Urithi redakto

Talpa euopaea L.

Njoftim
Kërkohet Urithi evropian
Rreziku ik prej njerzëve
Perimetri i kokës 115 deri 160 mm  
Bishti 23 deri 38 mm
Pesha 65 dei 120 g
Pjellëshmëria 1 herë në vit
3 deri 5 të vegjël
Mosha 3 deri 5 vjeçare
Nën mbrojtje

Urithi dallohet për shkathtësinë e mbijetesës nën tokë. Ka një trup të mbuluar me një pastaqi me qime të shkurta e të dendura, këmbët e përparshme i ka të forta në formë lopate me shputa të kthyera nga prapa, veshët i ka të mbrojtur nga rrudha të ulëta të lëkurës dhe sytë e vegjël i ka të futur thellë në lëkurë. Po thuaj se gjithë jetën gjallëron në errësirë.

Shikuar nga ana zoologjike, urithi i takon grupit rendorë të ngrënësve të insekteve, mirëpo ushqimi i tij nuk janë vetëm insektet dhe larvat. Ai hanë me kënaqësi edhe skraja e shiut dhe kurrizorë të imtë; p.sh. Minjtë turidalur, minjtë e vërtet bile edhe lloje të përafërt të tij kur ata e ngacmojnë shumë. Gjatë gjurmimit të ushqimit, ai pa pengesë hapë kanale dhe në to krijon edhe turma me skraja të shiut - lloj magje. Ai këtë konservim e arrin duke i therur skrajët në qendër të sistemit nervorë dhe pastaj duke i bartur ato tek magjja nëntokësore. Për rëndësinë e urithit, gjithnjë ka pasur mendime të ndryshme. Në njërën anë ai ushqehet me shumë lloje të insekteve dëmtuese për njeriun, e në anën tjetër, ushqimi me skraja dhe valavitja e rrënjëve të bimëve e bënë atë të urrehet nga njeriu. Urithin mund ta gjejmë në fusha, por edhe në male anë e mbanë Evropës duke përjashtuar anët më veriore të saj. Në lindje trojet e tij shtrihen deri në Uralë. Në Azinë lindore dhe në Mesdhe jetoj lloje tjera të tij. Po ashtu edhe në Amerikën Veriore jetojnë të afër të tij.