Hipi Zhdripi i Përrallave/17
Mjegulla e mollës së kuqe Hipi Zhdripi
|
Ish kon qysh ish konë. Edhe ishë kon pas konë me një planet, atje diku në një qoshe të qetë të gjithësis, një mretni e disa shtazëve. Kjo mretni, onë e m'onë planetit e kish pas pasë zonin e madhë, në ta ishin bashkuar pjesa më e madhe e shtazëve më të afta të planetit. Për mbajtjen e rendit dhe për udhëeqje në ardhmëri në maje të mretnis qëndronte shqiponja. Jashtë kufinjëve të mretnis jetonin bisha të egra të llojeve të ndryshme. Në veri perendim dalloheshin luanët të cilët kafshoheshin ndërmjet veti dhe si të vetëm mbyteshin edhe me ujqët që gjendeshin në veri lindje të mretnis. Pos këtyre dy farave të bishave, në veri dallohej edhe ariu i cili jo rrallë kacafytej me farat tjera. Në jug perendim të mretnis, matan detit, menjëher pas gjelbrimit fillonte një shkretinë e madhe, prapa së cilës, siq thuej e kishin burimin gjitha bishat e planetit, ndërsa në jug-lindje jetonin kuaj të mirë për të cilët thonin se kanë mbetur nga shtazët e zhvillara të cilat kishin ndërtuar piramida. Thuhej se ato shtazë kishin arritur një zhvillim të lartë dhe piramidat i kishin ndërtuar pasi kishin filluar që menimet e veta ti vizatonin me vija të drejta. Thuhej që ato shtazë kishin filluar që përposë farës së vetë të hudhnin edhe fara tjera. Kështu kjo mretni na ish kon qysh ish konë me problemet e veta të brendhme dhe të jashtme. Si problem i jashtëm kishte mbrojtjen e kufirit ndërsa si problem të brendëshem kishte se e ndienin veten të nemun në këtë planet përshkakë se pas vendosjes që të mos jenë më bisha, një shtazë kishte hëngër frutin e mollës së ndalume. Pas përhapjes së fjalës së birit të zotit, po thuaj se të gjithë besonin që pema që kishte dhënë mollën e ndalume nuk ka më molla të ndalueme. Kështu kalun ditë e netë, javë e muaj, vite e shekuj dhe gjitha shtazët e harruan pemën ku kishte qenë molla e kuqe. Pas disa shekujve në mretni u përhapë selomi se jashtë saj, atje diku në shkretinë kishte mbërri i deleguari i përgjithëshem i Zotit, i cili thoshte se ka ardhë në emër të tij që të ju tregojë gjitha shtazëve se edhe ata po si ai, janë krijesa të tij. Ky selom i habiti aq shumë gjitha shtazët e mbretnisë sa që edhe shqiponjat që shihnin gjitha gjurmët e shtazëve u trolluan. Kaluan ditë, kaluan netë, shqiponjat duke menduar si të veprojnë më tutje. Disa filluan të shikojnë nga lindja disa nga perendimi. Disa mbeten me një kokë, disa mbeten pa kokë e në vend të tyre dualen pula e gjela, e çka tjetër jo. Selomi i ri, në fillim patë vështërsi deri sa të hipte mbi kuajt e shtazëve të para. Pastaj filloj me një shpejtësi të madhe të depërtojë në mbretnin e shtazëve e cila tani kishte vërtet problem të rënda me luajt në perendim, me ujqit në lindje, dhe me bishat e mbretëris së shtazëve në lindje të planetit. Në këto rrethana shqiponjave nuk ju mbetë tjetër vetëm se të tërhiqeshin në maje të bjeshkëve dhe nga lartë të shikonin mjegullën që krijohej pas kuajve të shpejtë. Kaluan ditë, kaluan netë, kaluan vite, kaluan shekuj, dhe shqiponjat nuk dininë asgjë në të vërtet. Pasi fituan mjaftë njohuri, disa shqiponja filluan të zbresin mbi kulmet e mbretërive të krijuara në mbretërin e tyre dhe në rrethinën e saj. Pasi që disa bisha të anës së mbretësi lindore të shtazëve arriten të krijojnë mbretërin që thoshte se i takonte të përgjithëshmit, ajo fillojë të zgjerohej dhe më në fund arriti të hynë në unin e dytë të mbrtërisë së shqiponjes dy krenare. Kur prirësi i ushtrisë së mbretëris së përgjithëshmit hyri tek uni, uni e pyeti. Je ti prirës i bishave apo shtazëve. Prirësi ju përgjet "jamë krijesë dhe shërbëtor i Zotit". - "Atëherë në emër të unit të Zotit më duhet të themë se ke çka ke, kur të mbërrish tek vendet e shënuara të shtazëve përmbahu, dhe kur të vishë tek molla e kuqe që gjendet afër foles së shqiponjave ke kujdes, aty është duke pritur ujku. Mbaj mend, mos e shkatrro folen e shqiponjve dykrenare, mos e ha mollen e kuqe dhe mos e mbyt ujkun ai ose do të mbete kopil i unit të Zotit ose do të mbete besniku i unit të Zotit" - i tha uni dhe u nisë që të shpërndahet nëpër kokat e shqiponjave pranë vendeve të shënuara. Në fluturim e sipër prirësi që tani më morri rrolin e prirësit të shtazëve të përgjithëshmit, bërtiti "po ku gjenden këto të tri ndalesat", - "Koha dhe barku i dheut do të tregojë". |