Miu i shtëpis

redakto

Rattus rattus L.

Njoftim
Kërkohet Miu i oborrit
Rreziku kur je ratë, tutë
Perimetri i kokës 160 deri 235 mm
Bishti 190 deri 240 mm
Pesha 150 deri 250 g
Pjellëshmëria 3 deri 6 × përvit
5 deri 10 (13-21) të vegjël
Mosha nga 2 deri 4 (max. 7) vjetë.
Nuk është nën mbrojtje


Miu i alpeve

redakto

Sorex alpinus SCHINZ.

Njoftim
Kërkohet Miu i alpeve
Rreziku ik prej njerzëve
Perimetri i kokës 62 deri 77 mm  
Bishti 54 deri 75 mm
Pesha 6 dei 10 g
Pjellëshmëria 2 deri 3 herë në vit
5 deri 7 (10) të vegjël
Mosha 16 deri 18 muaj
Nën mbrojtje

Ky lloj miu turidalur, gjendet vetëm në vargmalet e Evropës qendrore dhe jugore, nga Pirenejtë deri tek Karpatet e në Ballkan. Kemi të bëjmë me ekzemplar të një lloj miu që ishte i përhapur në tërë Evropën. Ky lloj miu i parapëlqen kaçubat e dendura dhe përroskat e bjeshkëve, rrafshe bjeshkësh me lagështi, dhe gjithnjë për truall zgjedhë vende me të lagështa e më të errëta. Miu i alpeve nganjëherë jeton përgjatë përroskave deri tek fillimi i vargmalit, në lartësi mbidetare 300 deri 400 metra, mirëpo trojet besnike të tij gjenden në anët që gjenden në lartësi 700 deri 2000 metra. Miu i alpeve është lehtë të dallohet, ka bojë hiri të mbyllët deri në të zezë, bie në sy ngjyra e bardhë e vijës përfund bishtit, çka mund të ngatërrojë këtë mi me miun turidalur të zakonshem. Mirëpo këta dallohen në bazë të shputave, nuk i kanë të mbuluara me fije leshi, i kanë të ndritshme dhe bojë mishi. Për veçorit e gjallërisë së tij, dihet shumë më pakë se për minjtë tjerë turidalur që popullzojnë Evropën. Duket se kryesisht ushqehen me pa kurrizorë të butë që gjenden në bjeshkë, por gjithsesi edhe me pa kurrizorë tjerë. Fillojnë të pjellin nga fundi i prillit deri nga mesi i shtatorit. Sikurse të gjithë minjtë turidalur, edhe të vegjlit e miut të alpeve, shpejtë rriten dhe si duket që në vitin e parë të jetës janë të gatshëm për shumim.

Miu turidalur - dhëmbëbardhi

redakto

Miu turidalur i shtëpisë, miu turidalur i fushës dhe miu turidalur i kopshtit.

Crocidura russula (HERM.), Crocidura leucodon (HERM.) dhe Crocidura suaveolens (PALL.)

Njoftim
Kërkohet Miu turidalur i shtëpisë
Rreziku ik prej njerzëve
Perimetri i kokës 64 deri 95 mm  
Bishti 33 deri 46 mm
Pesha 6 deri 14 g
Kërkohet Miu turidalur i fushës
Perimetri i kokës 64 deri 87 mm  
Bishti 28 deri 39 mm
Pesha 6 deri 15 g
Kërkohet Miu turidalur i kopshtit
Perimetri i kokës 53 deri 83 mm  
Bishti 25 deri 44 mm
Pesha 3 deri 7 g
Pjellëshmëria 2 deri 4 herë në vit
2 deri 6 të vegjël
Mosha 1 deri 2 vite
Nën mbrojtje

Miu turidalur me dhëmbë të bardhë dallohet nga minjtë turidalur tjerë ngase ka dhëmbë krejt të bardhë dhe e në bishtin e tij pak pas trupit ka qime si të qerpikëve. Trojet e të parëve të tyre ishin stepet dhe për këtë ata nuk kanë nevojë për lagështi në rrethinë e tyre. Në pjesën qendrore të Evropës së par i popullzuan toka të lëna pastaj rrethe të maleve, kaçuba, pjesë të fushave si dhe rrethina të vendbanimeve të njerëzve. Përgjatë dimrit tërhiqen nëpër ahëra të sanës, mure të gurit por edhe në ndërtesa. Në Evropën qendrore më së shpeshti gjendet miu i kopshteve, i cili dallohet nga të tjerët për peshën e vogël dhe për ngjyrën më të çeltë të qimeve të hirta në anësoret trupit të tij. Gjallëron në pjesët e ngrohta veriore të Evropës deri tek mesi i Gjermanisë dhe mesi i Francës. Mirëpo ai gjallëron edhe në Azi e në Afrikën veriore. E veçantë është se si e ëma i rritë e edukon të vegjlit e saj. Ajo ju prinë vargut të krijuar nga të vegjlit të cilët kapën për rrënjën e bishtit të njëri tjetrit me dhëmbët e tyre të bardhë. Kështu ata krijojnë një karvanë.

Në Evropë tani gjallërojnë vetëm minjtë e fushës (Crocidura leucodon) dhe minjtë më të mëdhenj të e më të errët të shtëpisë (Crocidura russula).