Qiriu që nuk frigohej nga zjarri

Hipi Zhdripi

Na ishte seqë na ishte, një qiri që as zjarrit të vetë nuk i druhej por kishte frikë që të shuhej. Frika e tij nga tretja nuk e pengonte, ai donte të bënte dritë sa më mirë për njeri por mjegulla rreth mollës së kuqe e pengonte dhe i lutej Zotit që bijtë e shqipeve t'ja bashkonte, ashtu siq ishin, thjeshtë, kudo në hapësirë, bijtë të shqipeve. Ai qiri nuk ndriçonte për mbretni e perandori por Përnjeri, për dituri të tij.

I ndezur në një dhomë me mjegull, i vetmuar, fillojë të ndriçojë dhe mjegullën e dendur filloj ta rrallojë ashtu që të vijë një ditë kur fëmijtë e Ademit të dalur nga barku i nuses së tij, nën prirjen e shqiponjave anë e mbanë botës flaken e tij në vend t'a çojnë.

Fara e shqiponjës dykrenare e hedhur në ara të tokës së dheut, pranë dyerve të trojeve, e ngujuar në mjegullën e mollës së kuqe kërkonte ndihmë nga miqtë e nuses. Edhe ajo e dinte që ujku kimen e ndërron e zanatin nuk e harron. I duhej ta dinte si do të vendoste uki, të jetë i ndjekur nga gjyetarët, të bëhet qenë apo emri i tij të mbesë kopil i njerzimit siç e dinë bota sot. Ujku donte mjegull, por flaka e qiriut mjegullën çdo ditë e më shumë e rrallonte dhe një ditë ujku nga plumbat e gjuetarëve nuk mund të shpëtote.

Mjegulla dalë nga ngadal rrallohej, e ujku nëpër mjegullën e mbetur përtej mollës së kuqe, gjithnjë e më shumë i afrohej kullës mbi dyert e së cilës shkruante "Vetëm bashkimi i shpëton shërbëtorët e Zotit".

Shërbëtorët e trulluar rrugën ja lëshonin dhe barinjtë dhe delet e trualit i lajmëronin për ikjen e ujkut në drejtim të kullës që Zoti e kishte ngritur për hirë të ujkut i cili një ditë do të zbutej e të bëhej besnik i njerzimit.

Selomi që sillnin shërbëtorët për barinjtë dhe delet ishte selomi i Lugut për mbjellësin, që thoshte:

Doli mbjellësi të mbillte faren e tij, edhe ai tek po mbillte ca ranë pranë udhës dhe u shkelen dhe shpezët e qiellit i hëngrën, dhe të tjera ranë mbi gurë dhe posa mbinë u thanë, se nuk kishte lagështi, dhe të tjera ranë në mes të drizave dhe si mbinë drizat bashkë me ato, i mbyten, dhe të tjera ranë mbi dhé të mirë dhe si mbinë dhanë fruta njëqind herë më tepër.

...