Hipi Zhdripi i Përrallave/18
Caka dhe molla e kuqe Hipi Zhdripi
|
Na ishte seqë na ishte, Caka një djalë i ri me plotë energji, edhe ai si populli i tij ishte nisur që ta gjente rrugën më të shkurt tek i Madh Zot. Në kokë të tij nuk kishte asgjë tjetër përpos asaj rruge. I falej zotit për çdo ditë që t'i ndihmonte. Ai sillej e pshtillej, e molla e kuqe rrugën ja ndalonte. Si besimtarë që ishte ai e dinte që ajo më nuk ekzistonte sepse Eva e kishte hëngër. Po kjo molla e kuqe edhe pse e ndalonte e shtinte të mendonte dhe barku i dheut ati shumë çka i dhuronte. Caku i ri plotë energji, edhe pse molla e kuqe e tmerronte ai nuk kishte fuqi që mollën ta flakëronte. Kështu e mori me vete në shtëpi për t'ju lanë fëmijve të tij. Njëri nga ta e shqelmojë largë vendlindjes së tij. Kjo i trazojë gjithë pasardhësit e tij të cilët lypën me u bo shpi. Kur erdhë koha që pasardhësit të lëvizin, ju duhej shqiponja që rrugën t'ju tregojë e mbretërin e shtazëve ta bashkojë. Por shqiponja ishte e zënë me ujkun e pa vendosur të mbetej qenë apo kopil i njerzimit. Dy zëra të vegjël, çirren e bërtasin, kërcejnë në koncert si pika uji. Në fund të detit i luten mollës së kuqe që një mollë të ndaluar t'ju dhurojë, e në shpi të Cakut t'ja çojnë dhe gjithë fëmjtë në shtëpi të Zotit nga mundimet e pa nevojshme të i shpëtojnë. Por molla heshtë, pretë simfonin mbi detë. Caku i ri plot dituri, matematikë pa filozofi, me simfoni e fantazi filloj duke u shtri. Nëpër trojet e shkreta filloj blerimi mbi nëntokë të argjent. Prralla n'prall, e mira prej nesh e keqja prej gabelshë. Prej asej dite kur Caka iki prej Gjakovës tu thonë këtu nuk paska bukë edhe ujku gjakovarëve ju ka tutë. |