IX. DISPOZITAT KALIMTARE DHE TE FUNDIT
Kushtetuta e Kaçanikut - pjesa e nëntë (e fundit)
Neni 139 Për zbatimin e kësaj Kushtetute dhe sigurimin e kalimit në aplikimin e saj do të nxirret Ligji i veçantë kushtetues. Ligjin kushtetues e nxjerr Kuvendi i Kosovës me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Ligji kushtetues për zbatimin e Kushtetutës së Kosovës shpallet dhe hyn në fuqi njëkohsisht me Kushtetutën e Kosovës.
Neni l40 Kjo Kushtetutë hyn në fuqi ditën e shpalljes. Kaçanik,07.shtator 1990 KK. Nr. 1/90
REPUBLIKA E KOSOVËS
KUVENDI I REPUBLIKËS
- Në bazë të nenit 397 dhe 398 të Kushtetutës së Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, Kuvendi i Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 7 shtator 1990, merr këtë
V E N D I M
MBI SHPALLJEN E KUSHTETUTËS SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
- Sh p a ll e t: Kushtetuta e Kaçanikut, Kushtetutë e Republikës së Kosovës të cilën e aprovoi Kuvendi i Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 7 shtator 1990.
- KK nr. 2/90 NENKRYETARI I KUVENDIT
- Kaçanik, 7 shtator 1990
- Kryesuesi i mbledhjes: Iljaz Ramajli