Teqet


Faqe 4
faqe
- 5 -

Faqe 6
Teqet Bektashiane sot në Shqipëri kanë organizmin e tyre qëndror Kryegjyshatën Bektashiane të Tiranës të cilën e mbajnë për botërore por që nuk njihet nga Bektashitë e Turqisë, Qipros dhe Egjiptit. Nën kryegjyshatën janë gjashtë gjyshata apo qëndra rajonale. Ato janë 1. Shemimi Baba në Fushë-Krujë, 2. Asim Babës në Gjirokastër, 3. Xhefai Baba në Elbasan, 4 Turanit në Korçë, 5. e Kuzum Baba Sulltanit në Vlorë, 6 e Tahir Babait në Berat. Si rregull çdo gjyshatë ka një Dede apo Gjysh në krye (edhe pse ky nuk është kështu në Shqipëri pasi sot bektashianët nuk kanë shumë gjyshër) dhe nga gjyshatat kontrollohen Teqet e zonave që ato mbulojnë. Mbi gjyshatat e zonave qëndron vetëm kryegjyshata e Tiranës.

Përpara transferimit në Shqipëri urdhëri i Bektashianëve qeverisej nga posti i Çelebiut apo kryegjyshit, që ishte në kryeteqen (pîr-evi) e tyre të ndërtuar mbi varrin e Hâxhi Veli Bektâshit në krahinën Haxhi Bektash të Anadollit (ndërmjet qytetit të Kirshehirit dhe Kajserit). Hierarkia fetare e bektashive ishte e tillë që çdo dervish i thjeshtë bektashi kishte një dede apo gjysh që qëndronte mbi atë. I pari i teqeve bektashiane quhet baba; zëvendësit e tij që rrojnë në teqe si anëtarë të saj janë dervîshë, dhe pjesëtarët që kanë marrë vetëm dorë apo kanë dhënë besën ndaj urdhërit janë myhip, ndërsa ndjekësit e thjeshtë quhen âshik. Nxënësit e teqeve kanë zakonisht një murshid i cili iu mëson shartet e fesë. Sipas këtij koncepti, bektashianët klasifikojnë Naim Frashërin dhe Skënderbeun si myhip apo muhib të Urdhërit Bektashian pasi të fundët kanë patur murshidë që i udhëzonin, ndërsa besimtarët e thjeshtë mund të klasifikohen si âshik.

Nga teqet më të hershme bektashiane në Rumeli kanë qënë në: Dimctoka dhe Kalkandele; në Anadoll në: ?Osmânxhik në veri-perëndim të Amasias; ne Kajro në Kasr al-?Ayn dhe në Mukatam; dhe tre të tjera në Bagdâd dhe Qerbelâ?. Nga shikimet historike, teqet e Jugut të Shqipërisë mendohet të jenë të vona. Siç u përmend edhe më sipër proçesi i bektashizimit të Jugut të Shqipërisë ka mundësi të jetë shtuar pas masakrës së Mahmudit II kundër bektashianëve në Stamboll. Përqëndrimi i bektashive në Shqipëri larg qëndrave urbane, por në viset malore të Jugut të Shqipërisë tregon se ata janë përhapur larg regjimit, ndërsa qytetet shqiptare u zotëronin nga sunitët pro-osmanë. Shpërhapja e Bektashizmit në Shqipëri në formë masive pas vitit 1826 na bind nga fakti se bektashianët besojnë se në kohën kur Ali Pasha ishte ne konflikt me Portën e Lartë, ishte Shemimi Babai ai që u mundua të lidhë Aliun në aleancë me Bushatllijtë e Shkodrës. Edhe pse historiania franceze Nathalie Clayer ka vënë në dukje se Ali Pasha nuk ka qënë i sektit Bektashian, faktet flasin se në kohë të Aliut bektashitë janë dëbuar ngë Shkodra pasi Bushatllitë nuk iu zinin besë dhe i shihnin si spiunë të Aliut. Ata janë vendosur në Toskërinë e Ali Pashës ku Pashai tregonte zemërgjerësinë e tij me çdo mistik Islam që kërkonte të ndërtonte tempullin e tij në domeinin e Luanit të Janinës.


Faqe 4
faqe
- 5 -

Faqe 6