Mërgim Krenari

Hipi Zhdripi, nga Selaniku në veri

Na ishte një herë një djalë. Ai banonte atje largë, në jug në tokat e Shqiponjës. Një ditë prej ditësh vendosi të merrte botën në sy. Ati ju kishte mërzitur jeta nën hijen e Shtrigës që kishte marrë formën e Shqiponjes të veshur me një mantel të bardhë. Morri plaçat dhe porosin e babait të tij dhe u nisë. Ai ndalojë në tokën e Kuajve. Aty gjeti lodrat e rinisë dhe takojë një çupë të bukur.

Një ditë prej ditësh Shtriga kishte marrë formën e kulçedrës dhe kishte nxierrur një kokën aq lartë dhe donte të digjte një pjesë të tokës së Shqiponjës. Djali ishte i brengosur për folen që kishte lënë në vendlindje dhe ju kujtua porosia e babait të tij. Çupa ishte e pikëlluar dhe e pyeti pse brengosej, dhe djali i shpalosi asaj porosin e babait: Kjo tokë është foleja e shqiponjave, do të vijë dita kur shqiponja do kthehet edhe në këtë pjesë të tokës së saj. E po - i tha vajza. Djali e shikojë i hutuar. Ne kemi këtu kuaj, shkojmë dhe i alarmojmë që shtriga tani ka nxierrur kokë kulçedre dhe donë të djegë tokat e shqiponjës - vazhdoj ajo.

Djali dhe vajza, kalëronin nga shtëpia në shtëpi për të alarmuar njerzit që shtriga më në fund kishte nxierrur kokën e kulçedres.

Përderi sa mbretërit bisedonin me shtrigën që ju paraqitej si shqiponjë, ajo nuk dëgjonte dhe bërtiste : Atje, para 600 viteve kam marr plagë, ajo tokë është e imja. Dhe nga mëria ajo e humbi pamjen e shqiponjës dhe u paraqit koka e kulçedres. Si u paraqit koka e kulçedres, tokën e Shqiponjës filloj ta mbulonë një hije e madhe e krijuar nga Shqiponja që fluturonte lartë. Trupi i saj ishte i mbuluar nga puplat, secila pupel, secila pjesë e trupit të saj ishte një fëmijë i tokës së Shqiponjës.

Mbretërit e luftonin shtrigën, aty ku e shihnin pamjen e kulçedrës, ndërsa shqiponja sulej nga bjeshkë e larta dhe e sulmonte shtrigën nga të gjitha anët. Pas një lufte të arshpër, sytë e shtrigës ishin lënduar dhe trupi i saj kishte mbetur vende vende shqiponjë me mantel të bardhë e vende vende kulçedër. Nën sulmin e mbretërve dhe të Shqiponjës ajo tentonte të shkonte në folenë e vetë të pinte barin por si duket ishte e kotë.

Të gëzuar e të lumtur djali dhe vajza krijuan një familje dhe lindën një fëmijë. Kishin vendosur që ta pagëzonin Mërgim, pasi që djali kishte vendosur të jetonte jeten më tej pranë vajzës në tokën e kuajve.

Një herë në shkollë, përderisa shokët e Mërgimit tregonin e lavdëroheshin me pasurit e prindërve të tyre, e pyeten Mërgimin se çka mendonte ai. Mërgimi u tregoi historin e prindërve të tij dhe ishte krenarë që ishte një nga ata që një ditë do të jetë pjesë e Shqiponjës dhe do të fluturonte lartë e të ndiçte shtrigën e planetit. Nga kjo ditë shokët e thirrnin Mërgim Krenari.