Autorët antikë për Ilirët


< 2
faqe
- 3 -

4 >


Varroni[1]

- Atëherë Tremeli u kthye nga unë e më tha:
"Siç kam dëgjuar, atëher kur ti ndodheshe te liburnët, paske pa gra të martuara, të ngarkuara me dru që, në të njëjten kohë, mbanin në duar kush një, kush dy fëmijë, sikur të donin të tregonin se lehonat tona, të cilat dergjen ditë të tëra, janë të dobëta dhe për t'u përbuzur".
- Unë ja ktheva:
"Po, në Iliri ndodh diçka tjetër: Shpesh një grua shtatzënë, kur i vijen për të lindur, largohet pak nga vendi i punës dhe, pasi lirohet nga fëmija, e sjell thuajse nuk e lindi, por e gjeti. Gjithashtu edhe vajzave, ndonjëherë njëzet vjeçare, që atje e quajnë virgjëresha, zakoni nuk ua ndalon që, para martesës, të shkojnë e të enden me atë që duan dhe të kenë fëmijë..."[2]



  1. Varroni NË ENCIKLOPEDI
  2. M. Terentii Varrois, De re rustica. Romanorum criptorum corpus Italicum, curante Hectore. nxjerr nga Avni K. Këpuska, "QENËSIA E TERRITORIT DHE E KUFIJVE ETNIKË AUTOKTONË TË KOSOVËS", fq.26-27, botimi i tretë, Prishtinë 2004.... Kah gjysma e shek. XIX (1858) një grua trimëreshë shqiptare, në Malësinë e Gjakovës, jetonte me burrin e saj dhe t vetmin burim për jetesë kishin një tufë të dhive. Një ditë dimri të fortë me një metër borë, asaj gruaje i vjen për të lindur. Në shtëpi ishte burri i saj i sëmurë. Ajo i thotë burrit: Po shkoj të heq borën që ka mbuluar dushkun dhe të kenë të hanë dhitë. - Duke hequr borën, gruas i vjen për të lindur dhe ajo hyn në mes të tufës së dhive. Pasi e lind fëmijën, e merr me vete e kthehet në kasollë dhe i thotë: Ja, e gjeta këtë fëmijë në pyll! - Ky fëmijë ishte Col Delia, i cili, si bashkëluftëtar i Sulejman Vokshit, së bashku me luftëtarë të tjerë, hyri brenda në Saraj të Gjakovës, në kullën e Abdullah Pashë Drenit dhe vrau Maxhar Pashën. bashkë me të zotin e shtëpisë e me disa të tjerë që nuk deshën të dorëzohen....


< 2
faqe
- 3 -

4 >