KREU III
   MIRËMBAJTJA
   Neni 12
   Ministria nxjerr planin vjetor të mirëmbajtjes dimërore dhe verore për rrugët magjistrale dhe
   regjionale, ndërsa Komuna nxjerr planin vjetor të mirëmbajtjes dimërore dhe verore për rrugët
   lokale.
   Neni 13
   13.1. Ministria është përgjegjëse për mirëmbajtjën e shenjave të trafikut në rrugët magjistrale dhe
   regjionale,ndërsa Komuna është përgjegjëse për vendosjen e shenjave të trafikut në rrugët
   lokale.
   13.2. Ministria është përgjegjëse për mirëmbajtjen e shenjave të trafikut në kryqëzimet e rrugëve
   magjistrale dhe regjionale me linjat e hekurudhës, ndërsa Komuna është përgjegjëse për
   mirëmbajtjen e shenjave trafikut në kryqëzimet e rrugëve lokale me linjat e hekurudhës.
   Neni 14
   Ministria për rrugë magjistrale e regjionale, ndërsa komuna për rrugë lokale mund të
   lidhin kontrata me kompanitë e besueshme të cilat janë lëndë e legjislacionit për prokurim.
   KREU IV
   NDËRTIMI DHE RIKONSTRUKTIMI
   Neni 15
   Ministria nxjerr rregulla mbi kriteret teknike për ndërtimin dhe rekonstruktimin e rrugëve
   publike.
   Neni 16
   16.1. Ministria nxjerr planin vjetor të ndërtimit dhe të rekonstruktimit të rrugëve magjistrale dhe
   regjionale, ndërsa Komuna nxjerr planin vjetor të ndërtimit dhe rekonstruktimit të rrugëve
   lokale.
   16.2. Komuna informon Ministrinë mbi programin vjetor të ndërtimit të rrugëve lokale.
   16.3. Ministria koordinon programet e ndërtimit dhe rekonstruktimit për Autoritetet e rrugëve
   publike.
   Neni 17
   17.1. Komuna dhe pronarët e rrugëve të pakategorizuara informojnë Ministrinë lidhur me planin për
   ndërtim dhe lidhjet e rrugëve të tyre me rrugët magjistrale dhe regjionale.
   17.2. Pronarët e rrugëve të pakategorizuara që dëshirojnë të kenë çasje në rrugë magjistrale ose
   regjionale jashtë hapësirëve urbane duhet të sigurojnë lejën nga Ministria.
   Neni 18
   Ministria për rrugë magjistrale dhe regjionale, dhe Komuna për rrugë lokale, cakton
   rregulla sipas standardeve për ndërtim dhe rekonstruktim të rrugëve publike.
   Neni 19
   19.1. Ministria në bashkëpunim me Ministrinë për Ambient dhe Planifikim Hapësinor përgatitë një
   vlerësim mbi ndikimin në ambient për çfardo propozimi të zhvillimit të rrugës që ka të bëjë
   me ndërtimin e rrugës magjistrale ose regjionale.
   19.2. Komuna në bashkëpunim me Ministrinë për Ambient dhe Planifikim Hapësinor përgatitë një
   vlerësim mbi ndikimin në ambient për çfarëdo propozimi të zhvillimit të rrugës që ka të bëjë
   me ndërtimin e rrugës lokale.
   19.3. Vlerësimi i ndikimit në mjedis përgatitet në pajtim me procedurën e paraparë me Ligjin për
   Mbrojtjen e Mjedisit
   19.4. Vlerësimi mbi ndikimin në ambient duhet të përmbaj, por nuk është i kufizuar në
   informacione të veçanta vijuese:
   a) një përshkrim të propozimit të ndërtimit të rrugës,duke përmbajtur informacione për
   pozitën,konstruksionin, masën, karakteristikat fizike dhe kriteret për përdorimin e
   tokës për ndërtim;
   b) të dhënat e nevojshme për të identifikuar dhe vlerësuar efektet kryesore që
   propozimi i ndërtimit të rrugës mund të ketë ndaj ambientit;
   c) një përshkrim të efekteve të mundshme të rëndësishme për ambientin lidhur me
   ndërtimin e rrugës së propozuar; dhe
   f) ku janë identifikuar efekte të kundërta ndaj ambientit, përshkrimi i masave të
   parashikuara për të penguar,redukuar dhe nëse është e mundshme për të rregulluar
   këto efekte.
   19.5. Ministria në bashkëpunim me Ministrinë për Ambient dhe Planifikim Hapësinor përgatitë
   rregullat e detajizuara të një vlerësimi mbi ndikimin në ambient.
   19.6. Rregullat mbi vlerësimin e ndikimit në ambient do t’i aprovoj Qeveria.
   Neni 20
   20.1. Ministria është përgjegjëse për vendosjen e shenjave të trafikut mbi rrugët e ndërtuara
   magjistrale dhe regjionale.
   20.2. Komuna është përgjegjëse për vendosjen e shenjave të trafikut mbi rrugët e ndërtuara lokale.
   20.3. Ministria dhe Komuna janë përgjegjëse për vendosjen e shenjave të trafikut që kanë lidhje me
   kryqëzimet e rrugëve publike me linjat hekurudhore, secila në fushën e kompetencave që kanë
   për llojin e caktuar të rrugëve.
 
 

< 187
faqe
- 188 -

189 >