Broshura me planet e Serbisë për Kosovën/1
Planet aktuale serbe për rikolonizimin e Kosovës Serbia synon që në muajt dhe vitet e ardhshme, në kuadër të planeve për copëtimin dhe gllabërimin e Kosovës, ta realizojë kthimin e organizuar dhe masiv të serbëve në Kosovë. Ky kthim mbështetet në standardin e katërt dhe quhet 'kthim i qëndrueshëm'. Serbia ka arritur që UNMIK-ut, IPVQ-ve dhe shumë faktorëve ndërkombëtar t'ua imponojë tezën se serbët gjoja nuk janë të sigurtë në Kosovë dhe se ata nuk mund të kthehen në Kosovë ngase shqiptarët do t'i dëbonin. Së pari, siç ka pohuar edhe përfaqësuesi i UNHCR-së, Ron Redmond, shumica dërrmuese e serbëve të Kosovës shkuan nga Kosova së bashku me forcat policore dhe ushtarake të Serbisë në qershor të vitit 1999. Së dyti, Serbia nuk do që serbët të kthehen atje ku ata i kanë pronat e tyre, meqë gjithandej do të jenë siç ishin - pakicë e thjeshtë. Ministri për Kthim dhe Komunitete në qeverinë e Kosovës, Slavisha Petkoviq, për radion B92, më 5 mars 2005, ka deklaruar: "Për një muaj, 85 familje janë kthyer në Kosovë. Kjo është më shumë sesa ajo që ka arritur të bëjë Nebojsha Çoviq për pesë vjet." Së treti, Beogradi pohon se në Kosovë jetojnë 132.012 serbë dhe joshqiptarë, ndërsa janë 228.409 refugjatë të ikur nga Kosova pas luftës. Beogradi qëllimisht është i dobët në matematikë. Në bazë të këtyre të dhënave, del se ka më shumë refugjatë serbë nga Kosova sesa serbë që kishin jetuar ndonjëherë në Kosovë! Sipas Institutit Statistikor të Republikës së Serbisë ishin rreth 190.000 serbë të cilët jetonin në Kosovë në vitin 1991. Numri i serbëve në Kosovë nuk ka ndryshuar aq përgjatë viteve të 90-ta. Këtë e vërteton edhe Iniciativa Europiane për Stabilitet (ESI), e cila në njërin prej raporteve të veta thekson se në Kosovë jetojnë 130.000 serbë dhe janë 60.000 serbë refugjatë nga Kosova. Serbët e mbetur në Kosovë nuk do të qëndronin këtu sikur mos ta kishin jetesën më të mirë sesa në Serbi. Serbia i përçmon serbët e Kosovës dhe i lë që të jetojnë nëpër baraka në mjerim ekonomik e social, në mënyrë që atëherë kur të paraqitet një moment i volitshëm politik për t'i kthyer masivisht në Kosovë, serbët të mos kundërshtojnë ardhjen dhe të jetuarit këtu.Kur kësaj i shtohen edhe 140.000 serbë në Serbi të cilët janë refugjatë nga Kroacia dhe Bosnja, e të cilët Serbia pa problem mund t'ua falsifikojë dokumentet dhe t'i paraqesë ata si ish banorë të Kosovës, bëhet e qartë se Serbia nuk
Hyrje |
faqe - 1 - |
2 > |