Hipi Zhdripi i Gjuhës/200
Romani aventuristik
Roman ngjarjesh apo avantuarave është shprehje për të treguara romanet në qendër të të cilëve gjendet një ndodhi ose përjetim. Romanet e aventuarave siq janë të njohura në ditët tona, janë të kohës së re. Zakonisht në qendër të tyre qëndron një figurë, nganjëherë edhe një grup figurash të cilat përjetojnë aventuara të nduarduarshme. Shpeshë aventurat plasohen njëra pas tjetres ose sipas një cikli të caktuar, ku si cakë është rezulltati përfundimtar i ngjarjes e cili edhe pse shpeshë nuk arrihet tetohet që të arrihet.
Për romanet e till shpeshë përzgjedhen edhe forma reale të shkimit. Kjo do të thotë që për të përdoren përmbledhje në një stil i cili kjartë është i përafërt me realitetin. Kjo lë të kuptohet se aventura krijohet në lidhje të ngusht me zhvillimi e romanit. Në këtë mënyrë mund të arrihet që aventuara e jashtëzakonshme nëpërmjet kontrastit të lartë të veçohet dhe nëpërmjet kësaj të lidhet me të menduarit dhe vepruarit në jeten e përditëshem.
Si themele të këtyre romaneve merren paraprirpsit e tyre nga antika. Kështu mund të veçohen një numër i madhë i romaneve b.f. në antikë "Odiseu" (shk. VIII p.e.sonë) dhe romanet tjera nga mesjeta. Në fillim të shekullit XII gjegjësisht gjatë atij XIII, në mes të tyre dhe romaneve të oborrtarëve ishte një lidhje e ngusht dhe nga fundi i mesjetes ishin të përafërt me shkrimet e udhëtarëve si udhërrëfyes, në qendër të të cilave ishte një figurë e cila shtegton nëpër vende të huaja. Si do që të jetë, me përhapjen e shkrimit dhe leximit nërë masat e njerzëve në Evropë, fillon të lulëzojnë shkrime e përmbledhje të romaneve me aventuara të ndryshme. Kështu lindin një vargë i llojeve të romaneve të tilla ndër të cilët për nga rëndësia kanë mbetur në kujtesë romanet e kalorësve, romanet e kaçakëve, romanet e piratëve, etj. Me kalimin në prodhim masiv të letërsisë d.m.th në formë të literaturës, fillojnë botimet edhe të romaneve të perendimit të egër, romanet e indianëve, romanet e orientit apo romanet fantastike.
Në fillim aventuarat merreshin si pjesë e literaturës së lartë, por shumë shpejtë ato hynë dhe morren rolin udhëheqës në shumë fusha të literaturës. Kështu filloj të paraqitet në literaturen për fëmijët e për të rritur po ashtu edhe për argëtim e zbavitje triviale. Me lindjen e botimeve masive d.m.th me dominimin e autorëve kundrejt shkrimtarëve fillon të zhvillohet letersia komerciale apo siq i them unë literatura.
Në letërsin shqipe ka pasur pakë romane të tilla. Mirëpo si në Evropën qendrore, me kalimin nga letërsia e shkrimtarëve në letërsin e autorëve pritet që të filloj një dukuri e till.
Letërsia absolute
Letërsia absolute në literaturë e njohur edhe si letërsia autonome apo letërsia e pastër janë shkrime në proza apo verse të cilat qëndrojnë pezull mbi realitetin, dhe qëndrojnë vetëm për veten e që nuk synojnë dëftimin e kuptimit të tyre.
Letërsia abstrakte
Abstraktja (Abstraktum)
Një substantiv i cili lidhet për një mendim, një ide, një ndjenë ose diçka tjeter të cilën materialisht nuk mund ta përthekojmë. Shembuj për abstrakten janë "Drejtësia", "Dashuria", "Fantazia", "Ëndrra" si dhe të tjera që e kundërshtojnë konkreten (konkretum).
Adoptimi (Adaptation) Nga latinishtja adaptare "përshtatje".
Ripërpunimi i një cope letrare, më së shpeshti i një vepre epike, me qëllim përshtatje një gjinije tjeter të caktuar (b.f. dramës, operës etj.) ose një mjeti tjetër komunikativ (b.f. filmit, radios, televizorit).
Agitprop shkurtes e përbërë nga Agitacioni (nga latinishtja agitare "me lëvizë") dhe Propaganda.
Shprehje për të treguar një formë letrare të krijuar në bashkimin Sovjetik në vitin 1917. Një formë që përdorej nga aktivistët me qëllim përhapje të botëkuptimeve politike të Socializmit, përndryshe pjesë e letërsisë së klasës puntore. Në vitin 1920 u krijua edhe Agitpropteatri në të cilin paraqiteshin shfaqje të pregatitura dhe të luajtura nga grupet e të rinjëve komunist. Copat e shkurta në formë kabareti luheshin dhe përciellishin me këngë dhe komentoheshin nga aktorët. Agitpropteatri sidomos Teatri në rrugë apo Teatër xhade në Gjermani përbëhej nga 200 grupe. Formatt e tij u muarren dhe u zhvilluan më tej nga Erns Bushi (Erns Busch), Ervin Piskatori (Erwin Piscator) dhe Bertolt Brehti (Bertolt Brecht).
Lirika e dalur nga Agitpropi e njohur si Agriproplyrika ju bashkëangjitë rezistences gjatë sundimit nacional socialist në Gjermani. Kjo bëhej në mënyra të ndryshme si b.f ajrofleta të hudha nga ajroplanët, si pllakata nëpër mure. Në vitete e vonëshme të 60-ta të shekullit të kaluara, kjo u përcoll në Teatro të ri të rrugëve.
Ilse Aichinger lindi në Vjenë 7 mars 1921.
Si gjysmë jahudiste, gjasat për të fillua studimet në mjekësi i erdhen tekë pas luftës. Mirëpo pas dy vjet e gjysmë i ndërpreu që të vazhdojë si lektorë gjatë viteve 1949/50 pranë shtëpisë botuese "S. Fischer" dhe të vazhdojë të punojë në Shkollën e lartë për dizajnim në Ulm, Më 1953 u martua me lirikun dhe autorin e copave tonike Gynta Ajh (Geunter Eich) me të cilin ka dy fëmijë. Ajo, sikurse edhe burri i saj i takonin grupit 47, ndërsa bartës i çmimit të këtij grupi u bë më 1952. Më 1948, pas daljes në treg të romanit "Shpresa e madhe", i cili paraqiste lidhje nga veprimet autobiografike, ajo paraqite me gjuhen e saj skeptike, e cila mbete tipike për gjithë veprimtarin e saj. Teksti për nga pikëpamja historike mbete si të mos ishte konkret dhe zëvendëson shpjegimet për marrëdhëniet e vërteta shoqërore nëpërmjet një gjuhe të veçantë që përjetimet e realitetit i paraqet në një hapësirë të fëmijërisë.
Ajhingeni i epë një tonë të ri literaturës gjermane të pas luftës me radhët e fotografive lirike si pjesë e tregimeve të saja, të copave sureale (ndër to është "Rede unter dem Galgen" 1952, "Eliza, Eliza" 1965), të copave radiofonike (n.t.ë edhe "Auckland" 1969), të dialogjeve dhe të vargjeve (n.t.ë edhe "Verschenkte Rat" 1978). Tregimet e saja janë parabolike me realitetin, të cilat pa histori, por asnjëherë nuk gjenden larg historisë. Tregimi "Der Gefeselte" (1952) merret si shkop matës për tregimet e shkurta gjermane.
Die groessere Hoffnung
Shpresa e vajzës gjysmë jahudike Ellen për të marrë një vizë udhëtimi, në Vjenen e okupuar, thyhet pandërprerë. Por nga fundi i luftës, disi me fatë ja arrin të dalë në anën tjetër, ajo dëshiron të kthehet prapa, aty ku është në shtëpi. Gjatë përpjekjes, ajo mundohet që përcjellësit të tij, oficirit të ri Jan, ti ja qojë një porosi, mirëpo bije prehë e një granate.
Akademia (Akademie)
Emri i një shkolle filozofike, që u themelua nga Platoni më 385 p.e.sonë, në afërsi të objektit të shenjtë të Akademos në veriperendim të Athinës. Sipas këtij shembulli, që nga Renesanca në tërë Evropën, bashkësitë e shkencëtarëve dhe të mësuesve thirren Akademi. Posaqërisht është e njohur Akademie française e themeluar më 1634 nga ana e Ludvigu XIII. Qëllimi i kësaj akademie që nga themelimi është detyra e saj për të vëzhguar gjuhën frënge, për ta mirëmbajtur si dhe për të ndërhyrë për mbajtjen e regullave të nxjerrura gjatë të folmes. Në perandorin Gjermane, në shekullin e 17-të, u themeluan shoqërit e gjuhës. Akademitë ditëve tona, merren me mirëmbajtjen dhe përhapjen e shkencës dhe të artit. Ato nxjerrin vepra standarte dhe përkujdesen për editimin e botimeve të përgjithëshme të veprave letrare.
Akumulacioni (Akkumulation)
Një figur retorike në të cilën një krye shprehje nëpërmjet një vargu të nënshprehjeve provohet të ndriçohet. Gjatë kësaj mund që të mos citohet fare krye shprehja. Kjo figur përdoret kur paraqitet nevoja e shtjellimit të diçkaje të veçant dhe të thellë.