Ta quajmë këtë vektor "Asimetria". Kordinanta e tij nuk i dijmë. As ai nuk i dinte, përderisa e murr inxheksionin me xeher. Ishte i denuar me vdekje, gjilpana kish vetëmse kishte prekur lëkuren e tij. I kishin mbetur vetem dy zgjidhje të pajtohej me vdekjen ose të luftonte deri në fund. Si të luftonte? Lëvizjet, rrymimet në trurin e tij ishin aq të larta sa që nuk mendonte fare - një luftë me vetë veten? Lëvizjet dhe rrymimi në tru të qetsohej - të pranonte vdekjen? Pleqtë, të moshuarit, që ju afrohet vakti për me dekë, sipas disa doktorave i kalojnë disa faza. Nejse, duke fillu nga mospajtimi me vdekjen, kundërshtimi e deri tek pajtimi me kohën/vdekjen. A mund të gjendet ndonjë rrugdalje? Të vritet koha? Problemi i plakut dhe të riut me xehrin e vdekjes që sapo kishte prekur lëkuren e tij, janë të njëjtë. Plaku është i rralluar, nuk ka shumë energji, por i riu ka, por ky nuk ka kohë sa ka plaku. Në njëfar mënyre të dy gjenden në një pozitë të njëjtë. Ai thojin që shpejtësia më e madhe, demek masi që ta kalonë njatë shpejtësi ndalet koha. Çka d.m.th kjo për njeriun. Treguesin e orës, e ndalë me dorë, treguesin natyrorë të kohës natyrore me shka, mund ta ndal njeriu. Po metë vetem një zgjidhje, qelizat e trunit lëvizin shpejtë. Për me arrit ato me ndalë kohen ju duhet energji e madhe. A punë e ronë, shumë e ronë, e mundimshme, sidomos kur prapë duhesh të këthehesh në materie. Nejse, po e zomë që i riu e gjenë se si gjithë energjin e trupit ta fusë në një copë materie aq të vogël sa lëvizjen e kohës natyrore në krahasim me lëvizjen e asaj cope të materies mund ta negnizhojë. Çka ndodhë kur ai ja arrin që energjin e trupit të tij ta sjellë në atë gjendje? Të themi se e ka vetem një dimension asgjë më tepër. Në popull në këso rastesh thuhet "i ka ikë hoxhes prej tabutit". Po si i ka ikë, shtrohet pyetja?

Ai që i ka ikë, dije që është diçka çka nuk mund ta përceptoshë, e nuk mund t'i ikësh. Të zenë, pa marr parasysh ku je. E kur të zenë, lutju të ketë mëshirë me ty.