Pepili/Matematika I dhe II
< Pepili
(Përcjellë nga Hipi Zhdripi i Pepilit/8)PARATHËNIE Ky tekst u hartua sipas plan-programit mësimor të Fakultetit Tekninë në Prishtinë dhe si i tillë u dedikohet, në radhë të parë, studentëve të vitit të parë të këtij fakulteti. Mirëpo, tekstin Matematika I dhe II mund ta shfrytëzojnë në tërësi edhe studentët e vitit të parë të Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore të degës së fizikës, meqë plotësisht i përgjigjet edhe programit mësimor të tyre. Së fundi besojmë se ky tekst do të jetë i mirë- seardhur edhe për studentë tjerë të Universitetit tonë, të cilët në plan-programet mësimore e kanë Kursin e matematikës së përgjithshme. Zaten, me botimin ë këtij teksti realizohet një dëshirë e kahershme e autorit që, sadopak, ta plotësojë një zbrazti qëmoti prezente në literaturën tonë universitare nga ky lëmë dhe në këtë mënyrë, në një anë t'i lehtësojë përpjekjet dhe angazhimet e subjekteve të gjera shoqërore në përmirësimin e kualitetit të studimeve, e në anën tjetër të kontribuojë në ngritjen e efikasitetit të studi- meve në universitetin tonë, ku për shumë studentë matematika paraqet barierën kryesore në aftësimit cilësor profesional të tyre. Teksti Matematika I dhe II përbëhet prej dy pjesëve (të cilat krijojnë një tërësi sipas semestrave) të ndara në 12 kapituj, ku shtjellohen konceptet dhe metodat , fundamentale të matematikës, të paraqitura në trajtimin bashkëkohor didaktiko-shkencor të tyre. Në secilin kapitull lënda e shtjelluar ilustrohet me një sërë shembujsh të zgjedhur, ndërkaq në fund të çdo kapitulli jepet edhe një numër i konsideruar detyrash për ushtrime. Këto detyra rëndom shoqërohen me rezultate përkatëse, e ngandonjëherë edhe me udhëzime të nevojshme, me gëllim të lehtësimit të punës së studentëve rreth përgatitjes së tyre në këtë lëndë. Gjatë hartimit të këtij teksti autori vazhdimisht ka pasur parasysh qëllimet dhe detyrat e mësimit të matematikës në institucionet e lartshënuara dhe atyre ua ka nënshtruar nivelin e rigorozitetit të paragitjes dhe të shtjellimit të materies duke theksuar në masë të nevojshme edhe aspektet e aplikueshmërisë së saj. Ne shpresojmë shumë se lënda e paragitur në këtë mënyrë, këtu, do t'u shërbejë studentëve si bazë solide dhe si njohuri e dobishme në studimet e tyre të mëtejshme. Nga ana tjetër literatura e shfrytëzuar prej nesh, literaturë kjo që regjistrohet në fund të librit, mund të shërbejë si një orientim i mirë për ata lexues , të ciIët kanë ambicie më të mëdha, që dëshirojnë në mënyrë më serioze të thellohen në studimin e kësaj lënde. Shi për këtë ne në tekst, në disa raste, i orientojmë lexuesit e këtillë në burime plotësuese. Në fund autori falënderon në mënyrë të veçantë recensentët: Dr. Ymer Merovcin, Dr. Emrush Gashin dhe Dr. Eshref Ademajin dhe kolegun e katedrës Mr. Fuat Rizvanollin, të cilët me këshillat dhe sugjerimet e tyre kontribuan në përsosjen e këtij teksti. Njëherit autori falënderon Entin e Teksteve dhe të Mjeteve Mësimore në Prishtinë që me plot zell dhe mirëkuptirn u angazhua në botirnin e këtij teksti mjaft të komplikuar. Prishtinë, janar 1981. Autori