Ana shqiptare dje dhe sot
nga
Viki dhe kalimtarët
redaktor
Hipi Zhdripi
2008 -




Ana shqiptare dje dhe sot është një përmbledhje tekstesh e artikujsh pak a shumë të përkufizuara rreth temës së paraqitjes së të arriturave nga anët shqiptare veç e veç dhe pasqyrimit të tyre në kulturën e përgjithshme shqiptare. Kuptohet se çdo paraqitje e tillë ngre në vete edhe lloje të luftërave brenda anëve, mirëpo jemi ne bijtë e Shekullit të Ri dhe një përmbledhje ku armatimi i vetëm është LAPSI. Qëllimi është një, të jemi një komb përbrenda së cilit ka gjallëri dhe inat për të arriturat e anës tjetër dhënë kombit. Po. Të ketë gjallëri dhe as se si vdekje, gjallëri të shqiptarit dhe kulturës së tij. I mallkuar qoftë ai që e sheh vetën më të vogël se tjetri brenda kombit të vetë shqiptar. I mallkuar qoftë ai që nuk i kupton rrethanat e jetës në anën tjetër. I lumi i ai vepra e të cilit arrin të ngritet në nivel të kombit. Mos harro se miku dhe armiku jonë shikon e vëzhgonë.

Përmbajtja


Malësia e Gollakut