Hipi Zhdripi i Përrallave/48
Na ishte njëherë një familje e lumtur. Baba punonte punë të përditëshme, nëna përkujdesej për puntë e shtëpis dhe i rriste tri çupat e veta. Dita-ditës çupat bëheshin më të bukura e më të bukuara. Secila ja kalonte tjetre. Qashtu mo sa që bukuria e tyre u bo e njohur deri tek mbreti. Një ditë prej ditësh, mbretnesha dhe mbreti vendosen që ta martojnë mbretin e ardhëshem. Princi ishte rritur dhe kishte arritur moshen e pjekuris. E qashtu, mbreti e mbretnesha pe afrojin djalin edhe po i tregojin që çupat më të bukura të dynjasë gjenden tek filon familja, në filon vend. Në fillim nuk i pëlqejke djalit me u martu, po nona vetë tu i folë, e tu i folë, ja mushi menen. Edhe princi pe i urdhnon shërbtort që me shku me lajmëru familjen e çupave që ka me ardhë princi me marr njonen prej tyne për gru. E qashtu, edhe shërbtortë shkun e lajmrun. Nona e çikave ra n'troha t'dreçit, kënej ja kojke që me martu nanjonen prej çupave, edhe ata me princin e në tjetren onë ajo krejt kohen ajo e majke msheft prej xhinëve që çupat e saj belbëzojshin. Edhe shka me bo, qysh me ja bo, e mes me marr vesh princi kur vjen me i pa. Po ju thotë çupave, a dini çka, kur t'vjen princi ju hiq mes folni. Veq punoni puntë e shpijes. Edhe u qunë e ta fshinë shpijen, e ta bonë qashtu mo, senet ma të mirat që i kishin nëpër xhejza i nxjerren për me zbukuru shpijen. Kur erdh princi me shërbëtorët, çupat ishin duke punu, njona tu e pregadit pasulin, tjetra tu i la çementat, e tjetra tu mush ujë. Edhe tu hyp princi shkallve e teperpjetë për me hi në odë t'burrave, çupa që ishë tu e zije pasulin e hutune mas tij, veq kur ka thonë "Uh! u derth vopa", pa njo pa dy kur tja priti tjetra "U s'ka ka thonë nona" edhe e vogla që ishë tu mush ujë pe ja pretë "U syqyr se nuk fola".