Kapitulli I – Dispozitat e Përgjithëshme
   Neni 1
   Përkufizimet
   Në këtë Ligj :
   1. Analist është personi i emëruar ose i caktuar në pajtim me nenin 6.
   2. Plehu artificial është një lëndë organike ose joorganike që përmban një ose më
   shumë materie ushqyese të bimëve që është dedikuar për bimët e cila nxitë
   rritjen e bimëve dhe produktivitetin e tyre.
   3. Inspektor është personi i emëruar ose i caktuar në pajtim me nenin 6.
   4. Etiketë është përmbajtja e dukshme e shkruar, shtypur ose e paraqitur grafikisht
   në paketim ose udhëzimin që i është bashkangjitur plehut artificial.
   5. Ligji për Plehrat artificiale është akt juridik që rregullon veprimtarinë e prodhimit ,
   importit , përdorimit dhe tregtimit me plehra artificiale në Kosovë.
   6. Ministër sipas këtij ligji është Ministri i MBPZhR.
   7. MBPZHR është Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
   8. Shërbim Rregullues për Plehra artificiale është trupi i caktuar nga Ministria i cili
   do të jetë i ngarkuar me zbatimin dhe kontrollin e zbatimit të këtij Ligji.
   9. Administratori i Shërbimit Rregullues për Plehra artificiale do të thotë personi
   i cili është i caktuar nga Ministria për të drejtuar Shërbimin Rregullues për Plehra
   artificiale.
   10. Bord është Trup Këshillues për Plehra artificiale siç është përcaktuar me këtë Ligj.
   11. Person është çdo subjekt fizik ose juridik.
   12. Regjistrim është akti i pranimit të një përsoni për shitës ose prodhues të plehut
   artificial në Kosovë.
   13. I regjistruar është personi i cili ka marrë çertifikatë regjistrimi në pajtim me Ligjin.
   14. Shitja përfshin ofertën, vënijen për shitje, shitjen, , shpërndarjen ose mbajtjen në
   zotërim për shitje ose qarkullim.
   15. Shkelje është cenim i dispozitave të këtij Ligji .
   Neni 2
   Qëllimi
   2.1.Qëllimi i këtij Ligji është sigurimi i mbrojtjes së cilësisë së plehrave artificiale në
   Kosovë.
   Neni 3
   Organizimi
   3.1.Ministria do të përcaktojë strukturën dhe organizimin e Shërbimit Rregullues për
   Plehra artificiale.
   3.2.Ministria do të përcaktojë strukturën dhe organizimin e Bordit Këshillues për Plehra
   artificiale i cili do t’i bëjë rekomandime Shërbimit Rregullues për Plehra artificiale
   mbi çështjet që kanë të bëjnë me këtë Ligj.
   Neni 4
   Regjistrimi
   4.1.Çdo person duke përfshirë prodhuesit, importuesit ose tregtarët i cili dëshiron të
   shesë ose ofrojë për shitje plehra artificiale në Kosovë, do ta bëjë këtë në pajtim me
   qëllimet dhe kushtet e parashtruara në çertifikatën e regjistrimit.
   4.2.Kërkesa për çertifikatë regjistrimi do të përfshijë:
   a. emrin dhe adresën e të regjistruarit
   b. emrin dhe adresën e çdo pike qarkulluese të të regjistruarit në Kosovë.
   4.3.Kërkesa për çertifikatë regjistrimi do të shoqërohet me taksën e përcaktuar. Kërkesa
   bëhet në formularët që do të lëshohen nga Shërbimi Rregullues për Plehra artificiale.
   4.4. Secila çertifikatë e dhënë e regjistrimit, përveç nëse është pezulluar ose anuluar, do të
   jetë e vlefshme për një periudhë maksimale tri vjeçare, llogaritur prej datës së
   regjistrimit dhe do të përtërihet me pagesën e taksës së kërkuar për regjistrim.
   4.5.Taksa e regjistrimit do të caktohet me udhëzim të veçantë administrativ,nga Qeveria.
   4.6.I regjistruari do të informojë me shkrim Shërbimin Rregullues për Plehra artificiale
   për pikat qarkulluese shtesë të krijuara gjatë periudhës që mbulon çertifikata e
   regjistrimit.
   4.7.Shërbimi Rregullues për Plehra artificiale do të lëshon çertifikatën e regjistrimit
   brenda afatit prej 30 ditësh nga dita e pranimit të kërkesës çdo personi që konkuron.
   Çertifikata e regjistrimit nuk do t’u lëshohet personave:
   (a) Nëse çertifikata e mëparshme e regjistrimit është përkohësisht e pezulluar .
   (b) Nëse personi është dënuar për shkelje sipas këtij Ligji në periudhën e kaluar tri
   vjeçare prej datës së parashtrimit të kërkesës.
   (c) Nëse ai nuk ia bashkangjet kërkesës taksën e regjistrimit.
   (d) Nëse kërkesa s`është komplete në çfardo aspekti.
   4.8. Nëse Shërbimi Rregullues për Plehra artificiale nuk e lëshon çertifikatën e
   regjistrimit brenda periudhës kohore të përshkruar dhe kur konkuruesi ka dokumente
   valide, që tregojnë se një kërkesë përkatëse i është dorëzuar Shërbimit Rregullues për
   Plehra artificiale ,konkuruesi mund të fillojë shitjen e plehrave artificiale deri sa
   është duke pritur përgjigjen nga Shërbimi Rregullues për Plehra artificiale.
   4.9.Shërbimi Rregullues për Plehra artificiale do të lajmërojë me shkrim konkuruesin
   brenda afatit 30 ditësh , për arsyet e mosdhënijës së çertifikatës së regjistrimit, të
   cekura në piken 7 të këtij neni. Mosdhënija e përgjegjes në afatin e përcaktuar
   konsiderohet si leje për fillimin e shitjes së plehrave artificiale deri sa është duke
   pritur përgjigjen.
   4.10. Shërbimi Rregullues për Plehra artificiale, në kohën kur lëshon çertifikatën e
   regjistrimit do t’i ofrojë të regjistruarit një kopje të këtij Ligji .
   Neni 5
   Cilësia dhe përbërësit e dëmshëm
   1. Ndalohet prodhimi, importimi, ripaketimi, vënija në qarkullim apo përdorimi i
   plehrave artificiale që nuk i përgjigjet cilësisë dhe kushteve tjera sipas standardeve të
   përcaktuara:
   a) nuk përmban përbërës aktivë ushqyes të mjaftueshëm
   b) përmban përbërës të dëmshem ( ndotës të mjedisit si metalet e rënda dhe
   radionukleide ) ose ka veti të dëmshme për rritjen e bimëve edhe kur përdoret në
   bazë të udhëzimit.
 
 

< 177
faqe
- 178 -

179 >