Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/129
INSTITUCIONET ARKIVORE Neni 20. 20.1. Shërbimin arkivor në Kosovë e ushtrojnë institucionet arkivore. 20.2. Institucionet arkivore të Kosovës janë: 20.2.1. Arkivi i Kosovës; 20.2.2. arkivat ndërkomunale; 20.2.3. arkivat komunale; 20.2.4. arkivat speciale, dhe 20.2.5. arkivat private. Neni 21. 21.1. Arkivin e Kosovës e themelon Kuvendi i Kosovës 21.2.Arkivi ndërkomunal, themelohet sipas marreveshjes se dy apo me shume komunave. Ministri per Kulture do te miratoj marreveshjen nga alinea 2 e këtij neni duke marrë paraprakisht mendimin professional të Drejtorisë së Arkivave të Kosovës. 21.3. Arkivi komunal, në bazë të këtij ligji, sipas propozimit të ekzekutivit dhe mendimit të drejtorit të Drejtorisë së Arkivave të Kosovës, themelohet me vendim të asamblesë komunale përkatëse. 21.4. Të gjitha asambletë komunale në Kosovë janë të obliguara që me qëllim të mbrojtjes së lëndës arkivore të themelojnë arkiva. 21.5.Arkivi special, në bazë të Ligjit, sipas mendimit të drejtorit të Drejtorisë së Arkivave të Kosovës, themelohet me vendim të personit fizik apo juridik të caktuar. Arkivi special themelohet dhe organizohet në dobi të ushtrimit të funksionit të themeluesit. 21.6. Arkivi privat, në bazë të këtij ligji, themelohet nga personi fizik apo juridik privat.
< 128 |
faqe - 129 - |
130 > |