Na ishte seq na ishte atje diku një urë. E thirrnin ura e shenjtë. Askush nuk kishte arritur ta pushtonte atë urë. Nuk kishte mbretë që nuk e kishte provua të fus nën sundimin e tij. Por ja që atë urë e ruante ushtria e shqiponjave. Ashtu i thirrshin bijtë e bijat e atyre anëve ku ndodhej ura. Sa herë që ja arrinte ndonjë mbretë të afrohej dhe donte ta pushtonte uren, ushtria e shqiponjave paraqitej në anën tjeter të bregut të urës. Të gjithë ushtarët e mbretit e prisnin një ushtri të madhe, ashtu i kishte dalë emri. Por jo ishte ushtri e vogël, sa ni gogël - thonin ushtarët e mbretit, kur e shikonin nga ana tjeter e bregut. Para se të fillonte beteja, fillonin ritualet. Gjatë ritualeve bijt e bijat e ushtris së shqiponjave fillonin ritualin që e quanin "rituali i vetmohimit". Posa e fillonin këtë ritual, fillonte shpërbërja e radhëve të ushtrisë së mbretit. Disa ja mbathnin nga frika, disa të lindur ushtar ju bashkoheshin asaj. Kështu mbretit nuk i mbetej gjë tjeter ose ti bashkohej ose t'ja mbathte dhe ai.