Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/46
KAPITULLI IV. MBROJTJA E NATYRËS Neni 33 Zonat e mbrojtura të natyrës 1. Zonat me vlera të veçanta natyrore, që janë me interes ndërkombëtar, kombëtar, regjional dhe komunal për Kosovën, gëzojnë mbrojtje të veçantë me ligj. 2. Mbrojtja dhe ruajtja e terësishme e natyrës, shfrytëzimi i qëndrueshëm i vlerave natyrore, kategorizimi i zonave me vlera të veçanta sipas Konventave relevante ndërkombëtare, proçedurat e vënies nën mbrojtje, mbrojtja e llojeve të rralla e të rrezikuara të florës dhe faunës, regjimi i mbrojtjës sipas shkallës së kategorizimit, mënyra e menagjimit të tyre, pjesëmarrja e publikut në vendimmarrje mbi natyrën si dhe mbikëqyrja profesionale e zonave me vlera të veçanta të natyrës, rregullohen me ligj të veçantë. Neni 34 Mbrojtja e diverzitetit biologjik 1. Qeveria, pasi të ket marr mendimet e Institutit për natyrë dhe mbrojtjes të mjedisit në kuadër të AKMM-së, do të ketë kompetenca për të nxjerr akte normative plotësuese që mundësojnë masa të arsyeshme për ruajtjen e diversitetit biologjik në Kosovë. Këto masa do të implementohen nga Instituti për natyrë dhe mbrojtje të mjedisit. 2. Funkcionet për mbrojtjen ndaj diversietit biologjik nga ana e Institutit për natyrë dhe mbrojtje të mjedisit në kuadër të AKMM-së, përfshinë pa kufizim: (a) percaktimin e kritereve dhe kushteve per inventarizimin ne baza shkencore te lojeve te rralla e te rrezikuara te flores dhe te faunes dhe ekosistemeve te ndieshme , te cilave u kanoset shfarosja ,dëmtimi i përhërshem apo degradimi; (b) identifikimin e problemeve qënesore dhe te prioriteteve ne kujdesin, mbrojtjen dhe shfrytëzimin e qendrueshëm te diverzitetit biologjik; (c) vlerësimin e gjendjës dhe tendencave të ndryshimit të biodiverzitetit me qëllim të hartimit te programit të masave dhe aktiviteteve për mbrojtjen dhe përparimin e biodiverziteti; (d) hulumtimin dhe percjelljen permanente te gjendjes se biodiverzitetit, te komponenteve te tij gjenetike dhe larmisë se llojeve si dhe të ekosistemit, me qëllim të ruajtjes, përtritjes dhe shfrytëzimit në baza ekologjike. KAPITULLI V: MONITORIMI DHE INFORMIMI MBI MJEDISIN Neni 35 Monitorimi i mjedisit 1. Monitorimi i gjëndjes së mjedisit zbatohet në nivel vendi, nga Ministria përmes Agjensionit të Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit /AKMM/, e cila siguron vëzhgimin e përherëshem të mjedisit, të gjendjës dhe karakteristikave të vlerave të natyrës, në hapësirë dhe në kohë të caktuar, vëzhgimin e degradimit me përdorimin e resurseve natyrore si dhe ndikimin e tyre në shëndetin e njeriut. 2. Agjensioni është përgjegjës edhe për grumbullimin dhe sistemimin e të dhënave bazike dhe indikatorëve tjerë për mjedis, të dhënave nga subjektet përgjegjëse për ndotje dhe çrregullim të mjedisit duke përfshirë ujin, ajrin, tokën, diversitetin biologjik, florën dhe faunën, elementet klimatike, atmosferën, rrezatimit jonizues dhe jojonizues, si dhe materieve të dëmshme e të rrezikshme në mjedis. 3. Të dhënat e grumbulluara nga monitorimi i gjendjës së mjedisit përbëjnë informacion publik dhe përfshihen në Sistemin Informativ të mbrojtjes së mjedisit. Këto të dhëna publikut i bëhen të njohura nëpërmjet mediave publike ose formave tjera të informimit publik. 4. Ministri përgjegjës për mjedis, me akt të veçantë, cakton kriteret për përcaktimin e stacioneve vëzhguese, sasinë dhe shpeshtësinë e matjeve,klasifikimin e dukurive të cilat vëzhgohen, metodologjinë e punës si dhe formën dhe kohën e raportimit të të dhënave. Neni 36 MONITORIMIN I SHKARKIMIT, SHPËRHAPJES DHE REGJISTRIMI I TË DHËNAVE 1. Çdo personi, ndërmarrje apo autoritet publik që është përfshirë në aktivitete të vazhdueshme që është vendosur se do të shkaktojnë dëm të madh apo kritk mjedisor, mund , deri në momentin që pala e tillë ka marë masa permanente për të siguruar se shkarkimi dhe shpërndarja që shkaktojnë dëm më të madh apo kritk mjedisor, janë në pajtim me nivelet maksimume të përshkruara në fuqi, Ministria do të kërkojë prej tyre që: (a) të sigurojnë organizimin e monitorimit të shkarkimeve vetanake; (b) pjesmarje në monitoringun e efekteve që shaktojnë shkarkimet dhe shpërndarjet në rajonet të ndikuara direkt; (c) të mbajnë të dhëna për ndotjen e mjedisit të cilat duhet të përmbajnë të dhëna për energjinë dhe materialet e konsumuara së bashku me natyrën e çrregullimit mjedisor; si dhe (d) mirmbajë llojet dhe kuantitetin e ndotjes të bërë ose shpërndarë, substancave të rezikshme apo mbeturinave të rezikshme, si dhe në natyrën e dëmeve të mëdha apo kritike mjedisore. 2. Të dhënat e parapara me paragrafin 1. të këtij neni, subjektet përgjegjëse për çrregullim mjedisor, janë të obliguar të ia dërgojnë Agjensionit të Kosovës për mjedis. 3. Ministri, me akt të veqantë përcakton përmbajtjen dhe metodën e mbajtjes së të dhënave, mënyrën e paraqitjes së të dhënave, metodat e mikqyrjes së shpërhapjes, formën dhe kohën e raportimit të të dhënavë të monitorimit dhe paisjet e duhura për monitorim. Neni 37 SISTEMI I INFORMATIV PËR MBROJTJEN E MJEDISIT 1. Me qëllim të vëzhgimit, evidentimit të vlerave natyrore dhe qeverisjen me mjedis, Ministria përmes AKMM, krijon, organizon dhe mbanë Sistemin Informativ për Mbrojtjen e Mjedisit. 2. Sistemi Informativ për Mbrojtjen e Mjedisit , përfshin informacionet pa kufizim, për: (a) burimet natyrore ; (b) çrregullimet tepër të mëdha apo kritike mjedisore; (c) përdorimi i materialeve dhe energjisë; (d) substancat e dëmshme dhe të rrezikshme; (e) origjina dhe shpërndarja e mbeturinave; (f) shpërhapja sipas burimeve të tyre; (g) përsonat përgjëgjës për çrregullimet tepër të mëdha apo kritike ; (h) masa dhe programe rehabilitimi; (i) dëmtimet e mjedisit dhe aksidentet ekologjike; (j) kushtet shëndetësore dhe ekologjike të popullsisë; (k) zonat e mrojtura të natyrës; (l) masat e diversitetit biologjik; (m) regjistri i tipareve të rëndësishme natyrore; (n) tipi dhe deponimi dhe (o) çështje të tjera të mjedisit që kanë lidhje me të ose kërkohen nga ky ligj. 3. Ministria dhe komunat mbajnë të dhëna, të cilat nuk janë pjesë e sistemit informativ për mbrojtjen e mjedisit, të cilat përfshijnë pa kufizim: (a) gjithë subjektet që ndërmarrin veprimtari të autorizuara dhe veprimtarite e tyre; (b) kërkesat për miratim, licensat dhe autorizime të tjera të tilla që kërkohen e jepen dhe çdo informacion të mëtejshëm në lidhje me to; (c) çfarëdo informacioni tjetër të marrë ose siguruar sipas dispozitave të këtij ligji apoakteve plotësuese normative; (d) hollësi për gjoba të vendosura sipas këtij ligji dhe akteve plotësuese normative. Neni 38 Baza e të dhënave të ndotësve - kadastri 1. Për caktimin e karakteristikave dhe ndikimit te ndotëshmerisë ne cilësinë e ajrit, te ujit dhe tokës e veqanrisht ne zonat e mbrojtura te natyrës dhe pasqyrimit analitik te tyre,evidentimit të subjekteve përgjegjëse për ndotje si dhe si dhe mbajtjen e regjistrit të materieve të dëmshme dhe të rrezikshme, Ministria mbanë kadastrin e ndotësve në nivel të Kosovës. 2. Ministria e mjedisit, përcakton dhe nxjerr Udhëzimin për: (a) formen dhe përmbajtjen e kadastrit te ndotësve te ajrit, te ujit dhe tokes dhe objekteve te natyres, dhe (b) regjistrin e materieve të dëmshme dhe materieve te rrezikshme
< 45 |
faqe - 46 - |
47 > |