Të gjithë ata që banojnë aty, pra në varreza, e kuptojnë këtë përshëndetje, pasi përndry-she, Muhammedi s.a.v.s nuk do të na kishte urdhëruar për këtë.

Pra, banuesit e varrezave i dëgjojnë vizitorët dhe e ku-ptojnë selamin e tyre, sepse ai iu atribuohet atyre. Kemi edhe një njohje tjetër, me anën e mendjes, e cila i bën ata t’a dallo-jnë të mirën dhe të keqen, apo shpresën dhe dëshpërimin.

I Lartësuari, në Kur’anin Kerim, thotë:

" يا ايها الذين ءامنوا لا تتولوا قوما غضب الله عليهم قد يئسوا من الأخرة كما يئس الكفار من اصحاب القبور"
O ju që keni besuar, mos u miqësoni me ata njerëz prej të cilëve All-llahu është i zemëruar. Ata i kanë humbur të gjitha shpresat për botën tjetër, ashtu siç i kanë humbur shpresat pabesimtarët që kanë vdekur. (që të shpresojnë se s’do të ringjallen në Ditën e Gjykimit).”[11]

Meqenëse kanë arritur këtë shkallë të dëshpërimit, atyre me siguri iu është mundësuar që të mendojnë dhe të ko-nceptojnë diçka. Përndryshe, ata nuk do të dinin të dëshpë-roheshin ose t’i përjetonin ato ndjenja, përveçse me dhënien e mundësisë për t’i dalluar gjësendet. Sepse ata, në ato momente, që përndryshe kuptohen se janë momente shprese, ata e ndiejnë këtë dëshprim.

All-llahu i Lartmadhëruar ka thënë:

“كما يئس الكفار من اصحاب القبور ”
ashtu siç i kanë humbur shpresat pabesimtarët që kanë vdekur.(që të shpresojnë se s’do të ringjallen në Ditën e Gjykimit)”.
  1. Kur’an, 102 / 1-2
  2. Dita e Tubimit ose Dita e Ringjalljes është Dita në të cilën do të tubohet mbarë njerëzimi në një vend. Ai vend është po kjo botë. Në të nuk do të ketë, as male e as gjelbërime. Mbi kokat e njerëzve nuk do të ketë kurrfarë hije, e as freski, përveç diellit përvëlues. E vetmja hije e mundshme është Mëshira e All-llahut, e cila do t’i përfshijë disa grupe njerëzish, të cilët janë të theksuar në një hadith të Muhammedit s.a.v.s....për më gjerësisht lexo hadithet (shënim i përkthyesit).
  3. Kur’an, Kaf / 22
  4. Kur’an, Nahl / 32
  5. Kur’an, Enfal / 50
  6. Kur’an, Enam / 93
  7. Caktimit të përfundimit
  8. Që kur ka mbaruar së jetuari në këtë botë
  9. Kur njeriu është shtrirë në shtratin e vdekjes dhe po numëron çastet e fundit të kësaj jete
  10. Kur’an, Vakia / 83-85
  11. Kur’an, Mumtehineh / 13

Faqe 17
faqe
- 18 -

Faqe 19