E mira dhe e keqja/9
Programi u zbrit në tokë me Ademin a.s. | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
Problemin e pazgjidhur, ndërmjet Kabilit dhe Habilit, ia kishin lënë për gjykim vendimit të All-llahut xh.sh. Ky është një prej argumenteve, se ata dinin për ekzistencën e All-llahut, dhe e njihnin Atë, si Krijues të këtij universi. Përderisa kishin vendosur që çështjen t’ia linin All-llahut për t’a gjykuar, ata ia afruan kurbanët. Edhe ky veprim argumenton se ata kishin dijeni për programin e All-llahut xh.sh. Ndryshe si do të kuptohej fakti se ata kërkuan ndihmë nga All-llahu xh.sh? Ata e dinin se All-llahu i Lartëmadhëruar iu afrohej atyre sipas veprimeve (lutjeve) të veçanta dhe hidhërohej me anë të disa veprimeve (të këqia) të kufizuara. Kjo ishte sa për t’a kuptuar se All-llahu nuk e ka lënë njeriun, për asnjë moment të vetëm, pa program. Pra, programi u zbrit në tokë me Ademin a.s.
Ne mësuam se All-llahu ia pranoi kurbanin Habilit e nuk ia pranoi kurbanin Kabilit. Thuhet se Habili kishte marrë kurbanin më të mirë që kishte, ndërsa Kabili kishte marrë kurbanin më të dobët që kishte. All-llahu është i mirë, dhe i do vetëm të mirët. Gjithashtu, thuhet se Habili ishte pajtuar me gjykimin e All-llahut, i Cili kishte caktuar që ai të martohej me motrën nga shtatzënësia e parë (më e madhe se ai), me atë që kishte lindur me Kabilin, ndërsa Kabili protestoi ndaj vendimit të All-llahut, dhe vazhdoi të këmbëngulë në kërkesën e tij, sepse i dukej më e drejtë të martohej me motrën e dytë, ngase kishte lindur nga e njëjta shtatzënësi. Sado të flitet rreth shkaqeve të ngjarjes, ne na intereson ajo që shkruar në Kur’anin Fisnik, se All-llahu ia pranoi kurbanin Habilit, e nuk ia pranoi kurbanin Kabilit. Do të duhej që Kabili t’a pranonte dhe respektonte vendimin e All-llahut, edhe pse Ai nuk ia pranoi kurbanin atij. Ai duhej t’i kërkonte falje (istigfar) All-llahut xh.sh., të shikonte veten dhe të metat e tij dhe të orvatej të përmirësohej duke këshilluar veten. Por, fatkeqësisht, ai nuk e bëri këtë. Ai u mbush plot mllef dhe hidhërim, dhe duke shpërthyer prej zemërimit i tha Habilit: do të të vras. Habili ia ktheu: Unë nuk e ndiej veten fajtor, për çka ndodhi mes nesh. All-llahu xh.sh. nuk e pranoi kurbanin tënd. All-llahu pranon veprat e individëve të pastër e të dlirë. Do të ndalojmë këtu pak, e përsëri të pyesim: Kush e informoi Habilin, se All-llahu i pranon lutjet e individëve të pastër? Pra, s’do mend, ata kishin para tyre programin, prej të cilit ishin informuar. Habili e dinte se All-llahu nuk i pranon lutjet e mëkatarëve apo pabesimtarëve. Më pas, All-llahu xh.sh. vazhdon të na tregojë neve të vërtetën mbi ngjarjen, se Kabili e vrau vëllain e vet, Habilin. I Lartësuari thotë:
Akti i kryerjes së vrasjes, pra mënyra se si u krye vrasja, nëpërmjet goditjes me një pjesë hekuri, guri, apo çfarëdo sendi tjetër, neve nuk na intereson. Ajo, që neve na duhet dhe na intereson, është se, ky akt veprimi, konsiderohet si krimi i parë që ka ndodhur tek qenia njerëzore. Është ndryshimi i parë i programit dhe refuzimi i parë i vullnetit të All-llahut xh.sh., prej qenies njerëzore në univers. | ||||
|