Çudit teknike mbi binarë
- A kanë pas grekët e vjetër hekurudhë ?
- Grekët e vjetër transportonin anijet mbi binarë druri nëpër ngushticën e Korithit. Kjo ju kursente atyre kohë dhe udhë të gjatë në det. Ata gjeten se ishte tetë herë më lehtë të tërhiqej barra mbi binarë se në një udhë të zakonshme.
- Kush shpiku makinën e parë me avull ?
- Një ushtarë francezë me emrin Nikolas Kugnot ndërtoi më 1763 një makinë që vihej në lëvizje me fuqinë e avullit. Nikolasi mendonte se do të ndihmonte gjatë transportimit të topave. Fatkeqësisht ajo ishte e ngadalshme si breshka, dhe pas disa provave duel jashtë kontrollit, e mbi ngarkuar. Udhëheqësit e Nikolasit vendosën që për shkaqe sigurie të hiqnin atë makinë nga përdorimi.
- Kush fitoj garat e lokomotivave ?
- Pionierët e hekurudhës britanike u mblodhën dhe vendosën që më 1829 të organizojnë një garë në Ranihill nga e cila do të dilte lokomotiva më e shpejtë në Britani. Në këtë garë mori pjesë edhe Roketi i Xhorxh Stefensonit, loku i cili i kaloi shpejtësinë mbi 55 kilometra në orë. Tre kundërshtarët e Roketit nuk ishin konkurrencë për të. Loku i Stefersoni kishte një kuti komplekse me pesë gypa. Kjo do të thotë se Roketi kishte më tepër ujë që binte në kontakt me nxehtësinë dhe kështu përçonte më shumë shtypje të ajrit në nxitësin e lëvizjes së rrotave.
- Kur u ndërtua hekurudha e parë elektrike në botë ?
- Më 1879 në Berlin, u promovuan binarët e elektrifikuar të hekurudhës me gjatësi prej 247 metrave. Babai i idesë ishte Verna fon Simens. Katër vite më pas, i vëllai i tij Vilhemi hapi një hekurudhë të elektrifikuar në Irlandën veriore. Në vitet 1920-ta kishte të shpërndarë në tërë botën rrjete të elektrifikuar të hekurudhës.
- Lokomotiva e parë disel ?
- Janë dashur që të kalojnë dyzet vite që nga shpikja e motorit me naftë që të përdoret edhe në makinat mbi binar. Gjatë viteve 1930 ShBA-ja dhe Gjermania prinin në prodhimtarin e lokomotivave me motorëve me naftë.
- Çka disel, e çka elektro-disel ?
- Lokomotiva me naftë ka një motor ngjashëm me një makinë të madhe transportuese (kamion). Pistonët (cilindri që lëvizë poshtë-lartë dhe fut rrotat në lëvizje) futen në lëvizje nga një shufër me rrota valore. Fuqia për lëvizjen e rrotave merret në boshtin me rrota valore. Ndërsa në lokomotivën me naftë të elektrifikuar, pra elektrodiseli, makinë e njëjtë mirëpo ka të instaluar një gjeneratorë që krijon energjinë. Ky elektricitet i fituar furnizon motorët që e fusin në lëvizje trenin.
- Cili ka qenë lokomotiva më e fortë me avull ?
- Shoqëria hekurudhore amerikane Union Pacifik në vitet 1940-ta u paraqit me lokomotivat Big-Boj. Secila nga këto makina peshonte 534 tonelata dhe krijonin 6000 kuaj fuqi (PS).
- Cila më mirë elektro apo disel ?
- Elektro (lokomotiva me fuqi elektrike) lëvizë më shpejt dhe më pastër se ajo disel, dhe ju nevojitet më pakë mirëmbajtje. Mirëpo elektros i duhet të lëvizë mbi binarë të elektrifikuar e këta nuk gjendet gjithkah. Diseli mund të lëvizë mbi gjitha binarët anë e mbanë botës. Në shikim global më i pastër është diseli (energjia vetëm transformohet).
- Nga vije rryma për elektro lokomotivat ?
- Elektro lokomotivat e zakonshme e marrin rrymën nga një largpërçues rryme të vendosur mbi binarë. Disa furnizohen me rrymën nga "binari i tretë" i vendosur mes binarëve. Shumica e lokomotiva të thjeshta pranojnë rrymën alternative të tensionit të lartë të cilën e transformojnë në rrymë të njëtrajtshme të tensionit të ulët para se ta përcjellin në motorët.
- Cila lokomotivë tërhoqi trenin e parë nën tokësor ?
- Hekurudha e parë nën tokësore është hapur në Londër më 1863. Ajo lidhte në rrjetë stacionesh të vizituar shpesh; Padington, Euston dhe Kings Kros. Hekurudha nën tokësore U në Londër (anglisht Underground) në fillim qarkullohej nga makinat me avull dhe më 1890 është bërë elektrifikimi i saj.
- Çka është hekurudha me dhëmbëzore ?
- Një lokomotivë e hekurudhës me binarë nuk e ka të lehtë që të përballojë sipërfaqet e pjerrëta, sidomos kur vijën në pyetje bjeshkët, pasi që rrotat e saj do të silleshin në vend pa përparuar përpara lokomotiva. Për tu ngjitur në breg dhe bjeshkë nevojite një siste i posaçëm. Një sistem i tillë i hekurudhës dhëmbëzore është ndërtuar më 1811 mirëpo deri më 1870 është futur në zbatim vetëm një pjesë e vogël e tij. Treni "varret" përpjetë me ndihmën e një zinxhiri me rrota dhëmbëzore, që varrën në hekurudhën e tretë të dhëmbëzuar - në këtë mënyrë parandalohet rrëshqitja. Hekurudha dhëmbëzore Mont-Uashington në Nju Hampshir (ShBA) është ndërtuar më 1869 dhe ende gjendet në përdorim. Ndërsa në Zvicër, hekurudha dhëmbëzore Pilatus e ndërtuar më 1889, ka një ngritje maksimale deri në 48 për qind.
- Si funksionon tele-hekurudha ?
- Tele-hekurudha apo tele-lifti është një lloj hekurudhë me tela, që instalohet në vendet malore. Ka dy parë hekurudha, një për ngjitje dhe një për zbritje. Dy kabina të metalta janë të varura në një tel të trashë e të fortë, i cili lëvizet nga fuqia e makinës e instaluar në dhomën e makinës (në pikën më të lartë të udhës). Që të dy kabinat lëvizin njëkohësisht, gjersa njëra ngjitet tjetra lëshohet pjerrtas. Pesha e kabinës që lëshohet e ndihmon tërheqjen e kabinës që ngritët.
- Çka e vë në lëvizje qerret e San Franciskos ?
- Qyteti karlifornezë San Francisko është i përmendur për qerret e vjetra me tel (Cable Cars), që lëvizë nga bregu në bregun e qytetit. Ato lëvizin të varura në një tel të trashë të përthekuar. Për të ndalur qerren hapen kapëzat dhe lëshohet qerrja dhe po ashtu për të dalë në bregun tjetër të qytetit duhet që të mbyllen kapëzat, ashtu që të varret qerrja në hekurudhën e telit. E gjithë kjo lëvizje mundësohet nga një motor i përforcuar në një dhomë që e lëvizë në rreth telin.
Unë dua ta di!!!