Zoti dhe Ujku

Hipi Zhdripi

Ish kon pa kon nji planet, atje diku në gjithësi, në pjesë të qetë të saj. Edhe Zoti e kish pas hedhë faren edhe ajo ja kish pas nisë me lulzu. Po nesje mo, qashtu, ish kon pas konë puna qashtu qysh ish konë, e fara e zotit isht kon pas pjekë, prej uji deri n'kup qiellit. Lulet folshin me lule, bjeshktë me bjeshktë, kafshtë me kafshë.

Një ditë prej dite, erdhë lejmi se aty diku matan detit, në troje të shqiponjave, përballë folesë së tyre ishë zhdryp i biri i Zotit dhe thojke se ka ardh me pshtu njerzit të farës së Ademit. Shqiponjat masi e munun mo qashtu e ai nuk heqke dorë prej selomit t'vetë, e murren përnima edhe qato rregulla që i pruni ai, i murren edhe i përshtatën me rregullat e veta edhe me to e manin rrenin rreth e rrotull detit të madhë, që t'u doke si liqe. Ato luftonin me tyrli-tyrli krijesa, disa të zgjuara prej tyne e pranonin renin. Ato që e pranonin renin i merrshin edhe i futshi nëpër kulla e kala qashtu që me u kujdes për farat e tyne.

Në nji onë të mbretëris, një farë e ujkut t'u e ndjekë gjahun kishë hi fellë në mretnin e kafshëve të Zotit edhe kish pas mërri afë folesë së shqionjave me dy krena. Edhe po e pyet folen e shqiponjës.

Qe sa je k'tu?
Nuk e di - po i thotë foleja?
Po prej nga ke ardhë?
Nuk e di.

Edhe ujku shikoj përreth, ishte truall i mirë. Vendosi që të qëndronte afër folesë.

O fole!?
Fol ukë.
Po kjo moll e kuj oshtë?
A nuk e di.
Po a qetë molla të mira?
Jo nuk qetë.
Po qysh nuk qet?
Po nuk qetë de. Shka me bo?
Po kjo koka mirë me shnet?
Po kërkush nuk e prekë, edhe të tjerër vetëm pushojnë nër ta.

Euv, shka nuk paska ky truall. Molla pa molla, shqiponja po e likan folen vetëm. Dishka nuk osht normal këtu, menoj ujku.

Pas pak kohe në ajër i pa duke ardhë e shku shqiponjat nëpër kahje të ndryshme. Ujku e la një këlysh tek pema dhe iku në drejtim të lindjes. Kaluan disa ditë dhe ujku i vogël filloj të luante rreth e përqarkë pemës. Çdo ditë që kalonte ai i afrohej folesë së shqiponjave. Një ditë prej ditesh ju afrua foles dhe brenda pa shqiponja të vogla dhe u shoqërua me to. Me kalimin e kohës filuan të luanin së bashku, ladronin nëpër male e kodra. Nuk kishte rrezik nga askush, kishte një rregull në mes kafshëve që kishin vendosur shqiponjat, ndërsa ujku ishte i shoqëruar me to si fëmijë.

Onë m'onë planetit kishë dal zoni se rreth e rrotull detit të madhë u kriju mbretëria e kafshëve të zotit nën kujdesin e shqiponjave. Krejt kafshtë donin me konë pjesë e asaj mretnie.