Hipi Zhdripi i Përrallave/0/K
Treguesi i përmbajtjes |
0-9 A B C Ç D DH E Ë F G GJ H I J K L LL M N NJ O P Q R RR S SH T TH U V W X XH Y Z ZH Shiko edhe |
- kabë - këmbë, kabtë - këmbët.[1]
- kabull ndf. (or.) [1]
- kaç, ft. kafshoj, kaçë - kafshuar, kaçin - kafshojë.[1]
- kaçkavis ft. copëtoj, bëjë copë e grimë, dërmoj.[1]
- kahër ~hri (or.)[1]
- kalov[1] - kaloi, shkoi. "Nuk kalov shumë kohë e ..."[2] Nuk shkoi shumë kohë e ...
- kail (kajil, kajl) i pandrysh. mb. në fraz. "u bë i kail", është i gatshëm, u bind, ranoi, ra dakord.[1]
- kaj - kah, nga.[1]
- kajde ~dja ef. shm. ~ mënyrë; naze, "mos bân kajdepo ha!".[1]
- kajkë ~a - kaike.[1]
- kajmekam ~i em. shm. ~a (or.)[1]
- kalavart (i, e) mb. i lëvarur, i lëshuar teposhtë.[1]
- kâna - nga: kanka, qenka, "kâna rame pi ujë", paska rënë të pijë ujë.[1]
- kandeis ft. bind, ia mbush mendjen.[1]
- kapolle ndf. kruspull, tutël.[1]
- karadyzen ~i em. shm. ~ (or.) lloj instrumenti si çiftelia por me katër tela.[1]
- karaxhë ~a em. shm.~a (or.)[1]
- karcell ~i em. shm. ~cejt, kacalec, karkalec.[1]
- karpuz ~i em. shm. ~a (or.) shalqi.[1]
- kastenile - kastile.[1]
- katlajkë ~a ef. shm. ~a[1]
- kat tesha (ni)[1]
- katullaq ndf. përmbys, lëmuq (lëmsh) për tokë.[1]
- kavajush ~i em. shm. ~a lloj zogu i vogël.[1]
- kanxhi ft. mashtroj, gënjej; kenxhehet - mashtrohet.[1]
- k^enë - me konë, me qenë. "...ç´do me k^enë keq e ma keq..."[2] Po siq ishte..., siq dukej, siq ishte.
- keskanxhor (koskanxhi) mb. (or.)[1]
- këndëiske, në fjalinë: "tei ku këndëiske kështu?" ti kah po ia mësyejke kështu? ty si t´u mbush mendja kështu?[1]
- këndi - këndej.[1]
- kërklerë ~t em. shm. (or.) [1]
- kërpullë ~a ef. shm. ~a këpurdhë.[1]
- kit, kitë ndf. krejt, të gjitha.[1]
- kite - kishte. "... kite marrë ´i kukull ..."[2]
- kjamet ~i em. shm. ~e (or.) dita e gjyqit të mbramë sipas dogmës fetare islame; pshtjellim.[1]
- koçankë ~a ef. shm. ~a koçan, boçë.[1]
- koçkë - klloçkë, kllukë, sqokë.[1]
- koçkas (loja) me doçkë, loja me guxha.[1]
- kokë - kokërr.[1]
- kone - qenke.[1]
- kopaçë ~a ef. shm. ~a kofshë.[1]
- kopas ft. (sërb.) gropoj, rrëhmih, gërmoj, mih.[1]
- kopiloj ft. mashtroj me dredhi (me kopili).[1]
- kopralë ~a ef. shm. ~a pjesë (pllakë) e metaltë e mbyllur në formë koni të thyer, e cila i ngjitet hostenit në pjesën e tij të prapme, ndërsa në pjesën e përparme i ngjitet thumbi. Me koprale bujqit, duke lëruar tokën, e heqin heun që ngjitet për pllug apo për plorin e parmendës, ndërsa me thumbin e hostenit i thumbojnë qetë.[1]
- koqitem finf. (or.) dalem, shtangohem.[1]
- korse ldh. sikurse, gjoja se.[1]
- koruplë ~a ef. shm. ~a kore, lëkurë, pemësh, lëvore.[1]
- koshicë ~a ef. shm. ~a (sërb.) zgjua, koshere, korube.[1]
- kot - këtë.[1]
- krajë (në) në krye të ...; pas ...; krajët - kryet.[1]
- krehi - ngrihuni, krehnje - ngriheni.[1]
- krije - krye, kokë.[1]
- krimë (i, e) - i, e ngrirë.[1]
- kroe - krye, kokë.[1]
- krryle (shtagë) mb. bastun, shkop me maje të lakuar, kërrutë.[1]
- kto - këndon.[1]
- kube ~bja ef. shm. ~ tufë, koft(or.)[1]
- kudër - kundër.[1]
- kudret ~i (kudretllëk ~u) mrekulli, fuqia e zotit.[1]
- kuj (nuk va) - nuk jua quaj, nuk jua pranoj, nuk jua njoh, kuj - quaj.[1]
- kukalli vetë, lok. ndf. fillkat vetëm.[1]
- kukulli - kungulli.[1] "... krisma e kukullit t´ujit bâte "bum-bum" e ..."
- kuli ~ja ef. shm. ~ fig. pezh. kudër, kuçkë, bushtër.[1]
- kurkushnite - askush.[1]
- kuvet - kuvendon.[1]
- kymetli mb. (or.)[1]
- kyvet ~i (kuvet ~i, kivet ~i) (or.)[1]
- ↑ 1,00 1,01 1,02 1,03 1,04 1,05 1,06 1,07 1,08 1,09 1,10 1,11 1,12 1,13 1,14 1,15 1,16 1,17 1,18 1,19 1,20 1,21 1,22 1,23 1,24 1,25 1,26 1,27 1,28 1,29 1,30 1,31 1,32 1,33 1,34 1,35 1,36 1,37 1,38 1,39 1,40 1,41 1,42 1,43 1,44 1,45 1,46 1,47 1,48 1,49 1,50 1,51 1,52 1,53 1,54 1,55 1,56 1,57 1,58 1,59 1,60 1,61 1,62 1,63 IAP-a, PËRRALLA, II. Më tepër t´dhëna këtu
- ↑ 2,0 2,1 2,2 DY JETIMAT (Koja e Kuqit, Titograd [Podgoricë])