Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/58
Pjesa V Ligjet e rishqyrtuara dhe të plotësuara të përvetësimeve dhe buxhetet Neni 22 Ligjet e rishqyrtuara të përvetësimeve dhe buxheteve 22.1 Ministri i Ekonomisë dhe Financave mund të përgatisë amandamente për Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës dhe për ligjin mbi përvetësimet, që do të hyjnë në fuqi nëse ai/ajo ka mjaft arësye për të besuar se: (a) arkëtimet apo shpenzimet për vitin fiskal, do të jenë materialisht më të ulëta apo më të larta se ato që parashihen në ligjin e tillë për përvetësimet apo buxhetet; apo (b) Kuvendi me siguri do të ndryshojë apo anulojë një ligj ekzistues, apo do të miratojë një ligj të ri, dhe veprimet e tilla pritet që të ngrisin apo të reduktojnë arkëtimet apo shpenzimet për vitin aktual fiskal. 22.2 Procedura për përgatitjen e amendamenteve për një ligj vjetor mbi përvetësimet dhe Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës do të jetë e njëjtë me atë që është propozuar në Pjesën IV të këtij ligjit; sidoqoftë, me kusht që dispozitat e vendosura në Pjesën IV, të cilat caktojnë datat e sakta në të cilat veprimet e caktuara duhet të ndërmirren, do të injorohen. Duke marrë parasysh, që amendamentet e tilla të zbatohet vetëm për pjesën e mbetur të vitit fiskal, projektligji i rishqyrtuar do të sigurojë këtë. Neni 23 Miratimi i ligjeve apo rregulloreve të reja që kanë nevojë për përvetësime Kur, Qeveria është duke hartuar një projektligj për ta dorëzuar në Kuvend apo kur UNMIK-u pëprilon një rregullore, dhe ligji apo Rregulloreja e tillë kërkon shpenzimin e parave publike në vitin fiskal në të cilin ligji apo rregulloreja e tillë hyn në fuqi, Qeveria apo UNMIK-u, siç është rasti, do të përgatisin një raport që tregojn vendin nga do të mirren fondet për shpenzimet e tilla shtesë, nga: (a) paratë publike të pa-përvetësuara që aktualisht ndodhen në Fondin e Konsoliduar të Kosovës; (b) të hyrat që priten gjatë pjesës së mbetur të vitit fiskal në të cilin Rregulloreja apo ligji i tillë miratohet; dhe/apo (c) paratë publike që janë përvetsuar aktualisht, por që do të jenë të papërvetësuara pas anulimit të një pjese të përvetësimit aktual.
< 57 |
faqe - 58 - |
59 > |