Kada dhe Qosa

Hipi Zhdripi, pshtellim pa keq kuptim

Ishin kon pas konë Kada dhe Qosa, dy vllazen prej ni gjakit. Dytë ishin kon pas shku en shkoll e msu çashtu mo, e kishin pas bo fet krejt shkencën, e krejt populli bojke sehri për ta.

Një ditë kta dytë, ishin konë pas hip përmi ni lis e po bojshin tëvá-tërë para krejt miletit e popullit. Njoni thojke e drejta oshtë ma e mirë e tjetri thojke e shtramta osht ma e mirë. Mileti vetem kqyrke. E nishin veten t´vogël me u matë me kta gjigand të miletit.

Çysh me ja bo? Çysh me ja bo? Dikur venosen me pyet njerzit ma t´meçëm çi i gjoin n´lindje e n´perenim. Mileti brohoriti : U bô, u bô. Edhe mileti iki te shpija e i la vetem ata dy gjiganda që kishin venosë, që kuj t´ja vërtetoin teorin, ai ka me ja nxierr syt tjetrit.

Kah shkojshin en perenim, ju dilke djalli në tyrli farë ftyra edhe iju thojke se e shtramta osht ma e mirë se e drejta. Njo-xero për ata që thojke e shtramta oshtë ma mirë. Ky tjetri, prej inatit e nervozës tha : "Po këtu koka hi djalli n´krejt shpirtat, zaharë i paska ble me pare. Ikim se kom me fitu en lindje."

E kur shkun en lindje shka me pa, aty dreçi ish kon pas hi si djalli en perenim edhe cilin njeri t´mrrin e vetshin iju thojke se e shtramta osht ma e mirë se e drejta. Ku, vlla - tha hupsi, - ktu me fjel t´omla i paska ble shpirtat dreçi. U bonë dy-xero. I shkun vllavit syt.

Kur i shkun syt, kti i erdh tuju zhvillu shqisa e t´nínit. Edhe ju zhvillu çaçë shumë sa çe mujke me i ní shka folke krejt bota për m´i dhé e nër dhe. Kur erdh vakti i mbledhjes së perenisë për me matë se sa osht ngrit niveli i menëve t´njerzëve ky pi nínë kuvenin para perenisë.

En kuven, në foltore pe dalin bashkë djalli e dreçi edhe pi kallxoin perenisë se si ja kanë nxierr syt nji gjigani t´ni mileti t´vjeter. Mas tyne pe del Hipi Zhdripi e pe kallxon çita shka kallxovi çitu e pi lutet perenisë çi me ja kthy syt gjiganit, se kjo punë osht hyp e zhdryp e donë e kërkun se mileti u ik te shpija e po flejin e ata çi janë çutë nuk jonë ka marrin vesh se nuk pi nijin e bon vaki çe nuk po e kuptojin.

Kshtu venosi perenia me ja kthy syt gjiganit të mileti ma t´vjeter t´Ballkanit, me ni kusht çi me t´vetë ty shka pe menon per kit punë.

Pshtjelluar dhe përshtatur filozofisë së kohës nga përrallat "E DREJTA APO E SHTREMTA" (Padishtë, Drenicë) dhe "DY VËLLAZNIT" (Bëllë, Deçan), të lexuara në PËRRALLA, II - Instituti Albanologjik i Prishtinës 1982 - faq. 4-11 (4 dhe 5)


Shënim Në përralla në lojen e rregull e drejta i hup syt, në lojën shtesë që e jep perenia drejtes ja kthen syt e shtramtes i hyp dajak.