Interneti allashqiptarçe/581
Jeni duke lexuar pjesë nga libri në punim e sipër:
|
Shkalla Paranjohuri |
ska |
Evropa e Lirë
redakto- Amza e redaksisë në gjuhën shqipe pran radio stacionit "Radio Evropa e Lirë" gjendet nën adresën bazë me prapashtesën e organizatave http://www.evropaelire.org/
- Faqja kryesore dhe skeleti
Skeleti i faqes kryesore qëndron edhe në faqet tjera me pakë ndryshime në përmbajtjen brenda rubrikave.
Skeleti ka formën e shkronjës "C", të formuar nga tri shtylla dhe të cilat e rrethojnë skenën për lidhjet e dëftuara. Kjo skenë në shumicën e përmbajtjeve ka shtyllën e me rubrika përkatëse.
Horizontalja e lartë e skeletit ka një meny statike me dëftimet: Si të dëgjohet; Orari i emisioneve; Intervista: Intervistat online; Regjistrimi; Kontaktet.
Vertikalja e skeletit ka një meny dhe katër rubrika të titulluara: Dëgjo - me dëftimet Sipas kërkesës, Orari dhe Ndihmë; Këndi tematik - me dëftime për përmbajtje aktuale; Frekuencat tona - prapa dëftimit gjendet një hartë e Kosovës me frekuencat veç e veç për shumicën e qendrave në Kosovë; Linku me dëftimet për lidhje të jashtme: RFE/RL; Kosovo news; zeriamerikes; slobodnaevropa; makdenes;
Në meny janë dëftuar rubrikat e përmbajtjes së radios: Lajmet; Aktuale; Kronika; Shtypi botëror; Shtypi kosovar; Rajoni; Bota; Të tjera. Gjitha përmbajtjet e këtyre dëftimeve, me përjashtim të dëftimit Lajmet, kanë rubrikën e arkivit të veçantë dhe rubrikën e titulluar Më të lexuarat.
Horizontalja e poshtme e skeletit është statike dhe ka dëftimet për dhërbimet Prodcast dhe RSS, si dhe një përsëitje të dëftimeve kryesore. Në fund të horizontales gjendet të dhënat mbi të drejtat e autrit : Radio Evropa e Lirë © 2009 RFE/RL, Inc. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
- Faqet ndihmëse për përdoruesin
Kjo faqe, në njërën nga rubrikat e shtyllës së djathtë ndër të tjera për përdoruesit e saj ka të dëftuar nën titullin "Ndihmë" faqen në të cilën ka një pasqyrë më të thjeshtë të amzës. Edhe pse aty me shenja njoftuese përdoruesi njoftohet se "faqja nuk ekziston" aty gjendet një pasqyrë e thjeshtë me tri rubrika e cila i ndihmon përdoruesit fillestar.
Brenda skeletit të "faqes që nuk ekziston" rubrika e parë është titullar Informacione, dhe ka dëftuar lidhjet e titulluara: Ne - në të cilën jepen të dhëna mbi misioni e radios; Rregullat e Forumi - janë të shkruar rregullat e forumit, mirëpo nuk ka dëftim të lidhjes me forumin!; Search Help - ka shkrime në gjuhën angleze; Podcasting - ka shpjegime të nevojshme për funksionimin e këtij shërbimi si dhe dëftimin podcast.evropaelire.org; Rregullat - ka të paraqitura rregullat e përdorimit për të cilat më gjerë, përdoruesi mund të informohet në adresën europaelire@rferl.org ; RSS - ka shpjegime rreth këtij shërbimi dhe funksionimin e tij për amzën përkatëse; Regjistrimi - faqe të cilës nuk po mund t'ja gjejë kuptimin, paraqet disa njoftime rreth shërbimeve posta elektronike, funksionit RSS dhe Podcast; Kontaktet - ka të dhëna për redaksinë si dhe dëftimet e adresave kontaktuese me personat që mbajnë funksionet e caktuara si dhe një fushë shënimin e komenteve nga ana e përdoruesve; Ndihmë - nuk ka asgjë pos skeletit të faqes; Ndihmë rreth shpërndarjes - ka një informim të shkurt si dhe dy dëftime, një të titulluar : mjeteve sociale që përdoruesin e lidhë me shpjegime në amzën en.Wikipedia (nuk është marrë ndonjë version i kontrolluar) dhe dëftimi tjetër direkt për adresën valonateliqi@gmail.com.
Rubrika e dytë e titulluar Rubrikat: në vete përmban një listë dëftimesh. Përmbajta prapa dëfrimeve shfaqet brenda skeletit të amzës. Aty janë të dëftuara lidhjet për përmbajtjet e titulluara: Lajmet; Aktuale; Intervista; Kronika; Shtypi botëror; Shtypi kosovar; Rajoni; Bota; Të tjera; Mysafiri online; Multimedia; Thënia e ditës; Këndi tematik . Në të vërtet vetëm rubrikat kryesore kanë përmbajtje, të tjerat janë boshe. Përmbajtja e tyre si duket freskohet - është logjike me lajme të reja.
Rubrika e tretë dhe e fundit në përmbajtjen e faqes ndihmëse është titulluar Programe. Kjo ka të dëftuar lidhjen e titulluar Programe dhe përmbajtja e saj ëstë boshe.