Enc. e huaja për Shqip. DER GROSSE BROCK HAUS Band 25
Shqipëria Kundërthëniet ideologjike në me BRSS-në mbesin të pa kapërcyeshme. Që nga 1977
partia dhe kryesia shqiptare (veçanërisht Sekretari Gjeneral E. Hoxha) të njëjtit edhe idologë të
saj e ashpërsojnë kritiken ndaj BRSS-së, kritik e ndikuar dhe e vulosur nga TENG
HSIAO-PING. Përderisa marrëdhëniet në mes të Shqipërisë dhe Republikës Popullore
Kineze po prishen (ndalimi i ndihmave ushtarake dhe ekonomike nga ana e Kinës, 1978 dhe tërheqja
Shqipërisë nga marrëveshje detare 1978), Shqipëria po përpiqe që në nivelin bilateral të
përmirësojë marrëdhëniet, veçanërisht me fqinjët e saj në Ballkan. Trazirat e vitit 1981 në
->Kosovë (Bd.26) i kanë ngarkuar marrëdhëniet jugosllave-shqiptare. Në konferencat pasuese të
Këshillit Sigurimit Evropës (Beograd 1977-79, Madrid 1980-83) nuk ka marrë pjesë.
Në fund të punimeve në Kushtetutën e re të 1976-ës, Shqipëria më 1980 nxori edhe librin e ligjeve
për dënime. Pas vdekjes së kryeministrit M.SHEHU (dhjetor 1981) si pasues i shefit
të regjimit erdh A.CARCANI në janar të 1982-ës.
F o r c a t. Forcat e përgjithshme 43 000 njerëz, Ushtria: 30 000 ( 100 Tanke sovjetike llojit
T-34, T-54, T-59 ); Forca ajrore: 10 000 ( 100 aeroplan luftarak); Forca detare: 3 000 ( 3-
Nëndetëse, 44 anije të shpejta); Forca paramilitare: 13 000.
P o p u l l s i a. Numri i banorëve (parallogaritur 1981) ishte 2,8 milion (shkalla e rritjes
197-79: 2,5%; ndër më të mëdhatë në Evropë). 37% e popullsisë jetojnë në qytete.
Qytetet më të rëndësishme (pop. 1981, në 1 000)
Tirana 198 Valona 62
Durazzo 66* Elbasan 61*
Skutari 65 Korçë 53
*) 1979
A r s i m i. Shkrimi i njehsuar i gjuhës shtyhet nga synimi i përgjithshëm për përdorimit e
Toskërishtes. Që nga 1975-ta për një numër të caktuar është i lejuar studimi në botën perëndimore.
E k o n o m i a. Shkalla e industrializimit në vitet e fundit në esencë nuk ka ndryshuar.
Shqipëria edhe më tej me prodhimit nacional vjetorë prej 840 US$ për banorë (për krahasim
Jugosllavia 2520 US$) llogarite si vendi më i varfër në Evropë. Politika ekonomike, veçanërisht në
vitet e fundit , ndihmat nga jashtë llogaritet të jetë shkaktarë i zhvillimit të ngadalshëm.
Shqipëria numëronte (1980, parallog. nga ILO) 1,213 milion persona të aftë për punë, nga të cilët
726 000 ishin meshkuj. Në planin pesë vjeçar 1981-1985 duhej që për çdo vit të krijoheshin 40 000
vende pune.
Agro-ekonomia në të cilën janë më shumë se gjysma e të punësuarve, në vitet e fundit ka marrë
interes të veçantë në ekonomin politike. Nga pasurit e shumta natyrore janë xehja e kromit
(nxjerrjet 1978: 390 000 t; prodhuesi i tretë, eksportuesi i dytë më i madh në planet), qymyrit (1
milion t), nafta (2,6 milion t) për tu theksuar. Mirëpo edhe nxjerrja e bakrit dhe qymyr gurit janë
rritur. Në vitin 1978 janë nxjerrë 2,35 miliard kWh energji elektrike. Gati gjysma e investimeve
për planin pesëvjeçarë 1981-85 janë paraparë për sektorin e industrisë. Buxheti publik në vitin
1980 numëronte 8 miliard Lek të hyra dhe 7,9 miliard Lek të dalura. Nga të marruat e buxhetit 4,766
miliard lek janë përdorur për të financuar ekonominë.
T r e g t i a e j a s h t m e (1976). Eksporti: 200 milion US$; Importi: 250 milion US$.
Parteri kryesorë : deri më 1978 RP e Kinës (deri 70%), pastaj Vendet e Bashkësisë Evropiane (EG),
RS e Çekosllovakisë, Jugosllavia, Rumania. RD e Gjermanisë kundrejt Shqipërisë kishte një bilance
pozitiv prej 8,66 milion US$.
K o m u n i k a c i o n i. Hekurudha e re Laç-Shkodër (86 km), përndryshe ka ndryshime shumë të
pa rëndësishme në komunikacion.
Historia J. FRAENSEN:Die alban.Nationalbewegung (1980);
ST. POLLO u. A. PUTO: The history of Albania (London
1980); B. TÖNNES: sonderfall A. Enver Hoxas >eigener Weg< und die histor. Ursprünger
seiner Ideologie (1980); E. HOXHA: Die Chruschtschowianer; Erinnerungen (a. d.
Alban., Tirana 1980); A. KULPOK: Europas letztes Geheimnis: A., Fakten u. Eindrücke
... (1981)
Enc. e huaja për Shqip. DER GROSSE BROCK HAUS Band 1/f.267
Amselfeld, serbokroatisht Kosovo polje, bazen tektonik në Serbi, Jugosllavi, diku 70 km e
gjatë deri 15 km e gjerë, tokë e frytshme dhe e pasur me qymyr (qymyr i ndezshëm). Bazën i mbushur
mbeturina të reja teritale të dinarëve. Amselfeld është fushë e gjerë në mes veriut dhe jugut
di dhe në mes veriperëndimit dhe juglindjes. Më 28.6.1389 Turqit në Betejën në Amselfeld i
mundën Serbet; pasojat ishin nënshtrimi i Serbisë sundimit turk. më 19.10.1448 hungarezi J.
HUNYADI u thye nga Turqit në Amselfeld.