Ish kón qysh ish kón. Në pikë të natës, tu sjellë, tu hip e tu zhdrip, e prej vendit s'mujke me livrit. Mat e mat, iki, iki pika me shumë nxitim e ra nat'anë në një pikë e prej shpejtësisë goditjes qiti një xixë. Një xixë shumë, shumë e vogël po që pikat tjera e panë, e ku ra pika shkun me pa. E tu shty, pikat mrena asaj pike dojshin me hi. Tona pikat donim me ditë çka ke ajo xixë. Tu u shty e tu vallëzu e lypshin atë pikë që me bo xixë. Mbetë nata me terrin e shkretë e me një pikë. Tona pikat u mbledhen në një pikë dhe kur e murren veshë qysh erdhë deri te ajo xixë prej gëzimit pikat nisen dasmen, me nxitim fillun me ikë. Dhe ata që thojin se e kanë ditë, thonë se ka natë edhe me dritë e i thoijn ditë. Po nuk e dinë që edhe mesi i natës e ka një pikë për çdo ditë.


Përralla n'përrall, dukati n'ball, e mira prej nesh e keçja prej gabelsh, në koftë se janë gjallë ato pika hala jonë t'u ikë e unë e ti në darsem tyne lakna, mish e tu pi.