Magoti, majmuni evropian
redaktoMacaca sylvanus L.
Njoftim | ||
Kërkohet | Majmun Magoti | |
Perimetri i kokës | 600 deri 710 mm | |
Bishti | i mungon | |
Pesha | 5 deri 10 kg | |
Pjellëshmëria | 1 herë në vit 1 të vogël. | |
Mosha | mbi 20 vjeçare. | |
Nuk është nën mbrojtje |
Përkrahë njerzëve, ky lloj është i vetmi lloj i primarëve vendorë të Evropës. Moti jetonte në Afrikën veriore, para së gjithashë në malet algjeriane dhe ato marokane. Nga atje u përhapë në pjesën jugore të gadishullit të pirinejvë, ku edhe tani nëpërmjet të importeve të kohëpaskoshme nga Afrika numri i tyre mbahet në nivel. Në vitin 1969, në spanjë u ngritë një rezervuat i quajtur "La montagne des Singes". Në këtë park të mbyllur po ashtu u vendosën majmunët Magotë.
Magoti jeton nëpër shkrepa të pasura me llojllojshmëri biologjike e të mbuluar me florë të ulët. Nëpër shkrepa, kapangjiten me shkathtësi. I bëjnë ballë për mrekulli temperaturave të ulta si dhe luhatjeve të mëdha të temperaturës. Në rrethinën ku jetojnë, shpeshë gjenden burime merkuri nën teperaturën zero gradë celsius. Gjatë ditës janë aktivë. E mbajnë veten me ushqime të frutave, farave, me rrënjë dhe karcyella të lulave por edhe me insekte e shtazë të imta kurrizore. Pijënë në intervale mjaftë të rregullta.
Magotët jetojnë në grupe të përbëra nga femrat në të cilat mund të gjenden edhe meshkuj pakashumë të rritur. Secila kope udhëheqët nga një magotë i vjetër me përvojë të cilit i janë të nënshtruar gjithë anëtarët e kopesë. Pleqtë e kopesë, zakonisht janë të padurueshëm dhe duket si të jenë gjithnjë në kërkim të konfliktit. Kështu gjithnjë tentojnë që ti ndjekin të rinjët nga kopeja që të krijojnë kope të reja.
Pjellëshmëria e tyre nuk është e kushtëzuar me sezona apo stinë të vitit. Femrat kalojnë nga 145 deri në 180 ditë me barrë para se të pjellin të vegjlit. Të vegjlit lindi me aftësi shikimi dhe janë të mbuluar me leshin e lëkurës së tyre. Menjëherë pas lindjes janë në gjendje të kapen për pastaqinë e së ëmës së tyre. Ato i bartin me vete të vegjlit gjithë kahë shkojnë. Pjekuria seksuale fillon të paraqitet aty nga mosha 3 vjeçare deri 4,5 vjeçare.