Porosia e t´voglit t´madhë

Hipi Zhdripi, nga sulltani te amerika

Aty, n´katun afër qytetit tonë, ish kon pas kon metë një nonë me ni djal t´vogël. Ishin kon pas konë arigji familja e tyne edhe nuk merrshin nima prej kërkuj edhe pse robt tjerë t´shpisë i kishin pas dekë në luftë e paret e rujtne ju kishin pas sosë krejt. En shpi ju kish pas metë vetem ni knus edhe do pasul. Edhe nona venosi mi pre knusin e mi zi me pasul. Kur e pregatiti i tha djalit: çu me dalë, e mi honger pasulin n´rrugë ku kaloin kerret. Edhe i murrë dy sahona, njonin me mish plot tjetrin vetem longë e pasul. Ata me mish ja japi djalit edhe e porositi çi me nejt çaty e me honger kadale, edhe kur të vjen najkush, kur tja bonë ajo me sy ai me thon me ranë do fjelë që ja porositi e vet shkoi e ulë n´anen tjeter t´rrugës.

Ata t´u honger, në rrugë pe kalon ni varg i kerreve, çi u nalë te plaka, e pe del jasht ni niri i rrethum prej policëve. I kish pas interesu pse kta po hajin kshtu n´rrugë. Edhe ky niri pi drejtohet plakës me do fjelë çi plaka si merrke vesh. Masanej ni djalë pi thotë plakes: Administratori pe vetë pse pe hani bukë en rrugë a s´kini shpi a?, edhe pse ti pe hanë bukë me longë e djali me mish?

E po, mer djali jem, ky osht sabi e fjela e tij osht e mrrine, e i duhet me honger ma mirë e na jena dal me fitu dishka me fjelë tine.

Kur nivi ai niri, ngaiti vrap en anën tjetër t´rrugës edhe pi drejtohet thmijes me fjelë që ni djal tjetër pe ja perkthen: Administratori pe don me të ni shka pe menon ti për ketë punë. Ai nuk fol pa i dhonë pare, se per me fitu jena dal n´rrugë - piskati plaka. Pe ja japin fmijes niqinë ero, edhe ai pe thotë

Kur t´vesin për kurgjo mes thuj s´bohet.

Pi kallxoin ati nirit, e ai po thotë : po kta e kom ditë. E ki ditë po se ki majt po thotë thmija - i tha përkthyesi.

Ai niri pe ja jep edhe niqinë ero tjera, e thmija pe thotë:

Kur t´bohet mes kallxo çysh bohet.

Jepja edhe niqinë - tha ai niri, e thmija po thotë:

Kur t´a merr en besë, maje en besë.

Hipen nierzit nëpër kerre edhe iken.

Mas disa vjetëve, ai niri e kish pas zonë ni vanë ngat ma t´madhit botes edhe e kish pas vetë ma i´madhi a bohet me ndreq boten për nierzinë. Bohet, i kish pas thon ai niri. Edhe i´madhi i botës ja kish pas lon amonet mi ndreq boten. T´u munu ai mi ndreq botën dy t´vjetrit që ishin ngat t´madhit botes dojshin me rrxu ma t´madhin edhe mi shkatrru boten nërmjet veti, për kta ata dojshin mi bo për veti atë nirin.

Edhe kur erdh vakti mi rrxu, ai niri qysh e kish pas bo zakon, ja nisi me knu tri fjelë çi i kish pas ngu prej thmisë. T´u e thonë treten, ngajti e shkoi te ma i´madhi i botes edhe pi kalxon çi ata dy, çi u ulshin çdo ditë ngat tij dojshin mi rrxu ata edhe me shkatrru boten nermjet veti edhe pe ja çetë filmat përpara.

Ma i´madhi i botes i nxoni ata dy edhe i myti, kti nirit i japi pare sa dashti edhe u nis me ardh n´katun qytetit tonë.

Pshtjelluar dhe përshtatur kohës nga përrallat "AMANETIT MONAFIK MOS IU BAN" (Padallishtë, Drenicë), të lexuara në PËRRALLA, II - Instituti Albanologjik i Prishtinës 1982 - faq. 19-20 (9)