Autorët antikë për Ilirët


< 3
faqe
- 4 -

5 >


Isocratis[1]

ORATIONES
(Ligjëratat)
5
Filipi

19 ... Pastaj më thanë se rreth tij janë maqedonët më të shquar, të cilët për gjëra të tjera mund të mos jenë aq të zotë, por sa për interesin e Filipit janë në gjendje ta dinë e ta kuptojnë më mirë se ti. Përveç kësaj aty gjenden edhe shumë helenë, njerzë me vlerë e mend, me këshillat e të cilëve ai e ngriti shumë lart mbretërinë e tij. Me të vërtet çfarë s'ka bërë ky njeri? Thesalët, të cilët më parë sundonin në Maqedoni, a nuk i bëri për vete, sa që çdo thesal ka besim më tepër te Filipi, se sa te bashkëqytetarët e tij? Nga qytetet e atjeshme disa me anë të mirëbërjes i bëri aleatë, ndërsa ata që i kishin rënë në qafë a nuk i prishi dhe i shkatrroi? Nuk i nënshtroi magneatsit, perrebejt, paionët dhe a nuk i vuri keta nënpushtetin e tij? Nuk u bë zot i pjesës më të madhe të tokave të ilirëve, atyre që banojnë buzë Adriatikut?...



  1. Isocratis NË ENCIKLOPEDI


< 3
faqe
- 4 -

5 >