Hipi Zhdripi i Përrallave/2
Shtëpiza prej çokollate |
Një herë, në mes të pyllit jetonte një druvar me dy fëmijtë e tij. Nëna iu kishte vdekur dhe babai vendosi përsëri të martohet. Gruaja të cilën e mori as pak nuk i donte fëmijët. I detyronte te punojnë punët më të vështira rreth shtëpisë dhe tërë ditën u bërtiste dhe i qortonte edhe pse ata ishin ende të vegjël dhe shpirtë bardhë. Një natë prej nate, fëmijët nuk i zinte gjumi. Bërtima e njerkës ushtonte përtej mureve të shtëpisë. Mjaft, boll më! Nuk mund të duroj! Nuk kemi çka të hamë e të pimë! Duhet t´i çojmë fëmijët në pyll. Dikush i merr e kujdeset për ta! - larg dëgjohej piskama e njerkës. Në agim të ditës, të gjithë së bashku u nisën drejt pyllit. Babai ishte i menduar dhe i pikëlluar. Djaloshi i vogël pas vetes hudhte guraleca, ashtu që të kthehej në shtëpi. Por, njerka e cila ecte e fundit, e kuptoji këtë dhe më këmbë i shkelmonte guralecat nga rruga. Kur hynë thellë në pyll, druvari dhe njerka u thanë fëmijëve se do të shkonin pak më poshtë të presein dru dhe ikën dhe i lanë fëmijët vetëm. Fëmijët provuan që ta gjejnë rrugën për në shtëpi, por kot, guralecët nuk e tregonin rrugën. Kështu pas pakë fillojë të bie terri dhe në errësirë fëmijët e humbën orientimin. Fëmijët të lodhur u përqafuan dhe duke qarë i zuri gjumi nën një pemë. Me të gëdhirë mëngjezi, fëmijët u zgjuan të uritur. E ndienin erën e biskotave dhe çokollatës dhe shkuan pas saj. Era e këndëshme i solli tekë një shtëpi e çuditshme. Tërë shtëpia ishte e ndërtuar prej shqeqeri dhe çokollate. Meqë ishin shumë të uritur flluan të thyejnë copa prej saj dhe t´i hanë. Befas u hap dera dhe nga shtëpia doli një grua. Në vend që ti shante apo qortonte fëmijët, ajo me një zë të ëmbël i ftoi brenda që të hanë e të pinë diçka. - Të mjerët ju - tha ajo butësisht. Me siguri keni humbur dhe jeni të uritur! Tavolina ishte e madhe dhe plotë me ushqim. Dy fëmijët hanin dhe qeshnin me gëzim ..... Por ata nuk e dinini se ajo grua në të vërtetë ishte shtriga e pyllit, një magjistare e keqe e cila aspak nuk i donte fëmijët. Pasi që hëngën, shtriga i rrëmbeu që të mos iknin! Ti, - ju drejtua djaloshit - do të mbetesh i mbyllur përgjithmonë! dhe e futi në një kafazë. Pastaj me zë të egër ju drejtua vajzës - Ti do të jesh shërbëtorja ime. Ditët vinin e shkonin, fëmijët kanlonin jetën nën sundimin e shtrigës. Një ditë prej ditësh, shtriga vendosi mbi zjarrin e votrës një kazan të madh me ujë. Vajza e lëshoi fshisen dhe e shtyri shtrigen ashtu që ra e u zhytë në ujin e nxehtë të kazanit. Pastaj liroji të vëllanë dhe filluan të ikin largë shtëpisë prej çokollate, por para se të niseshin, mbushën xhepat me margaritarët që shtriga i ruante në një arkë. Në ikje e sipër befas takuan babanë e tyre. I gjori baba, ishte penduar për atë që kishte bërë, e kishte larguar njerken zemër nxierr dhe kishte dalur për të i gjetur fëmijt. Oh! Sa më ka marrë malli për ju - bërtiti kur i pa fëmijët. Ejani t´u përqafoj! Sa do që të jemi të uritur nuk do të lejoj që përsëri t´u humb. Fëmijët e përqafuan fortë të atitn e tyre dhe pastaj ia treguan margaritarët e shtrigës. Sonte! Nëse nuk kanë vdekur, me siguri jetojnë jetë të lumtur e të pasur. |