Zemra e Nanës

Padallishtë, Drenicë
Ish kanë ni katunar. E martoi nana e vet vejushkë. Babë s´kish pasë djali. Gruen e kish pasë për qefi edhe e dojshin shoqi shoqin. Grueja e kish n´iri nanën e burrit, vjehrë, po s´kish çka me i ba. Ni ditë u çue e ra. Po rri ratë e u marue e smutë. Burri i v^et s´la vén pa kqyrë për ilaç, po shoqja nuk u çojke. Ni ditë po i thotë burrit:
- Hé, more njeri ilaçi jem â´kollaj, por po m´vjen keq me t´kallxue.
- Çka?
- M´e hangër zemrën e nanës tâne, unë çohna.
Djali edhe budallë, ja muer grueja m^et mirë, u çue e e preu nanën e vet. Ja nxor zemrën, e nguli n´maje t´thikës edhe po ja çon grues. Tuj ja çue grues zemrën e nanës shkallëve përpjetë, tuj ngá, zemra foli:
- Kadalë, bir, se po rrxohesh e po therresh n´thikë!

Nxierr nga PËRRALLA - Instituti Albanologjik i Prishtinës 1982 - faq. 3 (1)
Tregues: Mujë Loshi
Shënuar nga Anton Çetta më 1969