Gjallnia
- Çka d.m.th Gjallnia ?
GjallëriaredaktoGjallnia në pritje ... Çka është adoptimiredaktoShtazët jetojnë në marrëdhënie të pa ndërprera me ambientin. Këto marrëdhënie nën ndikimin e faktorëve të ndryshëm biojetikë si dheu, drita, lagështia, e temperatura dhe faktorët biologjikë si marrëdhëniet me shtazët tjera. Vetitë e veçanta të natyrës krijojnë ambientin e truallit të individëve apo të grupeve. Së pari duhet të jetë trualli me veti të veçanta për llojin ashtu që më vonë të fillojnë të ndikojnë shtazët ndërmjet veti dhe veçorit biojetike të truallit. Të gjithë këta faktorë ndikojnë në zhvillimin e shtazës, dhe nëse ato donë të jetojnë atëherë ato duhet të jenë elastike, të përshtatshme për rrethanat në truall dhe të reagojnë ndaj tyre. Secila shtazë duhet që në truallin ku dëshiron të gjallërojë të ketë burim të ushqimit d.m.th burim të energjisë së mjaftueshme. Me ndihmën e energjisë mund të i bëjë ballë edhe kohërave të liga. Me këtë është në gjendje të mbajë temperaturën konstante dhe të tregohet e aftë për mbijetesë kundrejt armiqve. Në këtë mënyrë, me gjasa të mëdha shtaza siguron pasardhësit e llojit të vet. Përshtatja e gjallërisë së individit apo grupit rrethanave për rreth quhet adoptim. Adoptimi është edhe njëri nga faktorët kryesorë i gjallërisë së llojeve të ndryshme brenda një trualli të përbashkët. Shtazët marrin energji nga i njëjti truall por në mënyra të ndryshme dhe për këtë arsye ato mund të gjallërojnë në të njëjtin vend. Secila shtazë shfrytëzonë maxhe të veçanta të kësaj kuzhine natyrore për veten e saj. Llojet e ndryshme të adoptimit bëjnë që të hyhet në këto çoshe dhe atyre të i shtohen burime të reja të ushqimit. Kjimi i nënllojeve si pasojë e përshtatjes apo adoptimit të individëve në mënyrë që sa më shumë të nxierr nga ambienti ndryshe quhet edhe Radiacion. Çka ka ndodhë në Galapagos?redaktoKulumbria apo kolibri, ishulli apo ujdhesa!? Rasti i zogjve të grupit të ujdhesave Galapagos e ka befasuar edhe Çarls Darvinin. Ky rast paraqet rast tipik të asaj që shkencëtarët e quajnë radiacion e ne i themi përshtatshmëria e përsosur hapësirës së jetesës. Hulumtimet rreth këtyre zogjve e befasuan shkencëtarin, zogjtë e grupit të ujdhesës përngjanin njëri tjetrit në përbërjen e plotë të trupit deri edhe puplat, dhe ndryshonin vetëm në kaçepin e tyre. Ngjashmëria e tillë, e bie afër mendimin mbi paraardhësin e tyre të përbashkët. Në atë anë të botës ishte vetëm një lloj i ati zogu që kishte arrit të kapërcejë nga kontinenti në grupin e ujdhesave. Ky lloj që kishte arritur në ujdhesat ishte shumuar aq shumë sa e kishte lejuar burimi i ushqimit. Pastaj, nga dal-dalë, kishte filluar natyra të ndikojë në zakonet e zogut që kishin bërë që ai të i përshtatet rrethinës së re. Secila ujdhesë kishte mundësi të furnizonte vetëm një numër të kufizuar të shtazëve me ushqim të njëllojtë. Të tjerët duhej që të zgjidhnin në mes asgjësimit ose të përshtatjes së ambientit, d.m.th gjetje së burimeve me ushqim të llojit tjetër. Me këtë, ata i ndërronin shprehitë dhe format e të ushqyerit. Disa zogj u zhvilluan në specialist të vërtetë, të llojeve të ndryshme, që nuk lanë burim ushqimi pa e përdorë për vete. Ata gjuanin ushqimin e tyre në ajër, në tokë dhe nërë të. Hanin ose fruta ose thithnin nektarin e kështu me radhë. Mënyra e re e të ushqyerit të këtyre mërgimtarëve shkaktojë që kaçepi i tyre të pësojë ndryshime. Kështu brenda të njëjtit lloj mund të kishte individë apo grupe me kaçep të shkurtuar, të zgjatur, të lakuar, të drejtuar etj. Po kush ushqehet si PikadearedaktoNjë nënlloj, një zogë si kolibri që shkencëtarët e kanë pagëzuar nën emrin Camarrhynchus pallidus ushqehet me insekte. Këtij zogu insekt ngrënës, natyra nuk i ka ndihmuar në mënyrë fizike, por i ka dhënë aftësinë që të fusë në përdorim pjesët ekzistuese të trupit - një veprim për të cilën ne themi se vetëm prej të menduarit mund të vije. Kjo më të vërtet mund të merret si mrekulli jetëgjatë. Ky zogë nuk e ka gjuhën e përshtatshme për gjurmimin e insekteve. Për dallim nga zogu pikadea, në gjuhën e këtij zogu sikolibri mungojnë disa qime që pikadeasë i ndihmojnë si shqisa gjatë gjurmimit. Për të zëvendësuar këtë mangësi të shqisave ai gjatë gjuajtjes së insekteve zgjeron të çarat me kaçepin e tij të fortë dhe pastaj futë në kaçep gjembin e kaktusit dhe fillon të trazojë të çarën deri sa të shohë insektin. Po si të vërej ndonjë lëvizje të insektit lëshon poshtë gjembin dhe e çeponë insektin. Për të pasur në gjendje gatishmërie armën e tij, ai shpesh vendosë në kënde të caktuara magazina me gjemb kaktusi. Australia është ujdhesë, ka pasur aty adoptime?redaktoPo. Australia është ujdhesë në të cilën për shkak të përshtatjes sa më të mirë ambientit shumë individ apo grupe të llojeve të shtazëve me prejardhje nga kontinenti i Afrikës i kanë përsosur vetit e tyre të ushqimit në atë shkallë sa që mund të flasim për specialist. Ata për këto qëllime e kanë pushtuar në kuptim të plotë gjithë ujdhesën, dheun e saj, nëntokën, ajrin e ujin sa që nga ky pushtim as pemët e kurorat e tyre nuk i kanë kursyer. Shumica e këtyre shtazëve janë shpezë dhe një e tretat e tyre janë të llojit të rosave, patave e gucave. Shumë shpezë të kontinentit që kanë mbetur në ujdhesën e Australisë pas shkëputjes së saj nga Azia, janë specializuar aq shumë sa që kanë humbur disa veçori kryesore të tyre. Ato kanë shkuar aq larg sa që kanë hequr dorë nga aftësia e fluturimi. Ky specializim i tyre për kohë të gjatë ka qenë sukses mirëpo ato shtazë kanë paguar një çmim të lartë. Me heqjen dorë nga aftësitë themelore të tyre dhe specializimin për shkak të mënyrës së të ushqyerit ato e kanë rritur varësin nga ambienti në njërën anë dhe në tjetrën janë të rrezikuar pas çdo lëkundje të ndryshimeve në ambient. Me fjalë tjera ato janë më të ndjeshme ndaj ndryshimeve të ambientit se sa paraardhësit e tyre, për këtë vetëm mbajtja e pandryshueshme e kushteve natyrore në truallin e tyre i shpëton ato nga asgjësimi. Çka kanë lidhje gjenet me adoptimin?redaktoMe gjasë po themë, bon vaki që ka rastësi!? Lloje të ndryshme të adoptimit të llojeve të ndryshme të shtazëve, me gjasë kanë ndodhur si pasojë e dallimeve të vogla të rastit që kanë ndodhur në gjenet që ka bartësi i tyre. bartësit e këtyre dallimeve të gjeneve, të vogla dhe të rastit por që kanë ndikuar në të mirë të popullit të tyre. Kështu këto lloje kanë mbetur brenda seleksionimit natyrorë të shtazve të qenieve të gjalla. Sa lloj adoptime ka në natyrë?redakto1, 2, 3 ... 1 milion e njo, u lodha t'u nxhehë!? Ekzistojnë sasi e madhe e llojeve të adoptimit. Për të i thjeshtuar gjërat dhe për të i bërë ato më të kuptueshme bëhen grupie të llojeve të adoptimit dhe pastaj pagëzimi i tyre në klasa. Kështu disa lloje janë futur në klasë e adoptimeve të organeve d.m.th ndryshime fizike që kanë pësuar shtazët në organët e tyre, n ëato adotime ku organet e tyre kanë pësuar dryshime në funksionimin e tyre p.sh aftësia e përtypjes së ushqimeve të ndryshme, dhe etologjike d.m.th në adoptime që kanë bërë shtazët me mënyrën e sjelljeve dhe veprimeve të tyre. Më e lehtë e më e thjeshë është që adoptimet të grupohen sipas nevojës së shtazëve, adoptimet me ndryshime në lëvizje, në të ushqyerë, në të orientuar dhe mirëmbajtjes së trupit. |
Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të
| ||||||