KAPITULLI III: MASAT PËR MBROJTJEN E MJEDISIT

 
 
   PJESA 3: Masat e rehabilitimit

   Neni 19
                               MASAT E MBROJTJES DHE REHABILITIMIT

   1.    Kur mund të dëshmohet me dëshmi substenciale për neglizhencën, aktet e
   paramenduara, apo shkeljet nga ana e një personi, ndërmarrjeje apo autoriteti publik që sjall
   një dëm tepër të madh apo kritik mjedisor apo aksident mjedisor që rezulton në dëm mjedisor,
   një person, ndermarrje apo autoriteti i tillë publik do të detyrohet ta kthejë pjesën e dëmtuar
   në kondicionet që nuk paraqesin rezik për shëndetin publik apo kapaciteti të përgjithshëm
   regjenerues të pjesës së dëmtuar.

   2.    Aq më tepër, në rast se një person, ndermarrje ose autoritet i tillë publik mer pjesë në
   një aktivitet të vazhdueshëm që mund të sjellin dëm të madh apo kritik mjedisor ose aksident
   mjedisor që do të rezultojë në dëm mjedisor, një person, ndërmarrje apo autoritet i tillë publik
   do t’I këkohet të ndërmarë masa të arsyeshme që të sigurojë që aktivitetet e tilla në të
   ardhmen të bëhen në mënyrë që të (i) zvogëlohet shkarkimi dhe shpërndarja në nivelin e
   lejueshëm, dhe (ii) minimizimim I rezikut për një aksident mjedisor, në pajtim me masat dhe
   praktikat e pranueshme ndërkombëtare.

   3.    Një person, ndermarrje apo autoritet publik që i kërkohet të ndërmarë masa sipas
   paragrafit 1dhe/ose paragrafit 2, do të, në rastet komplekse ku shfaqet nevoja, jetë i detyruar
   të zhvilloje dhe parashtrojë Ministrit një plan me masat të nënvizuara që personi, ndërmarrja
   apo autoriteti publik ka për qëllim t’i ndermarrë. Ministri do të ketë në dispozicion
   gjashtëdhjetë (60) ditë për të shqyrtuar planin. Në rast se Ministri gjen baza të arsyeshme të
   besojë që masat e parapara nuk janë adekuate në bazë të paragrafit 1 dhe 2, Ministri brënda
   gjashtëdhjetë (60) ditëve do ti japë personit, ndermarrjes apo autoritetit publik relevant,
   modifikimet e planit të kërkuara nga Ministri. Në rast se personi, ndërmarrja apo autoriteti
   relevant publik, mendon që modifikimet nga ana e Ministrit janë të panevojshme dhe tepër të
   shtrejta që nuk janë në përputhje me paragrafet 1 dhe/ose 2 personi, ndermarrja apo autoriteti
   publik relevant kanë të drejtën të sfidojnë, në gjyq, validitetin e një, disave apo të tëra
   modifikimeve.

   4.    Nëse identiteti i palës përgjegjëse për dëmin mjedisor nuk mund të gjehet, ose në
   rastet kur personi apo ndermarrja nuk ka fonde të mjaftueshme të rregullojë dëmin mjedisor,
   Qeveria do të ketë autoritetin – në rast se dëmi paraqet rezik të vazhdueshëm për shëndetin
   publik, adoptojë dhe implementojë një program të arsyeshëm për rregullimin e dëmit. Në
   rastet kur dëmi mjedisor është i natyrës lokale, atëherë Komuna do të ketë autoritetin të
   adoptojë dhe implementojë një program të tillë. Në rast se në cdo kohë në fillim apo gjatë
   programit të tillë, identiteti i palës zbulohet, Qeveria apo Komuna përkatëse do të mund të
   rimarrë shumën e shpenzuar për rregullimin e dëmit të bërë nga neglizhenca, akti me
   paramendim apo e shkelja e palës.

   5.    Para fillimit të zbatimit tè programit të rehabilitimit , personi pergjegjes i paraqet
   Ministrit propozimin pèr miratimin e tè njejtit.. Nëse Programi i rehabilitimit prekë edhe
   pèrgjegjèsitë e Ministritrive tjera, ato duhet t’i paraqesin mendimet dhe propozimet e tyre,
   para nxjerrjes së vendimit. Para dhënies së miratimit nga Ministri, propozimi i Programit të
   rehabilitimit, bëhet i disponueshëm për publikun për të paktën 14 ditë.
 
 
   PJESA 4: Vlerësimi i ndikimit në mjedis, pëlqimi, leja dhe autorizimi mjedisor

   Neni 20
                                VLERËSIMI I NDIKIMIT NË MJEDIS

   1.    Një person, ndermarrje apo autoritet publik që planifikon të ndërtojë një objekt
   industrial, të përpunimit, punë të madhe apo projekt, do të, në qoftëse një projekt i tillë, ka
   potencial të bëjë dëm mjedisor, njëherë do të duhet të bëjë një vlersim të ndikimit në mjedis
   (VNM) dhe të njëjetën t’ja parashtrojë Ministrisë me parafrazim të gjetjeve të VNM-së
   (raporti i VNM).

   2.    Një person, ndermarrje apo autoritet publik që planifikon të modifikojë operimin e një
   objekti industrial apo për përpunim do të, në rast se kjo paraqet një rezik potencial për të ritur
   apo zmadhuar shkarkimin ose shpërndarjes, njëherë duhet të bëjë VNM-në dhe pastaj ta
   parashtrojë të njëjtën në Ministri raportin e parafrazuar të gjeturat e vlersimit.

   3.    Një VNM nuk do të kërkohet në rast të ndërtimit apo modifikimit të ndërtesave
   rezidenciale, komerciale jo-industriale brenda rajoneve të përshkruara për një ndërtim të tillë
   nga plani hapsinor në fuqi.

   4.    Qeveria, pasi që ka marë propozimin nga Ministria, do të nxjerë një akt plotëaues
   normativ për të themeluar, në pajtim me nenin 21, një listë që specifikon (i) llojet e objekteve
   industriale për përpunim, projektet dhe punët për të cilat kërkohet VNM dhe raporti i VNM,
   dhe (ii) llojet e modifikimeve mbi objektet industriale për përpunim, projektet apo punë për
   përfundimin e të cilave kërkohet VNM dhe raporti i VNM.

   5.    Qeveria, në prpozim të Ministrit, do të nxjerr një akt plotësues normativ që
   specifikon, nivelin më të lartë të detajeve (i) përshkrimin e procedurave me të cilat do të bëhet
   një VNM, dhe (ii) përshkrimin e informative që do të përfshihen në një VNM raport. Një akt I
   tillë plotësues normativ mund të përfshijë procedura si dhe informata të ndryshme varësisht
   nga aktivitetet e ndryshme të planifikuara; megjithatë duke marë parasysh që ndryshimet e
   tilla do të kenë për bazë shkencën. Ndryshime të tilla mund të ketë edhe në bazë të madhësisë
   të aktiviteteve të planifikuara.

   6.    Një VNM dhe një raport i VNM mund të përgatitet dhe të parashtrohet vetëm nga një
   person, ndermarrje (i) që kanë ekspertiza dhe janë trajnuar në shkencat mjedisore, përgatitja e
   VNM, dhe përgatitjen e raportit të VNM (ii) janë mbajtës të liçensës (liçensë për VNM) nga
   Ministria që autorizon një person apo ndermarrje të tillë të bëjë një VNM si dhe të përgatitë
   nje raport të VNM. Qeveria, pasi që ka marë propozimin nga Ministri, do të nxjerë një akt
   plotësues normativ që specifikon kushtet minimume të arsueshme dhe jo-diskriminuese që një
   person apo ndermarrje duhet t’i plotësojë për të marë nje VNM liçensë. Një akt plotësues I
   tillë normativ do t’i kërkojë Ministrisë të nxjerë fakte për aritjen e kushteve të kërkuara, që
   janë krijuar me aktin plotësues normativ. Ministria nuk do të imponojë një limit numerik për
   lëshimin e liçensave për VNM. Akti plotësues normativ, gjithashtu do të kërkojë nga
   mbajtësit e liçensave përVNM që të bëjnë një VNM dhe të përgatitn një raport të VNM në
   mënyrë të pavarur dhe me objektivë shkencore. Ministria nuk do t’i lëshojë liçensë për VNM
   asnjë personi apo ndermarrjeje deri në momentin që akti i kërkuar plotësues normativ, nuk
   është nxjerë dhe të gjitha formularet për aplikim të jenë bërë gati, të adoptuara dhe të
   publikuara për publikun.

   7.    Ministria do të mirëmbajë dhe azhurojë një listë të të gjithë mbajtësve të liçensave për
   VNM. Ministria do t’ja mundësojë këtë listë menjëherë cilitdo person që e kërkon listën e të
   gjith mbajtësve të liçensave për VNM. Megjithatë, as Ministria dhe asnjë tjetër organ apo
   nënpunës civil nuk do të ketë të drejtë të bëjë rekomandime për shërbimet e ofruara nga
   mbajtësit e liçensave për VNM.

   Neni 21
                  PROÇEDURAT E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT NË MJEDIS – PËLQIMI MJEDISOR

   1.    Të gjithë zyrtarët publik dhe nënpunësit civil, që kanë kompetencat për të lëshuar leje
   ndërtimi, të gjith personat apo ndërmarrjet që mbajnë një leje për të filliar aktivitetet e
   ndërtimit, do të jetnë të detyruar t’i nënshtrohen trajnimit bazik për VNM në bazë të
   kërkesave të parashtruara në nenin 20. si dhe aktet normative plotësuese të lëshuara në bazë të
   nenit 20 të këtij ligji.

   2.    Në rast se një zyrtar publik pranon një kërkesë për leje ndërtimi që parashikon një apo
   më shumë aktivitete që janë subjekte të VNM kushteve të parapara me nenin 20, zyrtari
   publik do ta njoftojë kërkuesin se leja për ndërtim nuk mund të lëshohet deri në momentin që
   nuk është bërë VNM të jetë parashtruar raporti i kërkuar për VNM në Ministri, të jetë marë
   aprovimi mjedisor nga Ministria, dhe të gjitha këto t’i sillen zyrtarit publik. Zyrtari përkatës
   publik do ta njoftojë kërkuesin e lejes që një VNM mund të bëhet dhe një raport të VNM
   mund të përgatitet vetëm nga, një mbajtës i liçensës për VNM të lëshuar nga Ministria.

   3.    Pasi që është marë raporti përVNM, Ministria do të kërkojë menjëherë mendimin e
   AKMM për VNM raportin, dhe brënda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga dita që raporti i tillë
   është parashtruar, ose (i) do të lëshohet aprovimi mjedisor, ose (ii) do të refuzojë kërkesën me
   arsye të detajuara pse është bërë refuzimi. Ministria mund që me anë të refuzimit të propozojë
   modifikime, në rast se eksiston mundësia, ndërtimi I propozuar apo aktivitete të tjera që do t’I
   lejojnë Ministrisë të nxjerë një aprovim mbi propozimin.

   4.    Në rast se një aplikant për aprovim mjedisor beson që refuzimi I kërkesës për aprovim
   mjedisor ka qënë arbitara dhe kaoriçios, I bërë me qëllime të caktuara, ose që nuk është
   bazuar në fakte shkencore apo standarde mjedisore në fuqi, aplikanti mund ta sifdojë
   vendimin në gjyq.

   5.    Para dhënies të pëlqimit mjedisor, Ministria përgjëgjëse, përmes AKMM, me
   prezencen e aplikantit, siguron publikun, përmes mjeteve të informimit, për mundësinë e
   shqyrtimit dhe diskutimit publik të raportit të ndikimit mjedisor dhe të projekt vendimit për të
   paktën 15 ditë, por jo më shumë se 30 ditë , për të shprehur opinionin e tyre mbi propozimin e
   paraqitur. Vërejtjet dhe sygjerimet e opinionit publik duhet të respektohen por nuk janë të
   obliguara.

   6.    Ministria përgjegjëse për mjedis vendimin e saj mbi dhënien e pëlqimit mjedisor e
   shpallë në mediat publike brenda shtatë ditësh nga dhënia ose refuzimi i miratimit.

   Neni 22
                        Procedura e lejës së veprimtarisë – lejës ekologjike

   1.    Lëshimi në punë i objektit të ndërtuar apo i stabilimenteve dhe pajisjeve që kanë qenë
   objekt i vlerësimit të ndikimit në mjedis, nuk mund të behët pa miratimin e lejës ekologjike
   nga Ministria.

   2.    Leja ekologjike miratohet për periudhën pesëvjeqare, në proceduren e aplikimit për
   pranim teknik të objektit dhe stabilimenteve ose pas kryerjës së punës provuese, por gjithësesi
   para miratimit të lejës për punë.

   3.    Ministri, me akt të veqantë , përcakton aktivitetet e nevojshme për miratimin e lejës
   ekologjike, formën e aplikimit , përmbajtjen e lejës ekologjike, revokimin e lejës, vazhdimin
   e vlefshmerisë si dhe regjistrin e lejeve të miratuara.

   Neni 23
                                    Autorizimi mjedisor

   1.    Pa paragjykuar nenet 20. dhe 21. të këtij ligji, askush nuk ka të drejtë të kryejë apo
   ndërmarrë ndonjë veprimtari që mund të shkaktojë çrregullim mjedisor nëse kjo veprimtari
   nuk ka marrë autorizim mjedisor nga Ministria.

   2.    Në afatin prej 6 /gjashtë/ muajve nga hyrja në fuqi të këtij ligji, Ministri përcakton një
   listë të veprimtarive që kërkojnë autorizim mjedisor, formën e aplikimit, procesin e aplikimit
   dhe përmbajtjen e autorizimit.

   3.    Autorizimi mjedisor nuk kërkohet për veprimtaritë për të cilat kryhet procedura e
   vlerësimit të ndikimit mjedisor.

   Neni 24
                                 Njoftimi i shteteve fqinje

       Nëse një projekt i synuar mund të ndikojë direkt në mjedis përtej territorit të Kosovës,
   Ministri përgjegjës për mjedis, pas konsultimit me Qeverinë dhe PSSP-në, informon shtetet që
   ndikohen lidhur me mundësinë e dëmit nga projekti i synuar dhe u ofron atyre
   dokumentacionin e projektit të synuar përfshirë pa kufizim , raportin mbi ndikimin e projektit
   në mjedis, në pajtim me konventat ndërkombëtare, por pa u kufizuar vetëm ne to.
 
 

< 43
faqe
- 44 -

45 >