Na ishte seq na ishte. Na ishte një darsem në pikë të natës. Pika kërcente poshtë e lartë, vallzonte e trumpetonte, po zonin jashtë pikës kush nuk ja ndëgjonte. Këtë gjyshja nuk e di, se a ishte dikush jashtë me e ní. Por ato që ishin brenda bënin çudi. Ajo valle me shpejtësi ishte çudi pa mahi. Pikat n'pikë filluan me pasë zili deri sa nër veti përplaseshin pa harmoni pikës me ju afru nuk kishin mundësi se kish marrë nxitim me shpejtësi e në vend vet dojke me u kthy. Mat e mat, po pika me ik nuk kish mundësi, rruga ju kish zanë e s'kish ka me shpërthy. Nxitimi i pikës ishte aq i shpjetë sa që vetë vetën në çdo anë arrinte me prekë. Hapsëira për me livrit mrena në pikë për asnjë pikë n'pikë nuk kish metë, edhe pikat tjera fillun me u sjellë. Kështu filloj me u zhvillu një lojë e vërtetë cila ma tepër shoqe po thërretë në gji t'vetë.

Pika n'pikë, ra në njëri

Kështu dy rregulla dulën në këtë jetë, me ikë e më tërheqë. Këto rregulla secila pikë i kuptojë, disa më të shpejta, e disa më largë, në pikë të natës luhej një lojë e zjarrtë. Këtë gjyshja nuk e di, se a ishte dikush jashtë me e pa. Krejt kjo lojë filloj me hip e zhdrip e me mat e mat e ik.

Pika pikën në pikë nisi me përbi deri sa u ba një pikë nate në vetmi. Mate e mat, pika në vetmi ja me ik ja me vdekë në vetmi. Mate e mat, pika vendosi një pikë prej veti me lëshue kur nga nxitimi në nxitim për synin e njeriut guri e gërguri u krijuen. Juve mësuesja për energji e materie ka me ju kallxue. Pikat dy rregullat kurr nuk i kanë harrue. E unë gjyshja kaq dita me kallxu, se kur njana është më e ngadalshme se tjetra, ajo tjetra i duket e vërteta. Këtë përrallë guri i vetmumë e ka thanë, pak gëdhendun në këtë anë e në atë anë e, nga kryt e uji është kanë.

Edhe gjyshja, në mesnatë nisi me këndu O bilbil me pika-pika at-kom thanë mos rri me çika se ato janë kupilica, o bilbil me pika t'bardha at-kom thonë mos rri me plaka, se ato i kanë fjaltë e gjata, o bilbil me pika të kuqe a të kom thonë mos rri me nuse, se ato i kanë buztë e kuqe...


Pralla n'prall dukati n'ball. Thonë që prej asaj kohe u kri-u dhe koha fill ka fillu me shku si ujë. E n'koftë se energjia e materia janë hala gjallë pika të tilla me siguri që diku janë nalë e janë ba gurë o gërguri në rrejdhë të ujit i ka ngranë.