Mëkati nuk u ndërpre


Faqe 9
faqe
- 10 -

Faqe 11
Ishte kjo një paraqitje e shpejtë e fillimit të temës sonë mbi të keqen në univers. Ishte All-llahu, i Cili me vullnetin e Tij dëshiroi të na tregojë se e keqja vjen vetëm atëherë kur ndryshohet programi i Tij. Sikur Kabili t’i bindej programit të All-llahut, ai nuk do ta vriste vëllain e tij. Ky ishte fillimi i mëkateve, që barti me vete të këqijat, të cilat nuk u ndalën. Në këtë mënyrë, na transmetohen edhe tregimet e pejgamberëve dhe të dërguarve në Kur’anin Kerim, për Nuhin, Hudin, Salihin, Shuajbin, Lutin, Musain, e të tjerë. Për ta ruajtur rendin në univers, ishte e domosdoshme ndërhyrja e qiellit në shkatërrimin e këtyre popujve. Kështu, në Kur’anin Kerim, na transmetohet:
" فكلا أخذنا بذنبه فمنهم من أرسلنا عليه حاصبا و منهم من أخذته الصيحة و منهم من خسفنا به الأرض و منهم من أغرقنا و ما كان الله ليظلمهم و لكن كانوا أنفسهم يظلمون "
“Kështu, secilin e kemi dënuar sipas mëkateve të tyre: disa prej tyre, u kemi dërguar furtunën (e përzier) me gurë[1] . Disave u kemi lëshuar zë të madh tmerrues[2] , disa të tjerë i ka gëlltitur toka[3] , kurse disa i përmbytëm[4] . All-llahu nuk ju bëri atyre padrejtësi, por ata i bënë mizori vetvetes së tyre.” [5]

Por, shtrohet pyetja: si u largua njerëzimi nga rruga e drejtë, ndërkohë që e kish pasur programin hyjnor me vete? Këtë, na e tregon All-llahu i Lartësuar. Ne jemi betuar në emër të veteve tona, duke qenë ende në botën e Dherr-it[6] :

Në lidhje me këtë, i Lartësuari thotë:

" و اذ اخذ ربك من بني ادم من ظهورهم ذريتهم و أشهدهم علي أنفسهم ألست بربكم قالوا بلي شهدنا أن تقولوا يوم القيامة انا كنا عن هذا غافلين. او تقولوا انما أشرك ءاباؤنا من قبل و كنا ذرية من بعدهم أفتهلكنا بما فعل المبطلون"
“(Përkujtoni kohën) Dhe kur Zoti yt, nxori nga ijet (kryqet) e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe kërkoi të dëshmojnë për vetvetet e tyre: “A nuk jam Unë Zoti juaj?” “(Njerëzit) Thanë: po gjithësesi, ne këtë e dëshmojmë” që të mos thoni në Ditën e Ringjalljes “Ne për këtë nuk kishim fare dijeni”.
Apo të thoni: “Prindërit tanë ishin politeistë para nesh, ndërsa ne ishim gjenerata pas tyre. Vallë, do të na dënoje për atë se ç’bënë të degjeneruarit !?” [7]

Largimi nga programi i All-llahut, vjen në dy forma, ose rrugë. Rruga e parë, vjen prej injorimit të programit. Ndodh që të harrohet, apo të devijohet e vërteta e programit, apo kemi të bëjmë edhe me tradhëtira. Dikujt i teket të flasë në emër të All-llahut, ndërkohë që ato, që thotë, nuk janë fjalët e All-llahut. Për shkak të pasioneve njerëzore, grupi që ka harruar se çfarë i është paraqitur prej programit të All-llahut, ndjek dhe pëlqen atë drejtim, ndërsa ata që nuk e kanë harruar programin, e shtrembërojnë drejtimin dhe njollosin programin e vërtetë. Ata, që devijojnë rrugën, sjellin mendime njerëzore, e këto ia atribuojnë thënieve të All-llahut të Lartësuar. Për këtë arsye, i Lartësuari në Kur’anin Kerim, thotë:

" فويل للذين يكتبون الكتاب بأيديهم ثم يقولون هذا من عند الله ليشتروا به ثمنا قليلا فويل لهم مما كتبت أيد يهم وويل لهم مما يكسبون"
“ Dhe, mjerë ata, që me duart e tyre shkruajnë Librin, e pastaj thonë: “Kjo është prej All-llahut” që me të, të kenë përfitime të vogla. Dhe, mjerë ata, që me duart e tyre e kanë shkruar, dhe mjerë ata, që në këtë mënyrë fitojnë!” [8]

Kjo është një injorancë e thellë. Me kalimin e kohës, (ky deformim) bëhet rutinë dhe kështu hyn në zemrat e atyre, të cilët frymëzohen me “programin” e All-llahut xh.sh.

Ndërsa rruga e dytë, është të pasuarit e veprimeve të trashëguara nga të parët (baballarët). Prindërit fillojnë të largohen pak nga programi i All-llahut xh.sh., ndërsa fëmijët e tyre ndjekin hapat e prindërve, dhe madje ua tejkalojnë edhe atyre. Kështu vazhdojnë të devijojnë prej rrugës. Këto devijime bëhen shkak për shtimin e pasioneve dhe përfitimeve të kësaj bote. Pastaj, kjo transmetohet nëpër gjenerata dhe shtresohet si trashëgimi e të parëve të tyre, e kështu me radhë. All-llahu i Lartëmadhëruar, na lë t’a kuptojmë këtë, kur Ai thotë:

" و اذا قيل لهم اتبعوا ما أنزل الله قال نتبع ما ألفينا عليه ءاباءنا أولو كان ءاباؤهم لا يعقلون شيئا و لا يهتدون "
“Dhe kur atyre u thuhet, “Ndiqni revelatën e All-llahut (Kur’anin), ata thonë: ne, do të ndjekim rrugën e prindërve tanë. Por, a nuk ishin prindërit e tyre, që nuk kuptonin asgjë e as që ishin të përudhur !?” [9]

Pra injoranca ndaj programit, dhe ndjekja e rrugës së baballarëve, janë themelet e mëkateve dhe mosbesimit. Për këtë arsye, dashti All-llahu me vullnetin e Vet, që të na tërheqë vëmendjen për këto dy arsye, të cilat nuk do të jenë të pranueshme në ahiret. Neve na është tërhequr vërejtja, qysh kur kemi qenë në botën e Dherr-es, për arsye që askush të mos të ketë mundësi polemike në Ditën e Gjykimit, duke i përdorur këto dy argumente.

Referencat
  1. Populli e Lutit u dënua me këtë dënim
  2. Populli e Lutit u dënua me këtë dënim
  3. Si në rastin e Karunit, pjesëtar i popullit të Musait a.s.
  4. Popullin e Nuhut, dhe Faraonin e kohës së Musait a.s.
  5. Kur’an, 29 / 50 .
  6. Alemu al Dherr – është bota e atomeve. Në këtë rast aludohet për shpirtërat tanë, kur ne ishim krijuar, para se të zbrisnim në jetën e këtij planeti. All-llahu i ka tubuar të gjithë, dhe ka kërkuar prej tyre që të dëshmojnë për ekzistencën e Tij. Njerëzimi ka dëshmuar dhe e ka pranuar që Ai është Krijuesi i tij. (shënim i përkthyesit)
  7. Kur’an, 7 / 172-173
  8. Kur’an, 2/ 79
  9. Kur’an, 2 / 170

Faqe 9
faqe
- 10 -

Faqe 11